LIVE UPDATES
Bota

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut kundër Ballkanit të Hapur

Më tej Zhurnal shkruan se e mira e gjithë kësaj qëndron në atë që vendimet e reja që do të merren nga kjo Qeveri do të jenë në shërbim dhe në të mirë të qytetarëve. Dëmi më i madh kolateral i vendit që është në raport me rajonin është pjesëmarrja në iniciativën e Vuçiçit për Ballkanin e Hapur vijon artikulli i medias maqedonase.

13 Maj 2024, 11:54 Nga N.F
Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut kundër Ballkanit të
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut qeveria e re do të marrë në dorë situatën në vend ndërsa do të marrë vendime të reja. Në lidhje me ardhjen në fuqi të qeverisë së re media maqedonase, Zhurnal ka shkruar një artikull ku shprehet se do të ketë të vendime të reja.

Më tej Zhurnal shkruan se e mira e gjithë kësaj qëndron në atë që vendimet e reja që do të merren nga kjo Qeveri do të jenë në shërbim dhe në të mirë të qytetarëve. Dëmi më i madh kolateral i vendit që është në raport me rajonin është pjesëmarrja në iniciativën e Vuçiçit për Ballkanin e Hapur vijon artikulli i medias maqedonase.

"Siç thuhet në takimin e realizuar mes VLEN dhe VMRO-së është rënë dakord që të dilet nga kjo inciativë apo ide e dështuar. Çfarë dobie sjellë heqja dorë nga Ballkani i Hapur? Në parim është një vendim që është dashtë të merret shumë më herët pasi Ballkani i Hapur është ide përmes të cilës tentohet të zëvendësohet Procesi i Berlinit, dhe me këtë me automatizëm reflektohet një pavarësi nga BE, e kjo është gabim," shkruan Zhurnal.

VMRO-VLEN të dakord që vendi të hiqet nga Ballkani i Hapur

VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN në takimin e realizuar siç është informuar kanë rënë dakord për parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme. Duke u thirrur në burime nga takimi, Alsat ka njoftuar se VMRO-DPMNE dhe VLEN janë marrë vesh për daljen e Maqedonisë së Veriut nga “Ballkani i Hapur”.

“VLEN ka kërkuar dalje nga Ballkani i Hapur dhe një ide e tillë është përqafuar nga VMRO-DPMNE”, raportoi Alsat.

Kjo si duket është arritur parimisht ditën e takimit kur kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, së bashku me nënkryetarët Aleksandar Nikoloski, Vllado Misajlovski, Timço Mutsunski dhe Gordana Koçoska Dimitrieska, u pritën në selinë e VLEN në Shkup nga Arben Taravari, Izet Mexhiti, Biljal Kasami dhe Afrim Gashi. Nëse me punë të tilla fillon qeveria e re i bie që po punojnë në interes të zhvillimit dhe progresit të vendit dhe shumë lehtë po gjejnë gjuhë të përbashkët dakorduese si partnerë të koalicionit.

Pse është i dëmshëm ideja e Ballkanit të Hapur 

Tentimet për të zëvendësuar idenë e Merkelit me atë të Vuçiqit ishin të pakuptimta dhe të panevojshme, madje ishin tejet të dëmshme për vendin dhe rajonin. Prandaj, nuk kishte nevojë për një bashkëpunim të iniciuara nga ide të reja, kur diçka e tillë veçse se ekzistonte qysh nëntë vite më parë. Pasi, Procesi i Berlinit është një nismë e ish-kancelares Angela Merkel të Gjermanisë në vitin 2014, për të ndihmuar në zhvillimin ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në përafrimin e tyre me Bashkimin Evropian shkruan më tej Zhurnal.

“Ballkani Hapur” largonte shtetet nga Procesi i Berlinit, gjegjësisht anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Vuçiq bashkë me Ramen tentuan ta kërcënojnë BE-në se kinse paskan alternativa tjera të zhvillimit të rajonit, pra me këtë dërgoheshin mesazhe se munden edhe pa BE-në, e kjo i hapte rrugën e terrenin e përshtatshëm ndikimit rus në Ballkanin Perëndimor.

Nisma e Ballkanit të Hapur fillimisht u quajt Mini-Shengen, nisi më 10 tetor 2019, në Novi Sad të Serbisë, dhe u nënshkrua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministri i atëhershëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Më 29 korrik 2021, ajo u pagëzua me emrin Ballkani i Hapur. Nisma u kundërshtua nga opozita në Shqipëri, dhe u refuzua nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal. Prandaj, edhe kundërshtoi fuqishëm deri sa vetë nismëtarët e kuptuan që gabuan dhe dështuan. Por, lëvizjet e fundit po tregojnë që akoma nuk janë bindur sa e si duhet që kjo ide është e gabuar.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2004. Ka vetëm statusin e vendit kandidat. Ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim si pasojë e vetos bullgare që kanë të bëjnë me kontestin e hapur kryesisht mbi çështjet historike, tani vetoja është larguar me një marrëveshje që Maqedonia e Veriut t’i fut bullgarët pjesë integrale të Kushtetutës. Pritet që deri në fund të këtij viti të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në vitin 2009, është shtet kandidat, por ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim, si pasojë e bllokadës nga Bullgaria ndaj Maqedonisë së Veriut. Shqipëria dhe RMV janë paraparë si shtete bllok të fillojnë negociatat me BE-në. Edhe Mali i Zi është vend kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2008. Serbia, po ashtu, është shtet kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2009. Ndërkaq, Kosova vitin që lamë pas ka aplikuar për anëtarësim në BE por ende nuk e ka marrë statusin e shtetit kandidat. 

maqedonia e veriut open ballkan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet