Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Autobusët me punëtorë, kryesisht të punësuar në institucionet serbe në Kosovë, do të nisen çdo orë drejt Serbisë. Përveç tyre, ka banorët serbë që janë organizuar për të udhëtuar edhe me makina private.
SERBI-Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, janë nisur drejt Serbisë qysh në orët e hershme të së dielës, për ta shfrytëzuar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentare.
Autobusët me punëtorë, kryesisht të punësuar në institucionet serbe në Kosovë, do të nisen çdo orë drejt Serbisë. Përveç tyre, ka banorët serbë që janë organizuar për të udhëtuar edhe me makina private.
Në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë – Jarinjë, Bërnjak dhe Merdare – është raportuar për kolona të gjata. Banorët serbë të Kosovës do të mund të votojnë në katër qytete të Serbisë – Kurshumli, Rashkë, Tutin dhe Vranjë - pasi Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar hapjen e vendvotimeve në komunat me shumicë serbe në Kosovë.
Ata janë organizuar kësisoj edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, të 3 prillit të vitit 2022.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që Beogradi zyrtar të nisë kërkesë të drejtpërdrejtë te Prishtina zyrtare për organizim zgjedhjesh, dhe jo që Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të jetë ndërmjetësuese në Kosovë.
Por, Beogradi nuk ka vepruar ashtu. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ka thënë se “Kurti insiston ekskluzivisht në njohjen e pavarësisë së Kosovës si kusht për mbajtjen e zgjedhjeve”.
Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.
Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i ka grumbulluar votat. Ato vota, më pas, janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.
Serbia po mban të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Të drejtë vote kanë rreth 6.5 milionë banorë, të cilët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre prej orës 07:00 deri në 20:00.
Të hapura janë 8.273 qendra votimi. Zgjedhjet janë nxitur prej zemërimit në rritje të publikut për të shtënat masive të këtij viti dhe kërkesës së vazhdueshme të opozitës për proces të ri zgjedhor. Dy sulmet me të shtëna masive të majit maj, që kanë lënë të vdekur 18 persona, përfshirë nëntë nxënës dhe adoleshentë, kanë rezultuar me protesta në rrugë me javë të tëra./REL
foto ilustruese KOSOVË- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku tre këmb&...
viktimat e aksidentit KOSOVË- Janë publikuar pamje nga aksidenti i rënë i ndodhur rreth mesnatës në autostradën "Ib...
foto ilustruese BRITANI- Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron dhe homologia gjermane Annalena Baerbock kanë bërë ...
shqiperim arifi dhe shaip kamberi BEOGRAD- Serbia sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale dhe parlamentare, në të cilat kanë të...
foto ilustruese LIBI- Të paktën 61 refugjatë dhe azilkërkues, përfshirë gra dhe fëmijë, janë mbytur pas nj&eum...
foto ilustruese BEOGRAD- Serbia mban të dielën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Të drejtë vote kan&eu...
Molos Delija, Nue Biba, Lordi Syla KOSOVË- Një aksident i rëndë, ka ndodhur rreth mesnatës në autostradën "Ibrahim Rugov...
Foto ilustruese MAL I ZI- Prokuroria malazeze njoftoi se ka nisur një hetim pasi Autoriteti i Statistikave të Malit të Zi, (Monstat) konfirm...
Foto ilustruese KOSOVË- Të premten ishte afati i fundit për banorët serbë në veri të Kosovës që të zë...
KFOR SERBI- Të dielën e 17 dhjetorit në Serbi pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe serbët do tu drejtohen kutive të vo...