LIVE UPDATES
Bota

Qeveria e re e Malit të Zi, Abazoviç kërkon një nga postet kryesore

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “aleati kryesor i Malit të Zi kur flasim për partnerët ndërkombëtarë”. Shumica parlamentare e dalë nga zgjedhjet e vitit 2020 i paraqiti sot Presidentit Milo Gjukanoviç emrin e ish-diplomati Lekiç si personi që ka mandatin për formimin e qeverisë së re.

19 Shtator 2022, 23:17 Nga DOSJA
Qeveria e re e Malit të Zi, Abazoviç kërkon një nga postet
Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç

MALI I ZI- Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha të hënën në Uashington se partia e tij kërkon gjysmën e posteve ministrore dhe portofolet e politikës së jashtme dhe sigurisë në një qeveri të ardhshme që të garantohet kursi perëndimor i vendit.

Zoti Abazoviç i bëri komentet në një intervistë për Zërin e Amerikës, pas një takimi me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Departamentin e Shtetit, duke iu përgjigjur shqetësimeve lidhur me përfshirjen e Frontit Demokratik prorus në koalicionin e ardhshëm.

“Sa i takon formimit eventualisht të qeverisë së re në Mal të Zi, ne jemi ata që garantojmë një kurs perëndimor të Malit të Zi”, tha ai.

Zoti Abazoviç foli pasi u arrit në Podgoricë një marrëveshje në parim që t’i paraqitet presidentit emri i Miodrag Lekiçit, i partisë Demos për të formuar qeverinë e re, para se të skadonte në mesnatë afati për një gjë të tillë, por ai tha se nënshkrimi i plotë i marrëveshjes varet nga plotësimi i kërkesave të partisë së tij.

“Ne kemi kërkuar që të kemi gjysmën e qeverisë, që të kemi mundësi të udhëheqim, që t’i ruajmë këto gjërat që janë arritjet e Malit të Zi në politikën e jashtme”, tha ai duke shtuar se partia e tij do gjithashtu që të drejtojë ministrinë e jashtme , të brendshme, ministrinë e mbrojtjes dhe atë të drejtësisë.

“Derisa jemi brenda në qeverinë e re nuk do të ndryshohet asgjë nga ajo që ka qenë politika e jashtme e Malit të Zi deri tani. Njësoj është edhe për sektorin e sigurimit, e kemi spjeguar që ajo është diçka që ne tash e dy vjet jemi duke punuar në atë drejtim: lufta kundër korrupsionit në nivelin e lartë dhe atë do e vazhdojmë edhe nëse formohet qeveria e re”, tha ai.

Ai iu përgjigj zërave që kanë thënë se partia e tij po kërkon shumë, duke thënë se në demokraci ka mendime të ndryshme.

“Por ne do të vemë firmën në moment kur të jemi të sigurtë se çdo gjë është e paraparë dhe çdo është konkretizuar”.

Zoti Abazoviç tha se nëse kërkesat e partisë së tij nuk plotësohen, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e shohin Frontin Demokratik prorus si partner sepse ai nuk mbështet vlerat evropiane. Kjo parti u përmend gjithashtu në raportin e fundit të SHBA-së, si një nga partitë që ka marrë financime të huaja nga Rusia.

"Siç e kemi thënë më parë, Shtetet e Bashkuara nuk e shohin Frontin Demokratik si partner sepse ai nuk mbështet vlerat evropiane, përfshirë faktin që nuk e ka dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe nuk ka treguar udhëheqje apo vullnet për të bërë përparim në reformat kyçe të nevojshme për anëtarësimin në BE", ishte shprehur një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës pasi qeveria e zotit Abazoviç humbi votëbesimin në parlament.

Departamenti i Shtetit tha se SHBA do të mbështeste “çdo qeveri të formuar në mënyrë demokratike, e cila siguron përparimin e Malit të Zi në rrugën euro-atlantike, që përfshin përshpejtimin e anëtarësimit në BE, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, rritjen e rolit në NATO, një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe me orientim qytetar, dhe që vazhdon të mbajë përgjegjëse Rusinë për luftën e saj brutale kundër Ukrainës".

Zoti Abazoviç tha se ka parti që nuk e ndajnë vizionin e partisë së tij, por shtoi “me një menaxhim të mirë dhe me një kontroll të mirë siç kam thënë të një pjese të qeverisë, mund të vijmë deri te situata ku do të dominojë politike e jonë, fryma jonë perëndimore dhe nuk do të dominojë një politikë tjetër”.

“Ne nuk jemi të gatshëm të bëjmë kompromise sa i takon politikës së sanksioneve, pra ato do të mbesin në fuqi dhe ne do të përcjellim Bashkimin Evropian 100 përqind në politikën e jashtme. Gjithashtu do të sigurojmë që partneriteti me NATO –n të jetë si tani, në nivel shumë të lartë. Nëse diçka varet prej nesh, nuk shoh se do të ndodhë diçka negative”.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “aleati kryesor i Malit të Zi kur flasim për partnerët ndërkombëtarë”. Shumica parlamentare e dalë nga zgjedhjet e vitit 2020 i paraqiti sot Presidentit Milo Gjukanoviç emrin e ish-diplomati Lekiç si personi që ka mandatin për formimin e qeverisë së re.

Një nga përfaqësuesit e koalicionit të Frontit Demokratik, Andrija Mandiç tha pas një takimi ku morën pjesë përfaqësues të Frontit Demokratik, Demokratët, URA dhe partitë tjera më të vogla që janë në koalicion me ta, se shumica e vjetër parlamentare ranë dakord për formimin e një qeverie të re.

Zoti Mandiç tha se qeveria e ardhshme do të krijohet në bazë të barazisë, sipas së cilës gjysma e anëtarëve të saj do të jenë nga radhët e URA, gjysma tjetër do të jenë ministra nga partitë e tjera dhe kandidati për mandat, Miodrag Lekiç, do të ketë një “votë të artë”.

Por ai nuk përmendi detaje lidhur me portofolet e veçanta për forcat politike, ndërkohë që zoti Abazoviç ka kërkuar ministritë kryesore.

Qeveria e Dritan Abazoviçit , u rrëzua më 20 gusht, pasi parlamenti votoi në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj, që u ndërmor pasi kabineti votoi pro-marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe.

Partitë që kërkuan votëbesimin e qeverisë, thanë se e morën nismën për shkak të ndalimit të Malit të Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe shtimit të tensioneve ndëretnike në vend. Ata thanë se në vend që të ndjekë rrugën evropiane, qeveria po kryen eksperimente politike.

Kryeministri Abazoviç tha se kërkesa për rrëzimin e qeverisë nuk kishte të bënte me proceset europiane, por me marrëveshjen që qeveria e tij arriti me Kishën Ortodokse Serbe.

Marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe shkaktoi përplasje brenda koalicionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se marrëveshja është kundër interesave kombëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me kushtetutën dhe ligjet malazeze.

Marrë nga VOA

dritan abazovic

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet