Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
yzet e një deputetë pro-serbë, në Parlamentin prej 81 ulësesh, votuan në orët e vona të 21 tetorit për shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ranko Krivokapiq, dhe ministrit të Mbrojtjes, Rashko Konjeviq. Abazoviq akuzoi dy anëtarët e partisë pro-perëndimore, Partisë Socialdemokrate, se kanë punuar kundër interesave të Qeverisë.
MALI I ZI- Parlamenti i Malit të Zi ka votuar për shkarkimin e dy ministrave pro-perëndimorë të Qeverisë në detyrë të Dritan Abazoviçit. Dyzet e një deputetë pro-serbë, në Parlamentin prej 81 ulësesh, votuan në orët e vona të 21 tetorit për shkarkimin e ministrit të Jashtëm, Ranko Krivokapiq, dhe ministrit të Mbrojtjes, Rashko Konjeviq. Abazoviq akuzoi dy anëtarët e partisë pro-perëndimore, Partisë Socialdemokrate, se kanë punuar kundër interesave të Qeverisë.
Kampet pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi po tentojnë të shkarkojnë nga detyra presidentin pro-perëndimor, Millo Gjukanoviq, dhe ta dërgojë para gjykatës për pretendimet për korrupsion. Gjukanoviq ka udhëhequr Malin e Zi në pavarësimin nga Serbia më 2006 dhe ka anëtarësuar vendin në NATO më 2017. Qeveria e Abazoviqit është në detyrë, pasi Parlamenti votoi një mocion mosbesimi ndaj ekzekutivit në gusht të këtij viti.
Abazoviq, që udhëheq Lëvizjen URA, fillimisht kishte pasur qëndrim pro-perëndimor, por nisi të ndiqte një politikë më pro-serbe kur erdhi në pushtet përmes ndryshimit të koalicionit qeverisës në prill. Në gusht, Abazoviq nënshkroi një marrëveshje me Kishën Ortodokse Serbe që nuk njeh identitetin e Malit të Zi si shtet i veçantë. Ai argumentoi se marrëveshja me Kishën do të ndihmonte në tejkalimin e ndarjeve të thella të brendshme. Nënshkrimi i marrëveshjes u kritikua nga forcat politike pro-evropiane në Mal të Zi.
Zgjedhjet e reja ende nuk janë thirrur sepse nuk ka shumicë në Parlament. Ndërkaq, zgjedhjet lokale do të mbahen në 14 komuna më 23 tetor, përfshirë edhe në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë. Një konsensus për zgjedhjet e reja, që potencialisht do të mund të mbaheshin në janar, pritet të arrihet pas zgjedhjeve lokale. Një raport i Komisionit Evropian, që u publikua më herët gjatë këtij muaji, tha se ligjvënësit në Mal të Zi kanë dështuar të tregojnë përkushtim për përmbushjen e reformave që do ta sillnin shtetin më afër Bashkimit Evropian, pavarësisht se Mali i Zi ka statusin e shtetit kandidat.
Marrë nga REL
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar të shtunën në Prishtinë, t&...
Aleksandër Vulin SERBI- Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, ka akuzuar BE-në për gabimet në Ballkan. ...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden , i cili mbush 80 vjeç muajin e ardhshëm, konfirmoi dje dëshirën e tij për të...
Foto nga Ukraina UKRAINË- Forcat ukrainase kanë granatuar pozicionet ruse në rajonin e pushtuar dhe të aneksuar paligjshëm të...
Fumio Kishida JAPONI- Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Rusia n&...
Dronët iranianë IRAN- Irani ka kritikuar thirrjet e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë që Kombet e Bashkuara të hetojn&eu...
Xi Jinping KINË- Presidenti kinez Xi Jinping të shtunën vulosi votat për një mandat të tretë precedencial ndërsa ta...
Foto Ilustruese KINË- Në një pasdite me re javën e kaluar, një burrë hipi në një mbikalim të ngarkuar në ...
Kryeministrja Georgia Meloni duke u betuar para Presidentit Mattarella ITALI- Qeveria Italiane është betuar sot. Giorgia Meloni dhe ministrat e s...
Kanabis KANADA- Të rriturit në Toronto tani mund të blejnë kanabis në internet dhe ta dërgojnë atë në shtë...