LIVE UPDATES
Bota

Pse Kina nuk po mbron anijet tregtare në Detin e Kuq?

“Rubymar” është anija e parë e fundosur nga grupi militant, por ata kanë dëmtuar dhjetëra të tjera që nga mesi i nëntorit dhe madje kanë hipur në një anije.

6 Mars 2024, 16:52 Nga I.A
Pse Kina nuk po mbron anijet tregtare në Detin e Kuq?
Foto Ilustruese

KINË- Një sulm nga militantët Houthi të Jemenit ka dëmtuar një anije në Gjirin e Adenit. Ky është sulmi më i fundit në një seri sulmesh nga ky grup, që godet anijet tegtare amerikane dhe britanike si hakmarrje për luftën e Izraelit ndaj Hamasit në Rripin e Gazës. Më herët gjatë javës një anije u fundos pasi u godit nga një raketë, ndërsa SHBA dhe Britania kanë goditur baza të grupit militant, me qëllimin e vetëm të mbajnë të sigurt këtë rrugë tregtare. Por sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës, Karla Babb ekspertët ngrenë pyetjen se pse nuk po reagon Kina, edhe pse rreth 40% e tregtisë midis Evropës dhe Azisë kalon përmes Detit të Kuq.

Kjo është një nga anijet e mallrave që po fundoset në Detin e Kuq, pasi u godit nga një raketë e grupit militant Houthi muajin e kaluar.

“Rubymar” është anija e parë e fundosur nga grupi militant, por ata kanë dëmtuar dhjetëra të tjera që nga mesi i nëntorit dhe madje kanë hipur në një anije.

“Këtu jemi në mes të një krize të vërtetë sigurie, e cila është për kaq shumë njerëz një krizë ekonomike dhe diplomatike në rajon, dhe Kina nuk po shihet askund”, deklaroi senatori republikan, Todd Young.

Ushtria amerikane dhe ajo e Britanisë kanë kryer sulme të shumta kundër objektivave Houthi në Jemen për të shkatërruar armët dhe radarët e përdorur për të goditur anijet tregtare, një problem që nxiti një seancë dëgjimore në Senat javën e kaluar.

“Anijet tona dhe njerëzit tanë atje janë të rrezikuar. Kina është vendi që preket më shumë nga mbyllja kësaj rruge të tregtisë në Detin e Kuq dhe megjithatë ata janë duke qëndruar indiferentë duke u shtirur sikur janë miqtë e të gjithëve”, deklaroi Mitt Romney, Senator Republikan.

“Shohim një rritje të sulmeve. Kjo është absolutisht e papranueshme. Kur flasim për një problem ndërkombëtar, ka nevojë për një zgjidhje ndërkombëtare. Duhet që kinezët të angazhohen në mënyrë shumë më agresive”, deklaroi Tim Lenderking, i dërguari special i SHBA për Jemenin.

Një zëdhënës i Ambasadës së Kinës në Uashington i tha së fundmi Zërit të Amerikës se “ Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të mbrojtur sigurinë e rrugëve ndërkombëtare të transportit”.

Kina njoftoi se flota e saj e 46-të më 21 shkurt doli në aksion, por Zëri i Amerikës nuk në qenë në gjendje të konfirmojnë mbërritjen e flotës në rajonin e Detit të Kuq.

“Ne do të mirëprisnim që Kina të kishte një rol produktiv, por në dijeninë time, në këtë fazë ata nuk kanë ofruar dhe nuk po kryejnë ndonjë lloj operacioni për të ndihmuar në mbrojtjen e marinarëve ose të transportit ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, gjenerali Pat Ryder.

Analistët paralajmërojnë se ndërsa kinezët janë përpjekur të ndihmojnë me problemet ndërkombëtare, në disa raste gjatë dekadës së fundit, përfshirja e tyre nuk ka qenë gjithmonë për arsye humanitare.

“Ekziston gjithashtu dyshim i besueshëm se ata mund të dërgojnë anije vetëm për të mbledhur informacione mbi performancën e teknologjisë sonë të zbulimit të raketave dhe dronëve. Ajo që unë mendoj është se Kina do të përpiqet të ndihmojë pak në kauzën e përgjithshme, por do të jetë më e përqendruar të mbrojë anijet e veta dhe të mësojë se çfarë po bëjnë SHBA-të”, thotë Michael O'Hanlon, nga Instituti Brookings.

Pekini njihet në rajon si blerësi më i madh i naftës së papërpunuar të Iranit, por deri më sot nuk ka treguar se ka ndikim të mjaftueshëm mbi Iranin për të ndaluar sulmet me raketa nga militantët Huthi të mbështetur nga ky vend.

Militantët thonë se anijet nga Kina dhe Rusia mund të kalojnë të sigurta përmes Detit të Kuq, por një cisternë që transportonte naftë ruse u godit nga një raketë Houthi në fillim të këtij viti.

Marrë nga VOA

kine houthi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës