Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili tha se për këtë do të diskutohet në koordinimin ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, si përfaqësues i qeverisë.
MAQEDONIA E VERIUT- Ditën e Hënë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të diskutohet se kur do të mund të mbahet seanca plenare për Informacionin për përmbajtjen e propozimit–kornizën negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të propozuar nga Presidenca e Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor 2022.
Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili tha se për këtë do të diskutohet në koordinimin ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, si përfaqësues i qeverisë.
“Të hënën kemi një koordinim, ku do të marrë pjesë edhe përfaqësuesi i qeverisë dhe do të diskutojmë. Do të bëhet një vlerësim. Materiali ka ardhur në Kuvend, por seanca për ribalancin e buxhetit duhet të fillojë të hënën”, tha Xhaferi.
Ai sqaroi se seanca plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës për ribalancin e buxhetit duhet të zgjasë më së shumti pesë ditë dhe është caktuar sipas afateve, por nëse është e nevojshme do të ndërpritet dhe do të caktohet seancë e re në të cilën në rend dite do të ishte Informacioni i dërguar nga Qeveria.
Duke e marrë parasysh se në Kuvend ishte dërguar vetëm Informacioni dhe jo edhe dokumenti i propozimit francez, Xhaferi tha se të gjitha dokumentet tashmë janë publikisht të hapura dhe secili mund t’i shohë.
Më 30 qershor, qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi një propozim të modifikuar nga presidenca franceze, pas së cilës filloi një proces konsultimi, fillimisht me qeverinë dhe partnerët e koalicionit, e më pas me presidentin, parlamentin, opozitën, si dhe me sektorin civil. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi se propozimi i modifikuar përfshin vërejtjet dhe qëndrimet e konstruktuara qartë të palës maqedonase, parasheh një pranim të qartë dhe pa mëdyshje të gjuhës maqedonase, si dhe atë që protokolli me Bullgarinë të mos jetë pjesë e kornizës negociuese.Presidenti francez, Emmanuel Macron, presidenca e të cilit hartoi propozimin, beson se me propozimin është gjetur një zgjidhje kompromisi për të dyja palët.Propozimi francez është një dokument që duhet të çojë në heqjen e vetos 2-vjeçare të Bullgarisë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.
Shinzo Abe JAPONI- Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u qëllua me armë gjatë një aktiviteti zgjedhor në prefekturën Nar...
vagone treni,Finlande FINLANDË- Në përgjigje të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë Finlanda konfiskoi 865 vagonë mall...
Facebook, Instagram IRLANDË- Autoriteti rregullator i Irlandës insiston në ngrirjen e dërgimit të të dhënave person...
Shinzo Abe JAPONI- Vrasja e ish-kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe ka tronditur mbarë botën e politikës dhe diplomacisë ku ...
Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të enjten se Ukraina nuk është e gatshme t'i dorëzojë...
Foto ilustruese ITALI- Dy vëllezër Samuele dhe Massimiiano Piccolo kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pë...
HAGË- Prindërit e ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi kanë ambërritur në Hagë, ku pritet të zhvi...
Shinzo Abe KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e ish-kryeministrit japonez...
JAPONI- Atentati me armë zjarri ndaj ish-kryeministrit japonez ka tronditur botën. Shinzo Abe, ndërroi jetë në spital, pasi u që...
LSDM MAQEDONIA E VERIUT- Partia e kryeministrit maqedonas Dimitar Kovaçevskit, LSDM ka reguar ndaj protestave të organizuara nga opozita n&eu...