LIVE UPDATES
Bota

Pse Izraeli po planifikon ofensivë në Rafah dhe çfarë do të thotë kjo?

Në ditët e fundit, Izraeli ka filluar ta bombardojë Rafahun, i cili ndodhet në jug të Rripit të Gazës në kufi me Egjiptin.

14 Shkurt 2024, 07:43 Nga N.F
Pse Izraeli po planifikon ofensivë në Rafah dhe çfarë do
Foto ilustruese

IZRAEL-Izraeli synon ta zgjerojë luftën tokësore deri brenda qytetit Rafah, ku janë strehuar mbi 1 milion palestinezë nga lufta e cila e ka bërë rrafsh me tokën shumicën e Rripit të Gazës prej se pjesëtarët e Hamasit e sulmuan Izraelin më 7 tetor. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Në ditët e fundit, Izraeli ka filluar ta bombardojë Rafahun, i cili ndodhet në jug të Rripit të Gazës në kufi me Egjiptin.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka përshkruar Rafahun si “bastionin e fundit” të Hamasit, me katër batalione të burrave të armatosur. Sipas tij, Izraeli nuk mund ta arrijë synimin e vet për ta asgjësuar këtë grup derisa pjesëtarët e tij mbesin atje.

Izraeli ka kërkuar ta shkatërrojë Hamasin prej se e ky grup e udhëhoqi sulmin e 7 tetorit, ku u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 253 të tjerë dhe u dërguan në Gazë, sipas autoriteteve izraelite. Ushtria izraelite e ka rrënuar tashmë shumicën e Gazës, në një luftë që i ka vrarë më shumë se 28.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore të udhëhequra nga Hamasi në Gazë.

UNRWA, një agjenci e Kombeve të Bashkuara që i mbështet palestinezët me ndihma dhe shërbime themelore, thotë se gati 1.5 milion njerëz ndodhen në Rafah, gjashtëfish më shumë se popullsia e këtij qyteti para 7 tetorit.

Shumica e tyre janë strehuar nëpër tenda në rrugë, në vende të zbrazëta dhe në plazhe buzë murit kufitar me Egjiptin. Të tjerët jetojnë në shatorre të stërmbushura dhe të pista. Mjekët dhe ekipet e shpëtimit po hasin në vështirësi të shpërndajë qoftë edhe ndihmat më thelbësore dhe ta parandalojnë përhapjen e sëmundjeve. Këshilli norvegjez i Refugjatëve e ka quajtur këtë një “kamp gjigant refugjatësh”.

Një mjek i cili u largua nga Gaza së fundmi e ka përshkuar Rafahun si “burg të mbyllur” me materie fekale që derdhen nëpër rrugët e mbipopulluara aq shumë saqë nuk ka hapësirë as për kalimin e automjeteve mjekësore. Izraeli i ka urdhëruar civilët të ikin drejt jugut gjatë sulmeve të mëparshme në qytetet e Rripit të Gazës, prandaj shumica prej tyre kanë shkuar në Rafah.

Zyra e Netanyahut ka thënë se e ka urdhëruar ushtrinë ta përpilojë një plan për evakuimin e Rafahut. Por, zyrtarët e agjencive humanitare dhe qeveritë e huaja thonë se ata nuk kanë ku t’ia mbathin më. Egjipti ka thënë se nuk do ta lejojë një eksod të refugjatëve palestinezë të futet brenda tokës së vet. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka thënë Netanyahut se Izraeli nuk duhet ta nisë ofensivën në Rafah pa një plan që garanton sigurinë e njerëzve që janë të strehuar atje.

Aleatët e tjerë të Izraelit, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë, kanë shprehur shqetësimet e tyre për pasojat e një ofensive në Rafah. Ministrja e Jashtme e Holandës, Hanke Bruins Slot, ka thënë se është e “vështirë ta kuptosh se si një ofensivë e madhe në një zonë të banuar dendësisht nuk do të shkaktonte vrasjen e shumë civilëve dhe një katastrofë humanitare”.

Ajo e ka cilësuar si “të pajustifikueshme” ofensivën e mundshme. Egjipti ka paralajmëruar për “pasoja të tmerrshme”. Izraeli pretendon se merr masa të gjëra për t’i mbrojtur civilët, por se është i detyruar të kryejë operacione ushtarake në zonat civile për shkak se “Hamasi vepron në to”.

Marrë nga REL

ofensive rafah izrael

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet