All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Qeli me qira: Shqetësime për respektimin e të drejtave të të burgosurve në Kosovë

Me një kuti veglash në dorë, një i burgosur në dukje i ri në moshë, niset nga objekti ku gjendet qelia e tij tek objekti ngjitur brenda Qendrës së Paraburgimit në rajonin e Gjilanit. I përcjellë nga një zyrtar policor dhe i veshur me një jelek ngjyrë portokalli, ky burrë çon kokën vetëm për të përshëndetur pjesën tjetër të zyrtarëve që ruajnë hapësirat e qendrës ku ai vuan dënimin.

5 Qershor 2024, 09:29 Nga N.F
Qeli me qira: Shqetësime për respektimin e të drejtave të
Burg
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Një marrëveshje që i jep Danimarkës në shfrytëzim një burg në Kosovë për rreth 10 vjet, në shkëmbim të mbi 200 milionë eurove, ka ngritur shqetësime se mund të çojë në shkelje të të drejtave të njeriut për të burgosurit që vijnë nga Danimarka, por edhe për të burgosurit brenda Shërbimit Korrektues në Kosovë.

Me një kuti veglash në dorë, një i burgosur në dukje i ri në moshë, niset nga objekti ku gjendet qelia e tij tek objekti ngjitur brenda Qendrës së Paraburgimit në rajonin e Gjilanit. I përcjellë nga një zyrtar policor dhe i veshur me një jelek ngjyrë portokalli, ky burrë çon kokën vetëm për të përshëndetur pjesën tjetër të zyrtarëve që ruajnë hapësirat e qendrës ku ai vuan dënimin.

Brenda burgut, ky burrë, herë pas here, punon si mjeshtër nëse ka prishje të sistemeve hidraulike. Ai është një nga 28 të dënuarit që ndajnë këtë hapësirë së bashku me rreth 200 persona të paraburgosur, që presin verdiktin nga gjykata lidhur me fajësinë e tyre. Ata nuk dëshirojnë të flasin për media - disa nga kufizimet ligjore e disa nga hezitimi.

Ky burg, në pjesën lindore të Kosovës, i hapur në vitin 2016, nuk është qendër korrektuese, andaj të dënuarit që gjenden aty, janë në numër të vogël dhe me arsye specifike.

“(Ata kryejnë) punë të ndryshme, por edhe për çështje humanitare. Për shkak të largësisë nga familja, kur afrohen në përfundim të dënimit, vijnë edhe në qendrën tonë, por numri është i limituar”, thotë Sami Halitaj, drejtor i Qendrës së Paraburgimit.

Në kohën e tyre të lirë, një i burgosur tjetër është angazhuar në pastrimin e hapësirave përreth. Të gjithë paguhen për punën që bëjnë – rreth një euro në ditë. Hapësirat e këtij burgu që gjendet në fshatin Pasjak, nuk do të jenë edhe për shumë gjatë vendqëndrim i këtyre të burgosurve, kryesisht kosovarë.

Përmes një marrëveshjeje të ratifikuar në Kuvend më 23 maj, Mbretëria e Danimarkës do të marrë në shfrytëzim këtë burg për të sjellë rreth 300 të dënuar nga ky vend. Në nënshkrimin fillestar të marrëveshjes ndërmjet ministrave të Drejtësisë së dy vendeve, më 2022, zyrtarët danezë thanë se kjo po bëhet për t’i liruar hapësirat e mbushura të burgjeve në Danimarkë. Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, la të kuptohej se të burgosurit që do të vijnë në Kosovë, do të jenë shtetas të Danimarkës apo vendeve të Bashkimit Evropian.

"Me këtë marrëveshje, Danimarka dërgon gjithashtu një sinjal të qartë për të huajt nga vendet e palëve të treta që janë dënuar me dëbim. E ardhmja juaj nuk është në Danimarkë dhe për këtë arsye nuk do ta kryeni dënimin tuaj këtu", tha Haekkerup më 23 maj, sipas agjencisë Associated Press.

Për marrëveshjen që do të hyjë në fuqi brenda pak ditësh, nuk dihen shumë detaje. Ministria e Drejtësisë i tha Radios Evropa e Lirë se faza e parë e zbatimit të kësaj marrëveshjeje është adaptimi i hapësirave të burgut “sipas kërkesave të Mbretërisë së Danimarkës”. Kjo fazë pritet të zgjasë deri në dy vjet, për të nisur më vonë transferimi i të burgosurve.

Danimarka u zotua se nuk do të sjellë të burgosur me rrezikshmëri të lartë. Në anën tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës nuk ka treguar se ku dhe si do të sistemohen të burgosurit që veçse gjenden në burgun e Gjilanit. Mungesa e informacioneve mbi këtë marrëveshje e ka shqetësuar shoqërinë civile në Kosovë.

“Ne kemi vërejtur që vitet e fundit ka munguar një debat publik mbi këtë marrëveshje, as Kuvendi i Kosovës nuk është që ka debatuar mbi të”, thotë Mehmet Musaj nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).

Kjo organizatë që monitoron burgjet e Kosovës thotë se kanë shqetësime për shkak të implikimeve që kjo marrëveshje mund të ketë në uljen e kualitetit të jetesës së të burgosurve brenda Shërbimit Korrektues në Kosovë.

Sipas të dhënave të SHKK-së, në të gjithë burgjet e Kosovës, aktualisht janë rreth 1.800 të burgosur dhe afër 1.100 “shtretër të lirë”. Të dhëna të sakta për shpërndarjen e të burgosurve nëpër qendra korrektuese dhe të paraburgimit, nuk dihen.

“Sistemi korrektues i Kosovës për vite me radhë ka ndërtuar një sistem solid të menaxhimit të të drejtave për personat e privuar nga liria. Tani, zhvendosja e të paraburgosurve nga Gjilani mund ta ulë këtë standard. Mund të ndikojë drejtpërsëdrejti në mbipopullim”, thotë Musaj.

SHKK-ja e as Ministria e Drejtësisë nuk i kanë komentuar shqetësimet e ngritura mbi shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut me këtë marrëveshje, veçse Qeveria e ka konsideruar marrëveshje me përfitim.

“Kjo marrëveshje është një dëshmi e besimit dhe respektit reciprok mes dy vendeve tona. Ajo do të sjellë përfitime të ndërsjella dhe do të hapë dyer të reja për bashkëpunime të ardhshme”, kishte shkruar ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, në Facebook më 23 maj.

Një shqetësim tjetër i QKRMT-së ishte edhe largimi potencial i të burgosurve që vijnë nga rajoni i Gjilanit nga familjet e tyre duke i vështirësuar vizitat familjare.

"Një shqetësim tjetër i yni ka të bëjë edhe me stafin lokal. Nga ajo që neve na është thënë që aktualisht derisa të jetë i gatshëm burgu i Gjilanit, stafi lokal do të punojë në qendra tjera dhe kjo do të jetë një ngarkesë edhe për ta, sepse janë staf lokal duhet të udhëtojnë çdo ditë", thotë Musaj për Radion Evropa e Lirë.

“Mos të harrojmë që kjo gjithmonë ka një fazë transitore. Ne po flasim për investime potenciale, ato investime mund të zgjasin me vjet, mirëpo për neve shqetësuese janë të drejtat e të burgosurve, në baza ditore”, thekson Musaj.

Një pjesë e madhe prej shumës së mbi 200 milionë eurove që Kosova përfiton nga kjo marrëveshje, siç është thënë, do të investohen në Shërbimin Korrektues dhe pjesa tjetër në energji të ripërtërishme. Për marrëveshjen ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës shqetësime shprehën edhe aktivistët e të drejtave të njeriut në Danimarkë.

Therese Rytter, drejtoreshë për parandalim dhe përgjegjësi brenda organizatës Dignity, në Danimarkë, thotë për Radion Evropa e Lirë se kanë qenë kritikë për marrëveshjen që nga fillimi.

“Traktati vjen me disa shqetësime për të drejtat e njeriut dhe juridiksionin. Nuk ka shembuj në histori që marrëveshje të tilla të kenë pasur sukses në një mënyrë që siguron respektimin e plotë të detyrimeve të të drejtave të njeriut të shtetit dërgues”, thotë Rytter.

Sipas saj, organizata që monitoron sistemin korrektues danez, ka disa shqetësime për mënyrën se si do të trajtohen të burgosurit në Kosovë dhe për faktin se ata do të kenë qasje të kufizuar për ta monitoruar këtë qendër pa paralajmërim.

“Së pari, ekziston rreziku që të burgosurit e transferuar t'i nënshtrohen trajtimit çnjerëzor ose poshtërues”, thotë ajo, duke cituar një raport ndërkombëtar për raste të dhunës brenda burgjeve të Kosovës.

Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës brenda Këshillit të Evropës në një raport të vitit 2021 kishte përmendur ankesa të të burgosurve për trajtim të keq në një burg të sigurisë së lartë në Kosovë. Dyshime të rasteve të keqtrajtimit të të burgosurve janë përmendur edhe në raporte të organizatave lokale sikurse QKRMT-ja.

Sipas asaj që është bërë e ditur, qendra në Gjilan do të udhëhiqet nga stafi danez dhe kosovar, me një strukturë ende të paqartë.

Organizata Dignity shqetësohet edhe për vizitat familjare të të burgosurve.

“Të burgosurit (në Danimarkë) kanë të drejtë për një vizitë javore. Ky është gjithashtu një standard evropian i vendosur. Megjithatë, kur të burgosurit transferohen nga Danimarka në një burg 2000 kilometra larg, do të bëhet e pamundur të sigurohet që të burgosurit e transferuar ta gëzojnë këtë të drejtë”, thotë Rytter.

Rytter shton tutje se legjislacioni danez në lidhje me kujdesin shëndetësor në burg, nuk do të aplikohet domosdo në Kosovë.

“Prandaj, ne jemi të shqetësuar nëse burgu i Kosovës do të jetë në gjendje të ofrojë kujdesin e duhur shëndetësor për të burgosurit”, thotë ajo.

Edhe Marta Hurtado, zëdhënëse e Zyrës për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, thotë për Radion Evropa e Lirë se kanë shqetësime lidhur me këtë marrëveshje ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës.

“Në vlerësimin që është bërë më 23 dhjetor 2023, Komiteti Kundër Torturës i kërkoi Danimarkës të përmbahet nga marrja me qira e objekteve të paraburgimit jashtë territorit të saj dhe të sigurojë që individët e privuar nga liria të mos diskriminohen në bazë të kombësisë dhe statusit familjar”, thotë Hurtado.

Të dyja organizatat e monitorimit të burgjeve, në Kosovë dhe Danimarkë, thonë se marrin për bazë shembuj të mëparshëm të marrëveshjeve të tilla ndërmjet shteteve të tjera dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që buruan nga to. Organizata Dignity, përmend marrëveshjen rreth vitit 2015 që Norvegjia të dërgojë të burgosur në Holandë.

“Avokati Popullit i Norvegjisë, i cili ishte i mandatuar të kryente mbikëqyrje të pavarur të të burgosurve të transferuar, arriti në përfundimin se Norvegjia nuk do të ishte në gjendje të përmbushte detyrimet e saj për të drejtat e njeriut sipas Traktatit në fjalë”, shpjegon Dignity.

Edhe Komisionari i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, kishte nënvizuar më parë se “burgosja jashtëterritoriale (transferimi i të burgosurve) shpesh ka çuar në shkelje të të drejtave të njeriut si privimi arbitrar dhe i paligjshëm i lirisë, tortura dhe forma të tjera keqtrajtimi”.

Marrë nga REL

kosove burg danimarka

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë