LIVE UPDATES
Bota

Rusia synon të mbajë kontrollin e territoreve të pushtuara ukrainase

Pas mbi tre vitesh luftime, sipas agjencisë së pavarur të lajmeve Mediazona, më shumë se 95 mijë rusë kanë humbur jetën. Por, kjo nuk po e pengon Kremlinin të vazhdojë luftën.

13 Mars 2025, 14:45 Nga N.F
Rusia synon të mbajë kontrollin e territoreve të pushtuara
Foto ilustruese

KREMLIN- Përpjekjet e administratës amerikane për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë po i bëjnë presion Kremlinit. Por Moska ka bërë disa përparime të konsidrueshme territoriale dhe disa në Rusi thonë se janë gati të mos bëjnë lëshime për asgjë.

Këtë javë Moska u përball me një nga sulmet më të mëdha ukrainase me dronë që nga fillimi i luftës, ku tre persona u vranë dhe 17 u plagosën. Shumë banorë të Moskës po përpiqen ta injorojnë luftën.

Por shumë të tjerë shpresojnë se negociatat për paqe mes Kremlinit dhe administratës së re amerikane të mbyllen me një rezultat që rusët e konsiderojnë fitore. Zyrtarët thonë se qëllimi është njohja ndërkombëtare e kufijve të rinj që janë marrë me forcë nga ushtria ruse.

“Është e qartë se do të ketë një zgjidhje dypalëshe mes nesh dhe Kievit. Duhet të arrihet një traktat paqeje që do të legalizonte kufijtë e rinj të Rusisë dhe kufijtë post-sovjetikë të Ukrainës”, thotë ish Ambasadori rus Alexander Kramarenko.

Shumë në Moskë po festojnë tashmë për skenarin e ri gjeopolitik, para përfundimit të konfliktit.

“Kjo është një fitore e vërtetë. Mund të hapni shampanjën. Ne nuk mund të humbasim. Rusia duhet të vazhdojë ofensivën, sepse Shtetet e Bashkuara nuk kanë hequr dorë nga ambiciet e tyre. Po, ata kanë frikë nga ne, por kjo nuk do të thotë se ata kanë braktisur idenë e tyre për një perandori botërore”, thotë Yevgeny Fyodorov, anëtar i Dumës ruse.

Pas mbi tre vitesh luftime, sipas agjencisë së pavarur të lajmeve Mediazona, më shumë se 95 mijë rusë kanë humbur jetën. Por, kjo nuk po e pengon Kremlinin të vazhdojë luftën. Në një takim me gratë dhe nënat e ushtarëve të vrarë, Presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk do të ketë lëshime.

“Nuk do ta bëjmë këtë. Ne duhet të zgjedhim vetë një version të botës që na përshtatet dhe që do të siguronte paqen për vendin tonë, për një perspektivë të gjatë historike”, tha ai.

Kritikët e Putinit mund të flasin vetëm nga mërgimi. Ata thonë se Kremlini mund të bëjë lëshime, por sipas tyre, heqja dorë nga ambiciet territoriale nuk është në tryezë.

“Kompromise mund të paraqiten për disa çështje të tjera, që lidhen me mënyrën se si do të duket siguria ukrainase pas luftës. Moska dëshiron të jetë pjesëmarrëse në këto punime dhe të tregojë se çfarë mund të bëhet dhe çfarë jo”, thotë drejtori i Institutit “Riddle Russia”, Anton Barbashin.

Zyrtarët rusë po presin të takohen me zyrtarët amerikanë, pas bisedimeve midis ekipeve negociuese të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Arabinë Saudite. Deri tani, hollësitë e takimit nuk janë bërë të ditura./ VOA

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës