LIVE UPDATES
Bota

Pushime të shtrenjta në Europë

Graham Carter, drejtor i operatorit turistik Unforgettable Travel, me 90% të klientëve nga SHBA-ja, thotë se ka pritshmëri që Europa të bëhet tepër e shtrenjtë këtë vit.

7 Korrik 2024, 07:57 Nga r.ll
Pushime të shtrenjta në Europë
foto ilustruese

TIRANË- Temperaturat po rriten. Çmimet e hoteleve kanë kapur majat. Dhe turistët, si zakonisht, kanë filluar sjelljet e këqija. Mirë se vini në një verë tjetër në Europë.

Nisur nga titujt e lajmeve, gjendja duket e rrëmujshme. Vendet e famshme të vizituara nga turistët po rrisin tarifat e hyrjes. Dhomat e hotelit janë shumë të shtrenjta. Dhe Dollari ka rënë, si ndaj Paundit, ashtu edhe ndaj Euros.

Një problem tjetër janë turmat e turistëve. “Ka pasur një rritje domethënëse të kërkesës në vitin e kaluar”, thotë Tom Jenkins, shefi i Organizatës Europiane të Turizmit, duke përmendur si shembull dyndjen e turistëve amerikanë në Europë.

“Në vitin 2023, çmimet ishin më të larta se në vitin 2019, dhe këtë vit, presim një rekord të ri, sidomos të turistëve amerikanë në Europë”.

Kayla Zeigler është dakord me këtë vlerësim. Si pronare e firmës së turizmit Destination Europe, ajo vëren se do të ketë “numra rekord” turistësh në kontinentin europian këtë vit.

Graham Carter, drejtor i operatorit turistik Unforgettable Travel, me 90% të klientëve nga SHBA-ja, thotë se ka pritshmëri që Europa të bëhet tepër e shtrenjtë këtë vit.

“Njerëzit pyesin, a ia vlen të shkojmë në Europë?” thotë ai. “Rezervimet paraprake kanë qenë të shumta dhe çmimet tepër të larta. Ka pasur një kërkesë shumë të madhe për udhëtime në tre vitet e fundit dhe shumë shtete po rrisin çmimet”.

A është vera në Europë tashmë një grabitje parash? Sipas ekspertëve, varet se sa sakrifica jeni të gatshëm të bëni.

Së pari, turistët amerikanë janë në një gjendje të pafavorshme për shkak të dobësimit të Dollarit. Më 5 qershor, 1 dollar vlente rreth 91 ose 92 cent, me norma mesatare të tregut.

Sigurisht, kjo është një shifër më e mirë se niveli më i ulët pesëvjeçar që u arrit në dhjetor 2020 – janar 2021, kur 1 dollar arriti në rreth 82 cent.

Por ka pasur një rënie në krahasim me një vit më parë, kur një dollar vlente rreth 95 cent, dhe është shumë më poshtë se niveli më i lartë pesëvjeçar i shtatorit të kaluar, kur një dollar arriti kulmin në 1.04 euro, sipas specialistëve të konvertimit të monedhës.

Për amerikanët që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar, gjendja është e ngjashme. Në këtë kohë, vitin e kaluar, 1 dollar vlente 80 pena. Tani një dollar vlen 78 pena, duke shënuar rënie që nga kulmi i shtatorit, kur një dollar vlente 83 pena.

Dollari është gjithashtu në rënie nga viti në vit, kundrejt 11 monedhave të tjera europiane. Nga Bosnja në Bullgari, Danimarka në Islandë, Polonia në Rumani dhe Suedia në Zvicër, udhëtarët që këmbejnë dollarë, do të pësojnë humbje.

Edhe pse disa cent për një dollar nuk përbëjnë ndonjë ndryshim të madh kur kryhet një transaksion i vetëm, rëniet e vogla mund të kenë ndikim në faturat e kartës së kreditit kur amerikanët kthehen në atdhe. Një dhomë hoteli që rezervohet për 500 euro, vlen 543 dollarë me kursin e këmbimit mesatar të tregut, ndërsa në shtator, e njëjta dhomë do të vlente 480 dollarë.

Sidoqoftë, nuk është gjithçka keq. Në Europë, Dollari mund të këmbehet me leverdi me tri monedha: koruna çeke (21.9 koruna për një dollar vitin e kaluar, krahasuar me 22.7 tani), forinta hungareze (nga 344.7 forinta për një dollar vitin e kaluar, në 359.4 këtë vit) dhe hryvnia ukrainase, edhe pse kjo e fundit nuk hyn shumë në punë sepse nuk do të mendojë njeri të shkojë për pushime në Ukrainë këtë vit.

Një monedhë kundrejt së cilës dollari është jashtëzakonisht i fortë, është lira turke. Në qershorin e kaluar, vizitorët këmbyen një dollar me 21 lira; tani, për një dollar, mund të marrin 32 lira.

Rritjet e jashtëzakonshme të çmimeve të hoteleve

Inflacioni është rritur dhe tarifat e hyrjes po rriten gjithashtu. Kulla Eifel do të rrisë çmimet me 20% duke filluar nga 17 qershori. Për të hyrë në Hagia Sophia në Stamboll, tani duhet të paguash 25 euro. Venecia i tarifon udhëtarët ditorë 5 euro në kohët e pikut të turizmit.

Sidoqoftë, këto tarifa hyrjeje nuk rëndojnë në xhepat e turistëve aq sa faturat e hoteleve. Jenkins thotë se çmimet janë rritur “në mënyrë të jashtëzakonshme” në qytetet e mëdha. Tim Hentschel, shefi i firmës HotelPlanner.com, është dakord me këtë.

“Hotele që vitin e kaluar ofronin një dhomë për 300 dollarë nata, tani e ofrojnë atë për 500 dollarë”, thotë ai.

Sigurisht, hotelet nuk i kanë rritur çmimet spontanisht. Kjo ka të bëjë shumë me rritjen e kërkesës, thotë ai. Ndërsa hotelet mbushen, dhomat e lira të mbetura, bëhen më të shtrenjta. “Çmimet fillojnë të rriten për shkak të kërkesës”, thotë ai.

“Kështu që kur janë rezervuar 90% e dhomave, një dhomë që kushton 350 dollarë, mund të rritet në 500 dollarë. Kjo nuk do të thotë se hoteli i jep të gjitha dhomat me çmimin 500 dollarë. Shumë shiten për 250 dollarë. Turistët e vonuar janë ata që paguajnë 500 dollarë”.

Të dhënat nga Hotel Monitor, analiza vjetore e American Express Global Business Travel për tarifat e hoteleve në mbarë botën, mbështesin teorinë e tij. Sipas parashikimeve, në shumë qytete të mëdha europiane, do të rriten tarifat e dhomave të hoteleve me rreth 10%. Në Paris, Amsterdam dhe Dublin, priten të rriten me 10-11%, ndërsa në qytete të tjera si Berlin, Stokholm, Barcelonë dhe Londër, mund të rriten me 9%. Nga kjo duhet të nxirrni mësimin që të mos i zvarrisni rezervimet.

Lajmi i mirë është se Hentschel thotë se këto rritje të çmimeve nuk janë të gjithanshme, por ndodhin kryesisht në hotelet më të mira. Prandaj, ai këshillon që të bëheni më modestë dhe të gjeni një vend më të lirë, me më pak kushte.

“Hotelet me një dhe dy yje, nuk janë prekur nga rritja e çmimeve”, thotë ai. E njëjta gjë vlen edhe për hotelet që ndodhen larg zonave më popullore.

“Shkoni në Murcia, jo në Marbella, në Milos, në vend të Mykonos”, thotë ai.

“Do të shijoni të njëjtin perëndim dielli dhe do të shkrepni të njëjtat foto për Instagram, vetëm se për një të dhjetën e çmimit. Këto nuk janë vende më të këqija, thjesht nuk janë përfshirë ende nëpër listat e famshme turistike që ndiqen nga njerëzit.

Nëse doni të shkoni në një qytet të njohur, provoni të gjeni një hotel në një rrethinë më larg, thotë ai. Për shembull, në Londër, në një hotel me 5 yje, çmimi arrin në 1000 £ (rreth 1270 dollarë) nata.

“Por nëse dilni jashtë unazës së Londrës, hotelet me tre dhe katër yje, nuk kërkojnë më shumë se 100 £ nata”. Këshilla e tij kryesore për Londrën? Vizitoni Pallatin Windsor, shtëpinë e familjes mbretërore, duke marrë trenin në stacionin Paddington. Rruga zgjat vetëm 29 minuta.

Një tjetër ide e mirë është të rezervoni në një hotel me 3 yje, në një vend jo shumë turistik. Do të ishte e leverdishme nga ana financiare, edhe në sezonin e pikut të verës 2024, thotë ai.

Mund të mos ju duket e vërtetë, por biletat e avionëve SHBA-Europë janë duke u ulur, thotë Hayley Berg, një ekonomiste në firmën Hopper. Të dhënat e firmës, që përmbledhin të gjitha kërkesat e fluturimeve në mbarë botën, tregojnë se tarifa mesatare ajrore nga SHBA-ja në Europë këtë verë, është ulur me 16%, duke arritur në 892 dollarë vajtje-ardhje.

Ajo thotë se “Europa është me ulje këtë vit”.

Për destinacionet kryesore, çmimet janë edhe më të mira. Të dhënat e firmës Hopper nga qershori tregojnë se çmimi i një fluturimi mesatar nga SHBA-ja në Londër, është ulur me 21% në vit. Në kontinent, ka pasur një ulje të jashtëzakonshme dyshifrore të çmimeve të fluturimit në destinacionet kryesore si Romë, Barcelonë, Athinë dhe Paris, përkatësisht me ulje prej 34%, 37%, 28% dhe 38%, për tarifat e fluturimit në qershor, korrik dhe gusht.

Sigurisht, çmimet janë ende më të larta se në vitin 2019, por kanë arritur nivelin e viteve 2017 dhe 2018, duke treguar se rritja e egër e çmimeve pas pandemisë mund të ketë përfunduar. Berg e quan këtë “një rrugë kthimi drejt çmimeve normale”.

Larg turmave të çmendura

Askujt nuk i pëlqejnë turmat. Ndërsa numri i vizitorëve po rritet dhe në vende si Venecia janë vënë tarifa turizmi, ndërkohë që në vende të tjera si Mallorca po bëhen protesta kundër turizmit, disa njerëz duan të qëndrojnë larg destinacioneve më popullore europiane.

Jenkins thotë se ka një “zbutje të kërkesës” për “qytetet kryesore kulturore”.

Klientët e agjencisë turistike Carter, përpiqen të shmangin korrikun dhe gushtin për shkak të turmave dhe vapës së madhe, duke parapëlqyer muajt maj, qershor dhe shtator. Por edhe në këta muaj më pak të ngarkuar, turmat janë ende një shqetësim.

“Kemi shumë klientë që duan të shmangin Venecian, Romën, Firencen”, thotë ai. “Njerëzit thonë: ‘Dëshirojmë ta vizitojmë Italinë, por duam të shmangim turmat’”.

Ata po bëjnë gjënë e duhur. Në vitin 2023, në Itali u regjistruan 134 milionë “ardhje”, numri më i lartë i vizitorëve në histori, sipas të dhënave nga Ministria e Turizmit.

Gjysma e tyre ishin vizitorë të huaj dhe ka shenja se shifrat për vitin 2024 do të jenë edhe më të larta, falë asaj që ministrja e Turizmit, Daniela Santanchè, e ka quajtur një “strategji të synuar”.

Zeigler thotë se çdo klient që bën rezervim në një vend popullor këtë vit, njihet me gjendjen përpara se të shkojë.

“Ne i përgatisim klientët që do të vizitojnë destinacione popullore turistike për turmat dhe në shumë raste planifikojmë turin dhe veprimtaritë në kohën e pikut, në mënyrë që ata të kenë përvojën më të këndshme të mundshme”, thotë ajo, duke shtuar se shpesh rezervohen hotele jashtë vendeve kryesore: për shembull, për ata që vizitojnë Bregun e Amalfit, rezervohen hotele që ndodhen në Praiano dhe Ravello, jo në Amalfi dhe Positano.

Carter po i dërgon udhëtarët në më shumë rajone rurale, si Pulia dhe Sicilia, ose i këshillon ata të provojnë një shtet të ri, për shembull Slloveninë në vend të Italisë (për malet dhe kantinat e verës) dhe Kroacinë, në vend të ishujve grekë.

Irlanda dhe Portugalia gjithashtu po bëhen gjithnjë e më popullore për klientët.

Jenkins ka një vend kryesor për të këshilluar: Francën. Qytetet ku organizohen Lojërat Olimpike zakonisht shënojnë një rënie të turistëve gjatë periudhës kur mbahen Lojërat Olimpike, thotë ai, dhe duke qenë se Parisi tërheq shumicën e vizitorëve në Francë, pjesa tjetër e vendit mund të jetë më pak e zënë se zakonisht.

Parashikimi i tij duket se po bëhet i vërtetë: edhe pse analiza nga Amex GBT parashikoi një rritje prej 11% të tarifave të hoteleve në Paris këtë vit, deri tani, ato janë rritur me vetëm 8%. Rënia prej 38% e biletave ajrore për në aeroportin Charles de Gaulle, duket shumë joshëse.

Ata që u përmbahen destinacioneve të zakonshme, duhet të kenë parasysh se këtë vit ka pasur rritje çmimesh për aktivitetet e argëtimit dhe çlodhjes, thotë Hentschel, i cili sapo rezervoi një udhëtim në Bregun e Amalfit për një klient, duke përfshirë një masazh 60-minutësh për plot 400 dollarë.

“Udhëtimet janë në nivelet më të larta historike dhe inflacioni është i lartë”, thotë ai.

“Çmimet e aktiviteteve të tilla kanë shkuar në nivele stratosferike”. Ato gjithashtu po shiten shpejt, kështu që nëse dëshironi të rezervoni, tregohuni të shpejtë. Zeigler thotë se kostot në terren janë rreth 30% më të larta se sa në vitin 2019.

A është tani shumë vonë?

A ka ende kohë për të planifikuar një verë europiane, apo është tepër vonë?

Rezervoni shpejt fluturimin, këshillon Berg, sepse çmimet vetëm sa do të rriten. Ose “nëse mund të tregoheni elastikë, rezervoni për në shtator”.

Ajo parashikon rënie të ngjashme të tarifës vjetore, përveç rënies së rregullt të çmimit me 10-30% në vjeshtë. Përndryshe, prisni një vit. Berg parashikon se tarifat SHBA-Europë do të mbeten të njëjta ose do të ulen për vitin 2025.

Hentschel i këshillon pushuesit që do rezervojnë me vonesë, që të provojnë “një akomodim alternativ”. Të heqin dorë nga hotelet e mira, të qëndrojnë në hotele që ndodhen më larg qendrave turistike, ose të provojnë akomodime të llojit B&B.

Carter thotë se ka ende vende të disponueshme në korrik dhe gusht, por paralajmëron se klientët nuk duhet të presin deri në minutën e fundit. Sidoqoftë, duke treguar ndershmëri, i këshillon njerëzit që ta anashkalojnë fare këtë sezon veror.

“Unë thjesht nuk do të rezervoja në verë në këtë kohë. Do të synoja vjeshtën 2024 ose pranverën 2025, për të përfituar në maksimum nga pushimet.

“Mendoj se këtë verë, thjesht do të thumboheni nga çmimet”.

Siç thotë Hentschel: “Sa më përpara të rezervoni, aq më shumë do të kurseni”. Ndërsa numrat vazhdojnë të rriten në Europë, bëjeni këtë moton tuaj të udhëtimit për të ardhmen./MONITOR

pushime ne europe

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet