LIVE UPDATES
Bota

Defender 23, koloneli O'Donnell: Pengesë kundër kërcënimeve ndaj paqes në Evropë, stërvitja në Kosovë e suksesshme

Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, tha se stërvitja ushtarake shumëkombëshe DEFENDER Europe 23 merr në konsideratë edhe situatën në veri të Kosovës.

20 Qershor 2023, 08:52 Nga I.A
Defender 23, koloneli O'Donnell: Pengesë kundër
Defender

GJERMANI- Kolonel Martin O’Donnell tha se stërvitja ushtarake shumëkombëshe DEFENDER Europe 23 merr në konsideratë edhe situatën në veri të Kosovës.

DW: A mund të rikthehet Kosova në DEFENDER Europe 23 pas përjashtimit të saj, nëse situata do të normalizohet?

Martin O'Donnell: Kosova ishte pjesë e Reagimit të Menjëhershëm, një nga tri stërvitjet e veçanta, por të lidhura me DEFENDER 23 që përfundoi muajin e kaluar, më 30 maj. Për shkak të rrethanave në Kosovë dhe shqetësimeve të SHBA-së për situatën e sigurisë, Komanda Evropiane e SHBA-së përfundoi pjesën e stërvitjes DEFENDER 23 më herët nga sa ishte planifikuar. Pavarësisht përfundimit të hershëm stërvitja konsiderohet një sukses pasi trupat nga Shtetet e Bashkuara, Kosova, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ishin në gjendje të ushtrojnë aftësi ushtarake dhe të forcojnë ndërveprueshmërinë gjatë gati dy javëve të stërvitjes ushtarake.

DW: Çfarë rëndësie strategjike ka DEFENDER 23 për sigurinë rajonale?

Martin O'Donnell: Stërvitja tregon përkushtimin e kombeve evropiane për të rritur nivelin e aftësive dhe ndërveprueshmërisë mes ushtrive të tyre. Sikurse thashë më parë, DEFENDER 23 demonstron aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur trupa dhe pajisje të besueshme luftarake me shpejtësi, siguruar aleatët, penguar ata që do të kërcënojnë paqen e Evropës dhe mbrojtur kontinentin nga agresioni.

DW: Çfarë konfliktesh dhe krizash të mundshme lidhur me sigurinë dhe paqen në Evropë, mund të ndodhin në kontekstin e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatës së tensionuar në veri të Kosovës?

Martin O'Donnell: Do të ishte e papërshtatshme për mua të spekulloja mbi situata hipotetike.

DW: Cili është kontributi i Gjermanisë në DEFENDER Europe 23?

Martin O'Donnell: DEFENDER Europe 23 përbëhet nga tri stërvitje ushtarake të veçanta, por të ndërlidhura me njëra-tjetrën: Reagimi i Shpejtë, Reagimi i Menjëhershëm dhe Përmirësimi i Përfshirjes së Trupave Shumëkombëshe Luftarake (Saber Guardian). Për reagimin e shpejtë, Gjermania siguroi dy avionë Airbus A400 të Forcave Ajrore Gjermane për të lëvizur personelin dhe pajisjet nga Brigada e 11-të Ajrore e Forcave të Shpejta.


Shqipëria për herë të dytë vend pritës i një stërvitjeje të madhe ushtarake të NATO-sFotografi: Press Office, Albania Ministry of Defence
DW: Pse Komanda e forcave ushtarake amerikane në Europë  (US EUCOM) zgjodhi Shqipërinë për herë të dytë si vend pritës për një stërvitje kaq të madhe ushtarake?

Martin O'Donnell: Shqipëria ka një histori të gjatë angazhimesh të gjera me NATO-n, duke përfshirë kontributin në stërvitjet e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë. Kjo komandë vlerëson vendimin e Shqipërisë për të rritur ndjeshëm pjesëmarrjen e saj në stërvitjet shumëkombëshe në shkallë të gjerë, duke përfshirë organizimin e stërvitjes DEFENDER Europe 2021 dhe 2023 si edhe ofertën e Shqipërisë për të pritur sërish stërvitjen DEFENDER Europe 2025. Kryesisht si rezultat i koordinimit të jashtëzakonshëm mes qeverisë së Shqipërisë, Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Gardës Kombëtare të Nju-Xhersit, që ka pasur një partneritet të zyrtarizuar me Shqipërinë që nga viti 2001, marrëdhënia e mbrojtjes SHBA-Shqipëri është jashtëzakonisht e fortë dhe po bëhet edhe më e fortë.

DW: Çfarë ka vënë në dispozicion Shqipëria për DEFENDER Europe 23?

Martin O'Donnell: Shqipëria siguroi komandën dhe kontrollin për një brigadë shumëkombëshe, Task Force Jug. Kontribute të tjera përfshinin forcat e operacioneve speciale, trupat e këmbësorisë dhe njësitë e mbështetjes logjistike, që morën pjesë në stërvitjen e Reagimit të Menjëhershëm.

DW: Sa kombe dhe trupa marrin pjesë në DEFENDER Europe 23? Cilat janë aktivitetet kryesore?

Martin O'Donnell: Angazhimi Dinamik i Forcave në Evropë për Parandalimin dhe Gatishmërinë e Përmirësuar të NATO-s 23, DEFENDER 23, është stërvitja më e madhe vjetore e kombinuar dhe e përbashkët e Komandës Evropiane të SHBA-së, e udhëhequr nga Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë. Stërvitja e këtij viti filloi më 22 prill dhe vazhdon deri më 23 qershor në dhjetë vende të Evropës. SHBA ka vendosur rreth 7.000 trupa për të punuar së bashku me 17.000 trupa nga mbi 20 vende evropiane. Stërvitja gati dy mujore fokusohet në vendosjen strategjike të forcave me bazë në SHBA dhe ndërveprueshmërinë me aleatët dhe partnerët evropianë. Secili prej tre stërvitjeve të përmendura, në kuadrin e DEFENDER 23 kanë objektiva unike dhe sfiduese: Reagimi i Shpejtë, teston aftësinë e pjesëmarrësve për të kryer tri operacione të veçanta, të përbashkëta dhe të njëkohshme për t'u ngritur detyrimisht në ajër. Stërvitja e Reagimit të Menjëhershëm lejon kombet dhe pjesëmarrësit të punojnë në kompleksitetin e ngritjes së shpejtë të fuqisë ushtarake që vjen nga SHBA dhe nga stoqet e paravendosura të ushtrisë. Së fundi, stërvitja „Saber Guardian" u ofron njësive pjesëmarrëse sfida unike, të tilla si kryerja e një kalimi përpara të linjave dhe operacione të përbashkëta të hyrjes me forcë për të kapur objektivat kyçe të terrenit.

DW: A ka ndonjë reagim nga Rusia dhe aleatët e saj ndaj DEFENDER Europe 23?

Martin O'Donnell: Kjo pyetje duhet t'i shtrohet më mirë Rusisë. Ambasadorja e SHBA në Gjermani, Amy Gutmann, tha javën e kaluar gjatë një konference për shtyp, "Do të isha shumë e befasuar nëse ndonjë lider botëror nuk do të merrte parasysh atë që tregon DEFENDER Europe 23 për sa i përket frymës së kësaj aleance, që do të thotë forcën e kësaj aleance.”

Marrë nga DW

martin o’donnell defender 2023

Sondazh

Poll
Bota 20 Qershor 2023, 08:04 I.A

Çmimi i Paqes për Salman Rushdie

Salman Rushdie GJERMANI- Salman Rushdie, 76 vjeç, i cili u plagos rëndë verën e kaluar në një sulm, do ta marrë &Ccedi...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet