LIVE UPDATES
Bota

Protesta, kritika dhe thirrje! Analiza: Çfarë po ndodh me Ligjin e Punës në Kosovë?

Nevoja për miratimin e ndryshimeve në Ligjin aktual të Punës është theksuar disa herë nga organizatat joqeveritare. Këtë vit, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi një raport, ku thuhet se nevoja për ndryshimin e ligjit është urgjente, pasi që “rastet e shkeljeve të të drejtave të punës vazhdojnë me një ritëm alarmues”.

17 Shtator 2024, 18:55 Nga N.F
Protesta, kritika dhe thirrje! Analiza: Çfarë po ndodh me Ligjin e
Foto ilustruese

KOSOVË- “Qeveria e Kosovës po mbështet drejtpërdrejt vazhdimin e shkeljeve të të drejtave të grave dhe burrave”, tha Brikena Hoxha, drejtoreshë e Iniciativës Kosovare për Stabilitet. Më 16 shtator, Hoxha lexoi këtë deklaratë të përbashkët të Forumit Ekonomik të Grave gjatë protestës së thirrur kundër mospërfshirjes së Ligjit të Punës në kalendarin legjislativ për vitin 2024.

Nevoja për miratimin e ndryshimeve në Ligjin aktual të Punës është theksuar disa herë nga organizatat joqeveritare. Këtë vit, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi një raport, ku thuhet se nevoja për ndryshimin e ligjit është urgjente, pasi që “rastet e shkeljeve të të drejtave të punës vazhdojnë me një ritëm alarmues”.

Largime arbitrare nga puna, mungesa e kushteve dhe sigurisë në punë, mospagesa e kontributeve pensionale, ekonomia joformale, korrupsioni, mungesa e inspektimeve në terren... Këto listohen si disa nga problemet e shumta që ndikojnë në shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë, ku çdo vit ka disa raste të lëndimeve dhe vdekjeve në vendin e punës.

Por, me gjithë tentimet e shumta për ndryshim të Ligjit të Punës, ky ndryshim nuk është përfshirë në programin legjislativ të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për vitin 2024. Ligji aktual i Punës ishte miratuar në vitin 2010, prej kur Qeveria e Kosovës nisi t’i rregullonte marrëdhëniet e punës që më parë menaxhoheshin nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Që nga fillimi ka pasur kritika të shumta për përmbajtjen e këtij ligji. Dy herë ai ishte tërhequr nga rendet ditore të Kuvendit të Kosovës, me arsyetimin se kishte kosto të lartë buxhetore. Ndërsa, herën e tretë ka kaluar pak kohë pasi sindikalistët kanë kërcënuar me mospjesëmarrje në zgjedhje.

Instituti GAP ka publikuar një analizë të Ligjit të miratuar të Punës qysh në qershor të vitit 2011, ku ka listuar disa probleme. Pushimi i lehonisë ka ngjallur reagimet më të shumta - për shkak të formës dhe buxhetit të ndarë për të - ndjekur nga puna e paraparë për Inspektoratin e Punës, i cili kishte numër të pamjaftueshëm inspektorësh.

Pushimi i lehonisë konsiderohej si problem kryesor i këtij ligji qysh në fillimet e tij. Në vitin 2012, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka formuar një grup punues për ta rishikuar pushimin e lehonisë, mirëpo në fund kjo iniciativë ka dështuar.

Qeveritë pasardhëse kanë premtuar gjithashtu ndryshime në Ligjin e Punës - përfshirë në vitin 2019, kur Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj e ka çuar atë në Kuvend. Atëkohë është propozuar që pushimi i lehonisë dhe ai prindëror të rregulloheshin me ligj të veçantë.

Por, rrëzimi i Qeverisë dhe procesi vijues zgjedhor kanë bërë që as këtë herë ligji të mos ndryshohej. Pastaj, në vitin 2020, kur Lëvizja Vetëvendosje ka marrë pushtetin për herë të parë, Ligji i Punës është përfshirë në agjendën legjislative dhe është krijuar një grup punues. Por, sërish rrëzimi i Qeverisë dhe procesi zgjedhor e kanë ndërprerë këtë proces.

Lëvizja Vetëvendosje fitoi sërish zgjedhjet në vitin 2021 dhe këtë herë mori pushtetin e vetme, pa pasur nevojë të bëjë koalicion me ndonjë nga partitë e tjera të mëdha politike. Ajo sërish e përfshiu Ligjin e Punës në agjendën legjislative të viteve 2021, 2022 dhe 2023. Madje, në vitin 2022, përveç një Ligji të ri të Punës ishte synuar edhe ndryshimi i Ligjit për Inspektoratin e Punës dhe Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Në tetor të vitit 2022, Vesel Zhinipotoku, drejtor i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore në Inspektoratin e Punës, i ka thënë REL-it se “drafti i Ligjit të Punës tashmë është në ministri për të kaluar në procedurat e tjera ligjore”. Por, premtimet për ndryshimin e ligjit apo inicimin e një Ligji plotësisht të ri të Punës nuk u konkretizuan as në vitin 2024.

Sipas raportit të KDI-së për Ligjin e Punës, më 2 nëntor të vitit 2023 - gjatë një takimi me Kurtin dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) - Forumit Ekonomik të Grave i ishte thënë se projektligji i punës do të ishte i gatshëm për diskutim publik brenda pak javëve.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Qeverinë e Kosovës se pse në fund nuk u përfshi ky projektligj në agjendën legjislative për vitin 2024, por nuk mori përgjigje. Problemi kryesor shihet te barra që bie mbi shpatullat e bizneseve kosovare për pagesën e pushimit të lehonisë. Punëdhënësi parashihet ta paguajë 70 për qind të pagës së punëtorit për gjashtë muajt e parë, ndërsa Qeveria i mbulon tre muajt e ardhshëm në vlerën prej 50 për qind të pagës mesatare. Tre muajt e fundit të pushimit të lehonisë janë pa pagesë.

Përveç barrës mbi punëdhënësit, strukturimi i pushimit të lehonisë është kritikuar edhe pasi që nuk jep mundësi që edhe babai të ketë pushim prindëror. Aktualisht, ligji parasheh që babai t’i ketë dy ditë pushim me pagesë dhe e ka opsionin t’i marrë edhe dy javë pushim pa pagesë.

KDI-ja liston edhe disa probleme të tjera në këtë ligj, përfshirë: mbrojtjen e pamjaftueshme për punëtorët me orar të pjesshëm, mungesën e ndëshkimeve për punëdhënësit që nuk regjistrojnë punëtorët qysh në ditën e parë të punës dhe mundësitë që punëdhënësi t’i japë punëtorit kontratë të përkohshme në mënyrë të përsëritur për deri në dhjetë vjet.

Ligji kritikohet edhe si i “stërvjetërsuar”, pasi që nuk parasheh trende të reja, si puna nga shtëpia, puna hibride (nga shtëpia dhe nga zyra) dhe çështja e kontratave të punës për punëtorët e kompanive jashtë shtetit.

Ndryshime në këtë ligj ka rekomanduar edhe Bashkimi Evropian në Raportin e fundit të Progresit, të publikuar në fund të vitit 2023, në mënyrë që ky ligj të jetë në linjë me direktivat e BE-së. BE-ja specifikoi veçanërisht Direktivën për Balancimin mes Punës dhe Jetës, që synon ta përmirësojnë pushimin familjar dhe mundëson kushte më fleksibile të punës. Forumi Ekonomik i Grave ka paralajmëruar që, nëse kërkesat e tij nuk marrin vëmendjen e Qeverisë së Kosovës, “do të reagojë edhe me metoda të tjera”, por pa specifikuar se me çfarë./ REL

kosove ligji i punes

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!