LIVE UPDATES
Bota

Putin: Rusia mund të përdorë armët bërthamore nëse kërcënohet

Udhëheqësi rus foli për më shumë se tre orë me gazetarët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, përgjatë punimeve të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

6 Qershor 2024, 09:17 Nga M.B
Putin: Rusia mund të përdorë armët bërthamore nëse
Vladimir Putin

RUSIA- Presidenti rus Vladimir Putin, tha të mërkurën se Rusia mund të përdorë armët bërthamore nëse kërcënohet sovraniteti i saj.

“Nëse veprimet e dikujt kërcënojnë sovranitetin dhe tërësinë tonë tokësore, ne e konsiderojmë të mundur përdorimin e të gjitha mjeteve që kemi në dispozicion”, tha presidenti Putin, duke cituar atë që ai tha se është politika e sigurisë së vendit të tij.

"Për ndonjë arsye, ata në Perëndim besojnë se Rusia nuk do t’i përdorë kurrë ato”, i tha presidenti Putin një grupi gazetarësh ndërkombëtarë, duke shtuar se arsenali bërthamor i Rusisë është shumë më i fuqishëm se ai që përdorën Shtetet e Bashkuara në Hiroshima dhe Nagasaki në Japoni, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Udhëheqësi rus foli për më shumë se tre orë me gazetarët e agjencive ndërkombëtare të lajmeve, përgjatë punimeve të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

Presidenti Putin paralajmëroi se Rusia mund të sigurojë armë me rreze të gjatë veprimi për të tjerët për të goditur objektivat perëndimore, nëse aleatët e NATO-s lejojnë Ukrainën të përdorë armët e tyre për të sulmuar territorin rus.

“Nëse ata e konsiderojnë të mundur dërgimin e armëve të tilla në zonën e luftës për të nisur sulme në territorin tonë dhe për të krijuar probleme për ne, pse ne nuk kemi të drejtë të furnizojmë me armë të të njëjtit lloj disa rajone të botës, ku mund të përdoren për të nisur sulme ndaj objektivave të ndjeshëm të vendeve që e bëjnë këtë ndaj Rusisë”, tha ai, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Gjermania iu bashkua Shteteve të Bashkuara javën e kaluar me autorizimin e Ukrainës për të goditur objektivat në tokën ruse përgjatë kufirit rajonal të Kharkivit, duke përdorur armë me rreze të gjatë veprimi të dhuruara prej saj. Presidenti rus përmendi sistemet amerikane ATACMS, si dhe raketat britanike dhe franceze.

Tanket gjermane që arritën në në Ukrainë befasuan shumëkënd në Rusi, sipas presidentit Putin, i cili tha se “kur tanket gjermane u shfaqën për herë të parë në tokën ukrainase, kjo shkaktoi një tronditje të tillë morale dhe etike në Rusi, sepse marrëdhëniet me (Gjermaninë) në shoqërinë ruse, kanë qenë gjithmonë shumë të mira”. I pyetur për zgjedhjet e ardhshme amerikane, udhëheqësi rus tha se nuk është i shqetësuar për rezultatet.

“Të thuash, po flas shumë sinqerisht, që ne besojmë se pas zgjedhjeve diçka do të ndryshojë ndaj Rusisë në politikën amerikane, nuk e besoj. Ne nuk mendojmë kështu. Ne mendojmë se asgjë serioze nuk do të ndodhë”, tha presidenti Putin./ VOA

vladimir putin

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë