LIVE UPDATES
Bota

​​​​​​​Pse protestojnë studentët në Serbi?

Studentët kërkojnë të përcaktohet përgjegjësia dhe të ndiqen penalisht ata që janë fajtorë për aksidentin në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku ra një strehë dhe mbyti 15 persona, si dhe të publikohet e gjithë dokumentacioni për rikonstruksionin e atij stacioni.

12 Dhjetor 2024, 17:34 Nga N.F
​​​​​​​Pse protestojnë studentët në Serbi?
Foto ilustruese

SERBI- Studentët në Serbi që nga fundi i nëntorit kanë shprehur masivisht pakënaqësinë e tyre për situatën socio-politike në vend, duke bllokuar fakultetet e tyre. Aktualisht janë të bllokuara mbi 40 fakultete – të cilat funksionojnë brenda universiteteve të Beogradit, Novi Sadit, Nishit dhe Kragujevcit.

"Studentët nuk heshtin më", është një nga mesazhet që po përcjellin ata.

Studentët kërkojnë të përcaktohet përgjegjësia dhe të ndiqen penalisht ata që janë fajtorë për aksidentin në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku ra një strehë dhe mbyti 15 persona, si dhe të publikohet e gjithë dokumentacioni për rikonstruksionin e atij stacioni. Një nga kërkesat është gjithashtu gjetja e autorëve të sulmeve ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë protestave ku ata morën pjesë në periudhën e mëparshme.

Bllokadat e fakulteteve – si një formë proteste e studentëve – mbështeten kryesisht edhe nga profesorët e tyre. Bllokadat në praktikë nënkuptojnë që fakultetet janë të mbyllura, përveç për studentët dhe punonjësit.

Stevan Zdravkoviq, student i vitit të fundit në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, ka thënë për Radio Evropa e Lirë se fakti që do të humbasë një afat provimesh ose një semestër "nuk është asgjë krahasuar me një jetë të humbur".

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe funksionarë të lartë të Qeverisë së Serbisë i kanë akuzuar këta studentë se me protestat dhe bllokadat po përpiqen të "rrëzojnë pushtetin", duke i quajtur "mercenarë të huaj", "dhunues", "rrugaçë".

Një reagim i tillë ndaj kërkesave të tyre vetëm sa i ka revoltuar më shumë studentët, duke bërë që çdo ditë e më shumë fakultete të hyjnë në bllokadë.

Ata thanë: "Motivi ynë nuk është paraja".

"Pas revoltës sonë qëndron drejtësia, qëndron të menduarit e saktë, njerëzimi, solidariteti", tha për REL-in një studente e Fakultetit të Shkencave Teknike në Novi Sad, e cila nuk dëshiroi të zbulohet emri i saj.

Disa ditë më vonë, presidenti Vuçiq "u dorëzua" përballë presionit të studentëve dhe në një adresim publik më 11 dhjetor deklaroi se kishte "lajme të mira", duke thënë se i gjithë dokumentacioni në lidhje me rikonstruksionin e stacionit hekurudhor në Novi Sad do të publikohej. Dhe, një ditë më vonë, më 12 dhjetor, Qeveria e Serbisë mori vendim për këtë.

Vuçiq, në adresimin e tij, ndërsa jashtë ndërtesës së Presidencës protestonte një grup studentësh duke bërë zhurmë, tha se do të marrë edhe një vendim për faljen, nëse studentët e arrestuar do të dënoheshin për "dhunë".

Studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd ishin të parët që nisën një bllokadë më 26 nëntor, duke kërkuar nga autoritetet që të ndjekin penalisht personat që disa ditë më parë kishin sulmuar kolegët e tyre gjatë aksionit "Ndalo, Serbi!", i cili shprehte solidaritet me viktimat dhe të plagosurit në aksidentin që ndodhi në Novi Sad.

Gjatë këtij aksioni, disa shoferë, automjetet e të cilëve ishin ndaluar përkohësisht, dolën nga makinat dhe u përleshën me të pranishmit. Studentët kërkuan me ngulm që policia të konfirmonte identitetet e disa prej sulmuesve, për të cilët në publik qarkullonin spekulime se ishin funksionarë të Partisë Progresive Serbe në pushtet.

Ky veprim nga studentët e Fakultetit të Arteve Dramatike u bë një "shkëndijë" për solidaritet të ndërsjellë, dhe në ditët në vijim nisën bllokadat në Fakultetin Filologjik dhe Filozofik, Fakultetin e Shkencave Politike, Fakultetin e Arkitekturës, Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës, Fakultetin Ekonomik, Fakultetin e Kimisë, Fakultetin e Biologjisë, Fakultetin e Gjeografisë, Fakultetin Farmaceutik, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Pyjeve, si dhe në dhjetëra fakultete të tjera të universiteteve në Beograd, Kragujevc, Nish dhe Novi Sad.

Universiteti i Beogradit njoftoi në fillim të kësaj jave se mbështet studentët, të cilët i kanë bllokuar fakultetet në kryeqytetin e Serbisë, në "kërkesat e tyre fillestare, të cilat i paraqesin si qytetarë të vetëdijshëm dhe akademikë".
"Në deklaratat dhe njoftimet e deritashme për publikun, është i qartë shqetësimi i studentëve për gjendjen e shoqërisë, si dhe për kushtet e veprimit profesional në fushat për të cilat ne i edukojmë", thuhet në deklaratë.

Gjithashtu, theksohet se Universiteti "del në mbrojtje të studentëve dhe kolegëve që janë përballur me fyerje të papranueshme mediatike, sulme fizike dhe kërcënime, si dhe me një retorikë të palejueshme kundër komunitetit akademik".

Sindikatat e pavarura të punonjësve të arsimit në Serbi, gjithashtu i kanë mbështetur studentët në bllokadë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Sllavica Gjukiq-Dejanoviq, si dhe "ndalimin e të gjitha formave të represionit shtetëror kundër qytetarëve që ushtrojnë të drejtat e tyre kushtetuese dhe ligjore për të shprehur në mënyrë paqësore qëndrimet e tyre mbi fenomenet dhe proceset shoqërore".

Kjo sindikatë ka njoftuar se të premten, më 13 dhjetor, do ta ndalë punën nga ora 11:45 deri në 12:45 në të gjitha shkollat në Serbi.

"Forumi i Gjimnazeve të Beogradit", me më shumë se 500 mësues, ka shprehur gjithashtu "mbështetje absolute" për studentët.

Mbështetja po vjen edhe nga profesorë në mënyrë individuale dhe nga figura publike. Gjithashtu, studentët dhe profesorët e Fakultetit të Arteve Dramatike në Zveçan, në veri të Kosovës, kanë mbështetur bllokadat e kolegëve të tyre, duke theksuar se e dënojnë dhunën dhe se "është e papranueshme të heshtet" në këtë moment. Ky fakultet funksionon brenda Universitetit të Mitrovicës së Veriut dhe është pjesë e sistemit të Serbisë.

Nga ana tjetër, Kolegji i Rektoratit i këtij Universiteti më herët ka ofruar mbështetje për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke deklaruar se komuniteti akademik nuk duhet të politizohet. Megjithatë, disa profesorë janë distancuar nga kjo deklaratë dhe kanë ofruar mbështetje publike për bllokadat e studentëve.

Bllokadat e studentëve janë kritikuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Beogradit, i cili në një deklaratë më 3 dhjetor akuzoi studentët që organizojnë bllokadat për "abuzim me institucionet e arsimit të lartë".

Gjithashtu, përfaqësuesit e Qeverisë i kanë dënuar protestat dhe bllokadat. Ministrja e Arsimit, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, deklaroi se "politika dhe aktivitetet ideologjike nuk kanë vend në universitet".

"Zhurmën po e bëjnë ata që, në mungesë argumentesh, shprehin kërkesa që nuk lidhen me çështje studentore, por kanë një nuancë politike", tha ajo.

Ndërkohë, paralelisht me bllokadat studentore, qindra qytetarë marrin pjesë pothuajse çdo ditë në aksionin "Ndalo, Serbi!", ku qëndrojnë në heshtje në kryqëzime, rrugë, sheshe, dhe kampuse studentore, duke kërkuar përmbushjen e kërkesave të protestës.

Në Serbi ekziston një traditë e protestave studentore, veçanërisht gjatë viteve '90, me arsye dhe kërkesa të ndryshme - nga luftërat, sanksionet, deri te mashtrimet zgjedhore. Në mars të vitit 1991, protestat studentore ishin një reagim ndaj qëndrimit të shtetit gjatë demonstratave të mëdha kundër regjimit të atëhershëm të Sllobodan Millosheviqit.

Rezultati i këtyre protestave ishte shkarkimi i drejtuesve të Televizionit të Beogradit, ministrit të policisë Radmilo Bogdanoviq, lirimi i liderit opozitar Vuk Drashkoviq dhe shkarkimi i drejtorit të Radio-Televizionit të Beogradit, Dushan Miteviq. Në vitin 1992, protestat studentore u rikthyen ndërsa Serbia përballej me sanksione të mëdha ndërkombëtare për shkak të përfshirjes në luftën në Bosnjë e Hercegovinë.

Studentët atëherë kërkuan dorëheqjen e Sllobodan Milosheviqit, shpërndarjen e Kuvendit të Serbisë, shpalljen e zgjedhjeve dhe krijimin e një qeverie koalicioni midis pushtetit dhe opozitës. Edhe pse këto protesta patën mbështetje të madhe nga profesorët, figurat publike dhe qytetarët e zakonshëm, ato nuk arritën rezultate.

Kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit në vitin 1996 tentoi të mohojë fitoren e koalicionit opozitar "Së bashku" nëpërmjet falsifikimit të procesverbaleve të zgjedhjeve lokale, studentët iu bashkuan protestave që zgjatën tre muaj. Shumica e fakulteteve të Beogradit nuk funksiononin, ndërsa studentët dilnin në marshime me bilbila, organizonin performanca të ndryshme dhe bënin zhurmë duke goditur tenxhere.

Në vitin 2017, studentët e mbledhur në një organizatë joformale "Kundër diktaturës" nisën protesta për shkak të pakënaqësisë me rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, në të cilat fitoi Aleksandar Vuçiq. Ata kërkuan shkarkimin e drejtuesve të Radio-Televizionit të Serbisë, anëtarëve të Rregullatorit për Mediat Elektronike dhe verifikimin e listës zgjedhore. Asnjë nga këto kërkesa nuk u plotësua.

Edhe në dhjetor të vitit 2023, studentët bllokuan trafikun në qendër të Beogradit duke protestuar për akuzat për manipulime zgjedhore dhe duke kërkuar nga ministria përkatëse t’i hapë listat zgjedhore./REL

protestat ne serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet