LIVE UPDATES
Bota

Putini e ka humbur luftën e gazit me Gjermaninë

Rusia nuk mund të ushtrojë më presion ndaj gjermanëve me gazin. Edhe pa Gazpromin ata i kanë rezervat e mbushura dhe nuk tremben për mungesën e gazit as në dimrin e ardhshëm, thekson Andrey Gurkov.

15 Janar 2023, 11:47 Nga I.A
Putini e ka humbur luftën e gazit me Gjermaninë
Gazi

GJERMANI- Do të ishte e hershme të flitej për humbje të Rusisë në Ukrainë. Por luftën e gazit kundër Gjermanisë, Putini e ka humbur, kjo mund të thuhet me siguri. Republika Federale ka rezervat më të mëdha të gazit në Europë. E nëse niveli i mbushjes pikërisht në pikun e ngrohjes në janar ende është në nivelin 90%, kjo do të thotë: mungesa e furnizimeve me gaz rus nuk përbën më rrezik.

Në kohën kur filloi sulmi rus në Ukrainë, Gjermania importonte më shumë se gjysmën e gazit nga Rusia. Për Moskën shantazhi ndaj Gjermanisë ishte thelbi i presionit ekonomik për BE, me qëllim që të minohej mbështetja e europianëve për popullin ukrainas dhe ushtrinë e vendit.

Muaji i pestë pa gazin rus i Gjermanisë

Ky plan dështoi. Gjermanët nuk po ngrijnë në shtëpitë e tyre, nuk duhet të mbyllin fabrikat. Edhe në Berlinin politik ka ikur frika, se Moska për hakmarrje do ta paralizonte Gjermaninë. Jo, Republika Federale në kuadër të sanksioneve të BE është shkëputur vetë nga qymyrguri dhe nafta ruse, dhe nga fundi i gushtit nuk merr më as gaz nga Gazpromi.

Me fjalë të tjera: gjermanët jetojnë në muajin e pesë pa gazin rus që mendohej se ishte kaq i pazëvendësueshëm dhe ekonomia më e madhe në Europë duket se po ecën mirë edhe pa të. Vërtet që pritet një recesion ekonomik, që nuk të habit para ndërprerjes së zinxhirëve të vjetër të furnizimit dhe çmimeve shumë të larta të energjisë. Por ka tregues që të thonë, se rënia është më e dobët se mendohej. Madje edhe inflacioni rekord po ngadalësohet. Ndërkohë Berlini po e zgjeron mbështetjen për Kievin, gjë që mund të shihet si një provë jo e drejtpërdrejtë për dështimin e "operacionit të posaçëm të gazit" të Putinit. Në fillim të janarit qeveria gjermane e ndryshoi qëndrimin dhe është gati për dërgimin e tankeve mbrojtës. Mund të pasojnë edhe tanke luftarakë, debati publik për këtë ka marrë hov.

Autoritetet heqin sinjalin e alarmit

Që Putini e ka humbur luftën e gazit duket edhe nga deklaratat e qarta, që iu dhanë ekonomisë dhe popullsisë nga dy burime: nga agjencia shtetërore e energjisë dhe dega e sektorit energjitik. Agjencia Federale e Rrjetit tha zyrtarisht se "situata e mungesës së gazit gjithnjë e më shumë nuk ka gjasa". Kreu i kësaj agjencie, Klaus Müller pret fundin e luhatjeve të çmimit dhe stabilizimin në këtë nivel. Ky nivel është patjetër shumë më i lartë, se më parë, por disa herë më i ulët se vlerat rekord në verë. Me këto çmime degët e industrisë gjermane që konsumojnë shumë energji mund të fillojnë të planifikojnë, sipas Müller. Pak pas kësaj edhe Shoqata e Rezervave të Gazit dhe Hidrogjenit, INES në konferencën e shtypit në janar bëri parashikimet për vitin 2023. Me një mot me temperatura normale gjendja e rezervave të gazit në fund të dimrit pritet të jetë rreth 65%. Një situatë e mirë për verën 2023 dhe mbushjen 100% të rezervave në shtatorin e ardhshëm. Pra dega e energjisë dhe autoritetet i sigurojnë sipërmarrjet dhe familjet gjermane se nuk priten probleme as këtë dimër dhe as dimrin e ardhshëm. Me kusht që "të vazhdohen kursimet e forta të konsumit të energjisë edhe më tej."

Gazprom humbi tregun më të madh

Ekspertët e INES kanë bërë parashkime edhe për rastin më të disfavorshëm: Moti bëhet shumë i ftohtë, oferta e gazit të lëngshëm nga Azia për shkak të kërkesës së lartë bie, Rusia ndërpret të gjitha furnizimet me gaz në Europë, gjë që do të vinte në përdorim ndarjen solidare të rezervave gjermane me vende të tjera të BE. Por edhe para një skenari të tillë në Gjermani nuk do të pritej një krizë e fortë e gazit këtë dimër dhe dimrin e ardhshëm.

Deklaratat e sektorit energjitik dhe ekspertëve janë provë bindëse se Putini e ka humbur vërtet luftën e gazit. Gjermania e filloi vitin 2023 pa gazin rus, dhe pa frikë për këtë humbje. Pikërisht këtu qëndron dështimi i Kremlinit: Gazi rus nuk shërben më si armë kundër Gjermanisë. Por pasojat e kësaj lufte të humbur janë më të ndjeshme për Gazpromin, që humbi tregun më të rëndësishëm jashtë vendit. Ende para një viti gjermanët blenin një çerekun e eksporteve të Gazpromit.

Marrë nga DW

vladimir putin gjermani andrey gurkov

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë