Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Tarifa, të cilën BE-ja tha se po e vendos si kundërmasë kundër tarifave të administratës amerikane ndaj aluminit dhe çelikut, pritet të zbatohet nga 1 prilli.
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Bashkimin Evropian se do të vendosë 200 për qind tarifë ndaj verës, shampanjës dhe pijeve të tjera alkoolike evropiane, nëse blloku e zbaton tarifën e propozuar ndaj uiskit amerikan. Tarifa, të cilën BE-ja tha se po e vendos si kundërmasë kundër tarifave të administratës amerikane ndaj aluminit dhe çelikut, pritet të zbatohet nga 1 prilli. Por, Trump u zotua të enjten për përshkallëzimin e luftës tregtare, nëse BE-ja nuk heqë dorë nga synimi i saj për vendosjen e tarifës prej 50 për qind ndaj uiskit amerikan.
“Nëse kjo tarifë nuk hiqet menjëherë, SHBA-ja do ta vendosë shpejt një tarifë prej 200 për qind ndaj të gjitha verërave, shampanjës dhe produkteve alkoolike që vijnë nga Franca dhe vendet e tjera të BE-së”, shkroi Trump në rrjetet sociale.
“Do të jetë shumë mirë për biznesin e verës dhe shampanjës në SHBA”, shtoi ai.
Presidenti republikan la të kuptohej të mërkurën se e ka ndër mend ta ndërmarrë një veprim të tillë.
“Natyrisht se do të përgjigjem”, tha Trump për gazetarë në Zyrën Ovale të mërkurën.
Trump, duke njoftuar për tarifat ndaj aluminit dhe çelikut të mërkurën, i sfidoi haptazi aleatët e SHBA-së, dhe u zotua se do ta rikthejë pasurinë e “vjedhur” nga vendet e tjera. Ai ka vendosur tarifa ndaras ndaj Kanadasë, Meksikës dhe Kinës, dhe ka ndër mend gjithashtu të vendosë taksa ndaj importeve nga Bashkimi Evropian, Brazili dhe Koreja e Jugut, duke vendosur tarifa “reciproke” nga 2 prilli.
Tarifat e SHBA-së prekin tregtinë në vlerë 25.6 miliardë euro në BE, ndërsa blloku u përgjigj me një paketë masash në vlerë të përgjithshme prej 26 miliardë eurosh ndaj mallrave amerikane, të cilat do të vendosen në dy faza. Faza e parë, nga 1 prilli, godet produktet klasike amerikane, si uiski burbon, xhinse, dhe motoçikleta Harley-Davidson, të gjitha këto në vlerë të 8 miliardë eurove.
Pakoja e dytë e tarifave, e propozuar të futet në fuqi më 13 prill, megjithatë, duhet të marrë pelqëimin e shumicës së kualifikuar të vendeve anëtare të BE-së. Kjo pako prek mallrat si, produktet bujqësore, tekstilin, pajisjet shtëpiake dhe plastiken, në vlerë të përgjithshme prej 18 miliardë eurove. Diplomatët me të cilët ka folur Radio Evropa e Lirë besojnë se ekziston një shumicë e tillë, pasi blloku është bërë gjithnjë e më i zemëruar me administratën amerikane./ REL
pamje nga bllokada SERBI -Një grup prej rreth njëqind personash të panjohur u mblodhën para hyrje në zyrave të televizionit N...
Foto ilustruese KREMLIN- Përpjekjet e administratës amerikane për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukr...
foto ilustruese RUSI- Një ndihmës i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin, ka refuzuar çdo armëpushim të përkohsh&eu...
donald trump SHBA- Goditja e parë në një luftë tregtare transatlantike ka ndodhur më 12 mars, duke e hapur edhe një fort tjet...
Foto ilustruese SHBA- Një problem në platformën e lëshimit bëri që SpaceX të shtyjë një fluturim drejt Stacion...
BRAZIL - Tre kriminelë të armatosur hynë në Globo Studios, që ndodhet në pjesën perëndimore të Rio de Janeiro, Br...
Kulla e Parisit e veshur me Hixhab PARIS - Një video reklamuese e kompanisë holandeze të veshjeve Merrachi e cila paraqet Kullën E...
Britani - Qeveria e Keir Starmer thirri sot ambasadorin rus në Londër për të protestuar ndaj njoftimit të fundit se dy diplomatë...
Donald Trump SHBA- Në fjalimin e tij të parë si kryeministër i emëruar i Kanadasë, Mark Carney dha atë që v&e...
Foto ilustruese RUMANI - Ish kryeministri Victor Ponta shpalli sot hyrjen në garën presidenciale të Rumanisë, ndërsa e djathta eks...