LIVE UPDATES
Bota

Pse Rusia dëshiron të ndalojë Jewish Agency for Israel?

Ministria ruse e Drejtësisë dëshiron të mbyllë një agjenci izraelite që mbështet emigrantët hebrenj. Po pse? A vjen kjo si pasojë e qëndrimit të Izraelit ndaj luftës në Ukrainë?

20 Gusht 2022, 09:03 Nga A.B

Pse Rusia dëshiron të ndalojë Jewish Agency for Israel?

Marrëdhënia midis Rusisë dhe Izraelit është më e tensionuar se përpara. Pavarësisht thirrjeve telefonike në nivelin më të lartë, Agjencia Hebraike (“Sochnut”) (Jewish Agency “Sochnut”), kërcënohet me mbylljen e përfaqësisë së saj në Rusi. Një gjykatë në Moskë vendos mbi kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ndalimin e punës së kësaj agjencie.

Për sfondin e këtij vendimi të mundshëm po flitet prej javësh në të dy vendet. Gazetarët nga departamenti rus i transmetuesit ndërkombëtar britanik BBC raportuan për një letër prej 20 faqesh që Ministria e Drejtësisë thuhet se ia kishte dërguar Agjencisë në qershor. Letra thuhet se përmbante një listë të tërë akuzash dhe parregullsish. Sipas një burimi anonim në përfaqësinë ruse të agjencisë, kishte dy kritika kryesore: trajtimi i të dhënave personale që u mblodhën dhe dërgoheshin jashtë vendit, dhe e ashtuquajtura ikja e trurit, pra ikja e fuqisë së kualifikuar punëtore.

“Fakti që ne po ndihmojmë njerëzit të largohen nga vendi, ka një ndikim negativ në ekonominë dhe perspektivat e Federatës Ruse”, tha burimi i BBC, lidhur me kritikat e qeverisë ruse të shkruara në këtë letër. Sipas shifrave zyrtare, rreth katër milionë rusë u larguan nga vendi në tremujorin e parë të 2022 – një rritje prej 46 përqind krahasuar me vitin e kaluar, raportojnë mediat ruse.

Jewish Agency ka dy detyra kryesore: të mbështesë hebrenjtë në mbarë botën në kthimin e tyre në Izrael dhe të forcojë identitetin hebre. Agjencia drejton kurse të gjuhës hebraike, programe arsimore dhe ndihmon ata në nevojë në Izrael dhe jashtë tij. Në Rusi, organizata mbështet, ndër të tjera, strukturat partnere që ndihmojnë të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara – hebrenj dhe johebrenj.

Agjencia u themelua në vitin 1929 dhe ka zyra në mbarë botën. Ajo ka qenë aktive në Rusi që nga viti 1989, kur filloi një emigrim masiv i hebrenjve sovjetikë në Izrael. Por Jewish Agency nuk reklamon emigracionin, ndonëse ndihmon ata që kanë të drejtë. Agjencia paguan biletat e avionit për në Izrael dhe ndihmon në ndërtimin e një jete të re në vend.

Sipas Jewish Agency, numri i emigrantëve nga Rusia u rrit me 10 përqind në vitin 2021, në rreth 7.500 njerëz. Kështu, Rusia ishte e para si vendi prej nga u larguan migrantët hebre dhe shkuan në Izrael.

Jewish Agency ishte “në shënjestër të autoriteteve ruse” pas shpërthimit të luftës në Ukrainë në vitin 2014, tha në një intervistë për DW ish-kreu i saj, ish-ministri izraelit dhe dikur disidenti sovjetik Natan Sharanski. Kur u ngritën tensionet me Perëndimin për herë të parë, Rusia i ndaloi OJQ-të të mblidhnin të dhëna për qytetarët rusë dhe t’i ruanin ato jashtë vendit. “Kjo nuk është e mundur me Agjencinë, sepse pikërisht kjo është puna e saj, ajo kontakton me njerëz që kanë të drejtë të emigrojnë, drejton programe të ndryshme dhe ndihmon ata për të shkuar në Izrael”, tha Sharanski.

Gazeta izraelite The Jerusalem Post dyshon se pas këtyre vendimeve fshihet presioni politik rus. Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Izraelit janë bërë më të komplikuara pas pushtimit rus të Ukrainës. Izraeli ka shprehur mbështetje për Ukrainën dhe ka kritikuar Moskën, por nuk ka mbajtur anën e sanksioneve perëndimore. Në maj, një deklaratë e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov shkaktoi një skandal. Në një intervistë, Lavrov e krahasoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski me Hitlerin: “Mund të gaboj. Por edhe Adolf Hitleri kishte gjak hebre”. Presidenti rus Vladimir Putin më vonë i kërkoi falje kryeministrit të atëhershëm izraelit Naftali Bennett për këto deklarata.

Ministri izraelit i Çështjeve të Diasporës Nachman Shai sheh një lidhje të drejtpërdrejtë midis vendimit të Ministrisë ruse të Drejtësisë për mbylljen e Jewish Agency dhe qëndrimit të qeverisë izraelite ndaj pushtimit rus të Ukrainës. “Hebrenjtë rusë nuk do të mbahen peng në luftën në Ukrainë”, citohet të ketë thënë ai nga The Times of Israel. Përpjekja për të ndëshkuar Agjencinë për qëndrimin izraelit është “e kritikueshme dhe lënduese”.

Në fund të korrikut, kryeministri izraelit Jair Lapid paralajmëroi për pasoja të rënda për marrëdhëniet ruso-izraelite nëse Jewish Agency vërtet ndalohet. Më 9 gusht, ka pasur edhe një telefonatë midis Putinit dhe kolegut të tij izraelit Isaac Herzog për këtë shkak. Sipas Kremlinit, ata kanë rënë dakord për kontakte të mëtejshme në nivel të autoriteteve përgjegjëse.

Jewish Agency me sa duket po përgatitet për një rast emergjent. E gjithë puna do të bëhet “online ose me telefon”, thuhet në Jerusalem Post. Por ndihma në vend në Rusi, do të ishte e pamundur në rast të mbylljes./REL

izrael

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet