20 Qershor 2023, 09:27
Nga k.m.
Foto ilustruese
Grupet parlamentare të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së kanë rënë dakord për ndryshimet e fundit në ligjin për imigrimin e punonjësve të kualifikuar. Siç njoftuan sekretaret parlamentare Katja Mast (SPD), Irene Mihalic (Të Gjelbërit) dhe Johannes Vogel (FDP), ligji pritet të vihet në agjendën e Bundestagut këtë javë për një diskutim përfundimtar.
Një nga ndryshimet që u bënë në projektligjin e qeverisë është lejimi i azilkërkuesve të qëndrojnë për qëllime pune. Ata duhet të jenë në gjendje të hyjnë në tregun e punës nëse kanë një ofertë pune që u mundëson të jetojnë. Kjo është e mirë për sipërmarrjet, të cilat presin që njerëzit tashmë në vend të mund të punojnë atje, si dhe për komunat, të cilat do të liroheshin nga burokracia dhe kostot, shpjegoi Irene Mihalic.
Pragu minimal i të ardhurave pritet të ulet
Vogel vuri në dukje se rregulloret zbatohen vetëm për azilkërkuesit në proces dhe me efekt prapaveprues. Afati i fundit është data 29 mars 2023, kur projektligji u bë publik me vendim të kabinetit. Sipas Vogel-it, ndryshime të mëtejshme do të bëhen në "hartën e mundësive" të planifikuar. Kështu, duhet të qartësohet perspektiva e qëndrimit në Gjermani për personat që kanë gjetur punë në këtë vend. Për më tepër, kufiri minimal i të ardhurave që lejon imigrimin e punës nëpërmjet "kartës blu" do të ulet më tej, në rreth 3500 euro bruto në muaj.
Mast shpjegoi se koalicioni kishte rënë dakord edhe për detajet përfundimtare të ligjit të planifikuar për kualifimimin fillestar dhe të vazhduar. Kjo përfshin një garanci shkollimi për të gjithë të rinjtë në Gjermani. Mbështetja dhe inkurajimi i potencialeve kombëtare është ana e dytë e medaljes në tërheqjen e fuqisë punëtore të kualifikuar. Edhe kjo pritet gjithashtu të hidhet në votë në Bundestag këtë javë.
Me ndryshimin e ligjit për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar, koalicioni tripartiak në pushtet në Gjermani kërkon të lehtësojë ndjeshëm imigrimin e punëtorëve të kualifikuar. Në të ardhmen, të huajt nga vendet jo anëtare të BE-së mund të vijnë në Gjermani për të kërkuar punë me një "kartë shansi" bazuar në një sistem pikësh. Profesionistët me diplomë dhe përvojë profesionale mund të vijnë pa pasur nevojë që paraprakisht t'u njihet diploma nga Gjermania. Për të huajt me diplomë të njohur nga Gjermania, ulen pengesat, si paga minimale e përcaktuar.
Agjencia Federale e Punësimit ndërmjetëson më shumë azilkërkues të pranuar
Zyrat e punës në Gjermani po ndërmjetësojnë gjithnjë e më shumë azilkërkuesit e pranuar në rrugën e tyre drejt tregut të punës. Që nga viti 2012, numri i personave të mbështetur nga vendet e origjinës së azilkërkuesve është rritur nga 105.000 në 571.000, sipas Agjencisë Federale të Punësimit. Kësaj i shtohen edhe 208.000 azilkërkues të pranuar që marrin pjesë në kurse integrimi.
Këta persona kryesisht vijnë nga vendet nga të cilat erdhën në Gjermani në vitet 2015 dhe 2016 shumica e njerëzve: Afganistani, Eritrea, Iraku, Irani, Nigeria, Pakistani, Somalia dhe Siria. Në të njëjtën kohë, numri i personave të punësuar tashmë nga vendet e origjinës së azilkërkuesve është rritur nga 81.000 në 2012 në 568.000 vitin e kaluar./DW
gjermani
Bota
20 Qershor 2023, 09:17
f.i
nëndetëse
SHBA- Një video e siguruar nga BBC tregon pamjet në brendësi të nëndetëses së kompanisë "OceanG...
Bota
20 Qershor 2023, 09:12
I.A
Turqia
TURQI- Rizgjedhja historike e balotazhit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ngjalli shpresa për stabilitet ekonomik dhe vlerësi...
Bota
20 Qershor 2023, 09:10
f.i
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden u shpreh se kërcënimi i Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamo...
Bota
20 Qershor 2023, 09:03
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara tha se 9.083 civil&...
Bota
20 Qershor 2023, 08:55
f.i
imazhi
SHBA- Një anije kozmike e NASA-s kapi shkëlqimin e frikshëm të rrufesë brenda një vorbulle rrotulluese në ...
Bota
20 Qershor 2023, 08:52
I.A
Defender
GJERMANI- Kolonel Martin O’Donnell tha se stërvitja ushtarake shumëkombëshe DEFENDER Europe 23 merr në konsideratë ...
Bota
20 Qershor 2023, 08:49
dron
UKRAINË- Mbrojtja ajrore në kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka zmbrapsur një sulm “masiv” rus me dronë gjatë nat...
Bota
20 Qershor 2023, 08:26
f.i
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak
SHBA- Emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak, do të mbajnë sot nj&e...
Bota
20 Qershor 2023, 08:17
f.i
KFOR
KOSOVË- Komandanti i trupave të NATO-s në KOSOVË (KFOR) Angelo Michele Ristuccia ka folur mbrëmjen e djeshme për si...
Bota
20 Qershor 2023, 08:11
I.A
Li Qiang dhe Olaf Scholz
GJERMANI- Kina dëshiron t'i përdorë konsultimet me qeverinë gjermane për të thelluar bashkëpuni...