LIVE UPDATES
Aktualitet

Punimet vijojnë/ Organizata Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror: Ndërtimi i i Aeroportit të Vlorës kërcënon kërcënon parajsën e shpendëve në Shqipëri, Vjosë-Nartë

Më tej thuhet se Konventa e Bernës një prej konventave kryesore që ka si qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit në Europë, ka kritikuar ashpër ndërtimin e këtij aeroproti në takimin e fundit të mbajtur ne Bernë, në fund të muajit mars 2023.

12 Maj 2023, 21:28 Nga a.l
Punimet vijojnë/ Organizata Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror:
Foto ilustruese

VLORË- Organizata Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) në bashkëpunim me Fondacioni për Ruajtjen e Natyrës (EuroNatur), kanë ngritur shqetësimin se ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, kërcënon parajsen e shpendëve në Shqipëri. Përmes një deklarate të përbashkët, thuhet se pavarësisht protestave të vazhdueshme, punimet për ndërtimin e aeroportit vijojnë pa ndërprerje. 

Më tej thuhet se Konventa e Bernës një prej konventave kryesore që ka si qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit në Europë, ka kritikuar ashpër ndërtimin e këtij aeroproti në takimin e fundit të mbajtur ne Bernë, në fund të muajit mars 2023.

Sipas tyre, Konventa e Bernës, i referohet edhe procesit për shpalljen e Parkut Kombëtar të Vjosës, duke theksuar se ky proces shëmbullor mund të përfundojë vetëm kur e gjithë Delta e Vjosës, duke përfshirë edhe zonën e planifikuat të aeroportit të jenë të gjitha të mbrojtura. Autoriteteve shqiptare iu është kërkuar edhe njëhërë ndalimi i ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në Deltën e Vjosës.

NJOFTIM i përbashkët për shtyp nga PPNEA dhe EuroNatur 12 Maj 2023

Ndërtimi i Aeroportit të Vlorës kërcënon parajsen e shpendëve në Shqipëri, Peizazhin e Mbrojtur Vjosë-Nartë Punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës në Lagunën e Nartës vazhdojnë pa ndërprerje, edhe pas protestave të vazhdueshme. Kjo ligatinë është e një rëndësie të veçantë në nivel ndërkombëtar, për qindra mijra shpendë uji. Vlorë, Tiranë, Radolfzell.

Për të festuar Ditën Botërore të Shpendëve Shtegtues në 13 maj, fondacioni për ruajtjen e natyrës EuroNatur dhe organizata mjedisore PPNEA ngrenë përsëri shqetësimin për një prej kërcënimeve më të mëdha për shpendët shtegtues të Evropës: Qeveria Shqiptare po vazhdon me këmbëngulje ndërtimin e aeroportit në Lagunën e Nartës. Vjosa – një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës, i pandërprerë, i shpallur park kombëtar në 15 mars të këtij viti – lum i cili derdhet në detin Adriatik, në një zonë bregdetare kryesisht të paprekur. Kjo ligatinë, me një sipërfaqe prej 42km2 luan një rol të rëndësishëm për shpendët shtegtues përgjatë bregdetit të Adriatikut, dhe mes të tjerave, është një prej zonave kryesore ku pelikani kaçurell, një lloj i rrezikuar në mënyre kritike për zhdukje, ushqehet.

Ndonëse Laguna e Nartës gëzon një status mbrojtje në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama planifikon të ndërtojë një aeroport me qëllim rritjen e turizmit për pjesën jugore të Shqipërisë. Protesta masive nuk kanë ardhur vetëm nga organizatat e shoqerisë civile mjedisore shqiptare. Konventa e Bernës një prej konventave kryesore që ka si qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e biodiversitetit në Europë, ka kritikuar ashpër ndërtimin e këtij aeroproti në takimin e fundit të mbajtur ne Bernë, në fund të muajit mars 2023.

Konventa e Bernës, i referohet edhe procesit për shpalljen e Parkut Kombëtar të Vjosës, duke theksuar se ky proces shëmbullor mund të përfundojë vetëm kur e gjithë Delta e Vjosës, duke përfshirë edhe zonën e planifikuat të aeroportit të jenë të gjitha të mbrojtura. Autoriteteve shqiptare iu është kërkuar edhe njëhërë ndalimi i ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në Deltën e Vjosës.

“Këto deklarata shumë të qarta të Konventës së Bernës tregojnë qartësisht se ky ndërtim është i paligjshëm dhe duhet ndaluar menjëherë” thotë Annette Spangenberg, drejtuese për departamentin e ruajtjes së natyrës pranë EuroNatur.

“Edhe Konventa e Bernës i është bashkuar listës së gjatë të institucioneve të cilat kundërshtojnë ndërtimin e aeroportit. Kryeministri Edi Rama duhet ta ndalojë këtë akt përfundimisht ”. Të dhënat e fundit të mbledhura nga monitorimi i shpendëve shtegtues në muajin e shkuar në Peizahzin e Mbrojtur Vjosë-Nartë tregojnë një provë të qartë se zona ka një rëndësi të veçantë ekologjike. Vetëm në katërmbëdhjetë ditë monitorimi janë parë e numëruar më shumë se 110 lloje të ndryshme shpendësh shtegtues, duke përfshirë këtu edhe lloje me status të rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje siç është kllinza e zallit apo gjelaci symadh, tha Zydjon Vorpsi nga PPNEA.

“Nëse e marrim parasysh këtë, në pranverë, si dhe duke ditur se shtegtimet e shpendëve mund të zgjasin përgjatë tre muajve, ju mund ta imagjinonin se sa qindra lloje dhe individë e përdorin Lagunën e Nartës si zonë ushqimi e pushimi. Nëse ky aeroport do të nisi funksionimin atëherë do të jetë fundi i këtij spektakli mahnistës që gjendët në ketë zonë” shton ornitologu.

Shënime për editorët: Adriatic Flyëay: Shumë nga shpendët e ujit nga Evropa Qëndrore, Veriore dhe Lindore përdorin koridonin e shtegttimit të Ardiatikut Lindror, e cila përshkon Ballkanin, Detin Adriatik dhe Italinë Jugore për të arritur në Afrikën e Veriut.

Një nga zonat më të rëndësishme të pushimit dhe ushqimit në këtë rrugë është Laguna e Nartës në bregdetin shqiptar.

Dita Botërore s Shpendëve Shtegtues: festohet dy të shtuna të çdo viti – në maj dhe në tetor – për të theksuar rëndësinë dhe nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar në ruajtjen e shpendëve shtegtues. Më 15 mars të këtij viti, Lumi Vjosa u shpall si Park Kombëtar – një sukses i madh. Megjithatë, kjo po kundërshtohet nga planet për ndërtimin e një aeroporti pranë zonës së grykëderdhjes së Vjosës.

Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës ditë më parë u kërkoi autoriteteve shqiptare të pezullojnë punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe të ndërmarrin një program gjithëpërfshirës të monitorimit të jetës së egër dhe rishikimin e të dhënave të Raportit të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për zonën ku po ndërtohet aeroporti. Ambientalistët paralajmëruan gjithashtu se mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në ekosistemet e brishta të lagunave të mbrojtura që strehojnë flamingot, pelikanë dhe miliona zogj të tjerë migrues. 

aeroporti i vlores

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Maj 2023, 21:30 F.M

Gruaja plagos burrin në Paskuqan

Policia TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paskuqan këtë mbrëmje, pasi gruaja ka qëlluar bashkësho...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet