LIVE UPDATES
Bota

"Inteligjenca Artificiale dhe Trump favorizojnë gjigantët e korporatave", analiza: Pse është koha e përsosur për të qenë një kompani e madhe?

Globalizimi u dha kompanive të mëdha më shumë hapësirë për t’u rritur, si dhe qasje në grupe më të mëdha dhe më të lira të punës. Në Amerikë, u zgjerua hendeku i fitimit midis kompanive të mëdha dhe të vogla.

17 Gusht 2025, 07:38 Nga DOSJA
"Inteligjenca Artificiale dhe Trump favorizojnë gjigantët e
Foto

SHBA- Pse është koha e përsosur për të qenë një kompani e madhe? Ndryshimet e sjella nga Inteligjenca Artificiale dhe Trump favorizojnë gjigantët e korporatave, tani për tani, shkruan The Economist.

Pavarësisht vështirësive, ekonomia e shkallës ka sjellë gjithmonë përfitime të mëdha për bizneset. Kostot fikse vendosen kundrejt më shumë të ardhurave, duke rritur fitimet dhe duke mbështetur investimet.

Pesha në treg sjell fuqi më të madhe negociuese me furnitorët dhe financuesit. Nga fillimi i viteve 2000, përparësitë e ekonomisë së shkallës u bënë edhe më të theksuara. Asetet e paprekshme, duke përfshirë softuerin dhe pronësinë intelektuale, u dhanë përparësi kompanive që kishin mundësi financiare të investonin në to.

Globalizimi u dha kompanive të mëdha më shumë hapësirë për t’u rritur, si dhe qasje në grupe më të mëdha dhe më të lira të punës. Në Amerikë, u zgjerua hendeku i fitimit midis kompanive të mëdha dhe të vogla. Ekonomistët nisën të flasin për firmat “super yje” që garojnë përpara konkurrencës.

Përparësitë e reja

Tani madhësia po jep përparësi në mënyra të reja. Inteligjenca Artificiale po përforcon mbizotërimin e firmave të mëdha ndaj atyre të vogla.

Po ashtu, edhe presidenca e Donald Trump, e cila ka rritur rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe ndikimit politik. Megjithatë, këto ndryshime sjellin edhe rreziqe për gjigantët e korporatave të Amerikës.

Kompani të ndryshme, nga Apple te Walmart, po zbulojnë se madhësia e tyre mund t’i bëjë një shënjestër të zemërimit të Donald Trump. Fillojmë me Inteligjencën Artificiale. Ju mund të mendoni se këta leviatanë do të ishin tepër të lidhur pas burokracisë për të përdorur teknologjinë e re.

Në fakt, ekonomia e shkallës u lejon të investojnë shumë më tepër se rivalët më të vegjël. Sipas një sondazhi të mbajtur në dhjetor nga firma Bain, kompanitë amerikane me më shumë se 5 miliardë dollarë në të ardhura kishin një buxhet mesatar vjetor prej 27 milionë dollarësh për projektet e Inteligjencës Artificiale, pesë herë më shumë se niveli i shkurtit të mëparshëm.

Ato me të ardhura midis 500 dhe 5 miliardë dollarë, kishin lënë mënjanë 9 milionë dollarë, duke u rritur me dy të tretat gjatë së njëjtës kohë (shih grafikun 2). Banka JPMorgan Chase, më e madhja në Amerikë, thotë se i ka shpërndarë mjetet e Inteligjencës Artificiale për shumicën e 320,000 punonjësve. UnitedHealth, siguruesi më i madh shëndetësor, thotë se ka 1000 aplikacione të ndryshme për teknologjinë.

Sanjin Bicanic nga kompania Bain vë në dukje se funksionimi i mirë i Inteligjencës Artificiale po rezulton më i shtrenjtë se për llojet e tjera të teknologjisë dixhitale, pasi kërkon që kompanitë të organizojnë të dhënat dhe të ndërhyjnë në modele.

Firmat e mëdha kanë përparësinë shtesë të grupeve më të mëdha të të dhënave që mund të përdoren për të përmirësuar sistemet e Inteligjencës Artificiale që ndërtojnë. Nuk është vetëm teknologjia, por edhe politika, ajo që po favorizon kompanitë më të mëdha.

Megjithëse shumë nga tarifat e zotit Trump tani përballen me pasiguri ligjore, ato që mbeten, do të dëmtojnë shitjet dhe fitimet e bizneseve. Megjithatë, kompanitë e mëdha janë më elastike ndaj goditjeve të tilla.

Midis firmave amerikane të listuara në bursë, ato në kuintilin më të lartë për nga të ardhurat, kanë marzhe operative më të majme dhe një raport më të shëndetshëm të borxhit ndaj fitimeve operative (para zhvlerësimit dhe amortizimit) se sa mesatarja, dhe mbajnë gjithashtu shumë më tepër para të thata.

Kjo do të thotë se ato kanë më pak gjasa të hyjnë në telashe financiare gjatë një rënieje. Gjithashtu kanë mundësi të rimëkëmben më shpejt, siç ndodhi pas pandemisë Covid-19. Ne vëzhguam fitimet e kompanive amerikane të listuara në bursë, në nëntë sektorë jofinanciarë, para dhe pas pandemisë.

Shtatë nga nëntë firmat më të mëdha ishin mesatarisht më fitimprurëse gjatë viteve 2023 dhe 2024 se gjatë viteve 2018 dhe 2019. Pjesa që fitonte më pak, u bë edhe më pak fitimprurëse në të njëjtin numër sektorësh.

Madhësia e kompanive i sjell edhe elasticitet zinxhirit të furnizimit, që është po aq i rëndësishëm gjatë një lufte tregtare sa ishte gjatë Covid-19.

“Gjatë pandemisë, unë u telefonoja vazhdimisht bizneseve të vogla dhe të mesme duke u thënë se nuk mund të përballonin kapacitetin e transportit.

Kompanitë e mëdha nuk e kishin këtë problem”, thotë Philip Damas, nga firma e transportit Drewry. Një përparësi e tillë shpërblehet kur kompanitë nxitojnë të importojnë produkte në Amerikë përpara afateve tarifore.

Këtu ndihmon edhe fakti se kompanitë e mëdha zakonisht kanë më shumë furnizues në më shumë shtete.

Një studim nga Forumi Ekonomik Botëror dhe firma Kearney, zbuloi se kompanitë që rritën pjesën e tregut pas pandemisë kishin më shumë gjasa të kishin furnizues rezervë në një sërë shtetesh, për një sërë produktesh.

Së fundmi, ndërsa shkallëzimi po bëhet një aset gjithnjë e më i vlefshëm, merr rëndësi edhe kapitali politik. Ne shqyrtuam të dhënat nga organizata jofitimprurëse OpenSecrets, në lidhje me aktivitetet lobuese të firmave amerikane në indeksin S&P 500.

Kompania mesatare sipas të ardhurave, nuk shpenzoi asgjë për lobim në vitin 2024, duke u mbështetur vetëm në grupe si Dhoma e Tregtisë e SHBA-së, për të mbrojtur interesat e saj.

Firmat me fitime të larta shpenzuan mesatarisht 3.3 milionë dollarë për lobim, pesë herë më shumë (shih grafikun 3). Ato gjithashtu punësuan më shumë lobistë në krahasim me numrin e punonjësve.

Trump-it i pëlqen të flasë drejtpërdrejt me drejtuesit e shumë kompanive më të mëdha të Amerikës. Në prill, shefat e Home Depot, Target dhe Walmart, tre gjigantë të shitjes me pakicë, u takuan me presidentin për të biseduar për shqetësimet mbi tarifat.

Shitësit më të vegjël nuk kanë marrë një vëmendje të tillë. Trump duket veçanërisht i hapur ndaj firmave që premtojnë të investojnë shuma të mëdha në Amerikë.

“Shumë kompani duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë… Ato ofrojnë 10 miliardë dollarë ose më shumë”, tha ai në një fjalim në shkurt.

Një qasje e tillë e drejtpërdrejtë ndaj presidentit, është edhe më e rëndësishme se zakonisht, vëren Jorge Guajardo nga firma këshillimore DGA.

E gjithë kjo ndihmon për të shpjeguar pse, që nga koha e përurimit të Trump si president, indeksi Russell 2000 i kompanive më të vogla të listuara në Amerikë është ulur me 11%, krahasuar me një rënie prej vetëm 3% në indeksin S&P 100 të kompanive më të mëdha amerikane.

Megjithatë, ndryshimi i peizazhit të biznesit, paraqet gjithashtu rreziqe për gjigantët e korporatave. Ashtu si me të gjitha teknologjitë e reja, kompanitë e mëdha ngurrojnë në përdorimin e Inteligjencës Artificiale sepse nuk duan të ekspozohen ndaj rreziqeve.

Është edhe rreziku se tarifat e Trump do të përmbysin globalizmin, duke kufizuar qasjen e kompanive në tregjet e huaja. Ky skenar do të godiste më shumë kompanitë e mëdha se ato të voglat.

Firmat me të ardhurat më të larta i nxjerrin 23% të shitjeve jashtë vendit, krahasuar me vetëm 7% për ato me të ardhura më të ulëta. Vëmendja nga politikanët mund të mos jetë gjithmonë e mirëpritur. Walmart së fundmi zemëroi Trump kur la të kuptohej se do t’i duhej të rriste çmimet në përgjigje të tarifave më të larta.

Në prill, kompania Apple përfitoi një përjashtim të pjesshëm nga tarifat për celularët smartphone të prodhuara në Kinë. Dy javë më vonë, kompania tha se do të zhvendoste në Indi prodhimin e celularëve iPhone të lidhur me Amerikën. Trump nuk ishte i kënaqur.

Më 23 maj, ai kërcënoi se do të vendoste një tarifë prej “të paktën 25%” për celularët iPhone të shitur në Amerikë, por të prodhuara gjetiu. Edhe nëse gjykatat i hedhin poshtë tarifat e Trump, ai ka shumë mjete të tjera në dispozicion për t’ua vështirësuar jetën kompanive. Kompanitë gjigante të Amerikës kanë gëzuar prej kohësh përparësi të mëdha. Ato duhet të përgatiten edhe për disa probleme./ Monitor

trump ia kompani

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës