LIVE UPDATES
Bota

Protesta masive në Francë/ Analiza: Arsyet e përplasjes së presidentit Macron dhe sindikatave për pensionet

Ata që kanë filluar të punojnë nga mosha 14 deri në 19 vjeç si dhe personat me probleme të mëdha shëndetësore do të lejohen të marrin pension të parakohshëm. Qeveria argumenton se ndryshimet do të lejojnë edhe rritjen e pensionit minimal me 100 euro, duke e çuar në 1200 euro.

23 Janar 2023, 18:47 Nga DOSJA
Protesta masive në Francë/ Analiza: Arsyet e përplasjes së
Francë

FRANCË- Qeveria franceze pritet të prezantojë të hënën një projekt-ligj që parashikon ndryshime të gjera në sistemin e pensioneve që do të shtyjnë moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Sindikatat nuk janë aspak të kënaqura dhe më shumë se 1 milion njerëz dolën në protesta javën e kaluar për të kundërshtuar planet e qeverisë. Të tjera greva dhe protesta janë planifikuar të mbahen më 31 janar dhe ndoshta edhe më tej. Çfarë dëshiron të ndryshojë qeveria e Presidentit Emmanuel Macron dhe pse? Çfarë do të thotë kjo për punëtorët, dhe pse kaq shumë njerëz janë kundër?

SISTEMI I PENSIONIT

Të gjithë pensionistët francezë marrin një pension shtetëror. Financimi i sistemit bazohet në rishpërndarjen e një takse të posaçme nga ata që punojnë tek ata që janë në pension. Për shkak të plakjes së popullsisë franceze, sistemi parashikohet të zhytet në deficit në dekadën e ardhshme. Pensioni mesatar në Francë këtë vit është 1,400 euro në muaj (1,500 dollarë në muaj), pasi zbriten taksat.

Sistemi i pensionit është kompleks, me dallime në varësi të profesioneve sikurse edhe sektorit privat e atij publik. Disa punonjës lejohen të dalin në pension të parakohshëm, përfshirë ushtarakët, oficerët e policisë dhe personat me punë me vështirësi fizike.

PLANI I QEVERISË

Qeveria thotë se ndryshimet e propozuara do ta bëjnë sistemin financiarisht të qëndrueshëm. Punëtorët që kanë lindur në vitin 1961 dhe pritet të dalin në pension këtë vit do të duhet të punojnë edhe tre muaj shtesë. Të lindurit në vitin 1968 dhe më pas duhet të jenë të paktën 64 vjeç dhe të kenë punuar për 43 vjet që të kenë të drejtën e pensionit të plotë.

Kush nuk i plotëson kushtet, si shumë gra që ndërprenë karrierën e tyre për të rritur fëmijët, ose ata që ndërmorën një periudhë të gjatë studimi dhe filluan të punojnë vonë, do të duhet të presin deri në moshën 67 vjeçare për të marrë një pension të plotë – masë e pandryshuar nga sistemi në fuqi.

Ata që kanë filluar të punojnë nga mosha 14 deri në 19 vjeç si dhe personat me probleme të mëdha shëndetësore do të lejohen të marrin pension të parakohshëm. Qeveria argumenton se ndryshimet do të lejojnë edhe rritjen e pensionit minimal me 100 euro, duke e çuar në 1200 euro.

KUNDËRSHTITË NDAJ NDRYSHIMEVE TË PLANIFIKUARA

Anketimet e opinionit publik tregojnë se shumica e francezëve janë kundër planit të qeverisë. Në protestat e së enjtes, qëndrimi i parë publik kundër propozimeve, u mblodhën më shumë njerëz se vitet e kaluara.

Tetë sindikatat kryesore të punëtorëve të Francës po i bëjnë thirrje qeverisë që të heqë dorë krejtësisht nga ndryshimi i moshës së pensionit. Është hera e parë që nga viti 2010 që të gjitha sindikatat bëhen bashkë kundër një reforme të planifikuar.

Kritikët argumentojnë se ka mënyra të tjera për të financuar pensionet - për shembull nëpërmjet një takse mbi pasanikët, ose shtimit të kontributeve të ndryshme shoqërore sipas organikës nga punëdhënësit.

Shumica e partive opozitare, përfshirë të majtët e vijës së ashpër, Të Gjelbrit, Partinë Socialiste, si dhe partinë e ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar, janë zotuar të zhvillojnë një betejë të ashpër kundër projektligjit në parlament.

ÇFARË PRITET MË TEJ?

Ndryshimet janë përfshirë në projekt-ligjin e ndryshimeve në buxhet që është paraqitur zyrtarisht të hënën në mbledhjen e qeverisë. Diskutimi i tyre në parlament nis më 6 shkurt.

Aleanca e qendrës e Emanuel Macron-it humbi shumicën parlamentare vitin e kaluar, megjithatë ka ende grupin më të rëndësishëm në Asamblenë Kombëtare, ku ka shpresa të bëhet bashkë me konservatorët e Partisë Republikane për të miratuar masën. Përndryshe, qeveria mund të përdorë një fuqi të veçantë për të miratuar ligjin përmes parlamentit pa votim – por një veprim i tillë do të përballej me kritika të rënda. Projektligji më pas do të duhet të votohet nga Senati, ku republikanët kanë shumicën.

Qeveria synon ta miratojë projektligjin deri në verë, në mënyrë që ndryshimet të hyjnë në fuqi në shtator. Megjithatë, planet e saj mund të ndërpriten në varësi të shkallës dhe kohëzgjatjes së protestave dhe grevave.

Marrë nga VOA 

emmanuel macron potesta ne france

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës