4 Korrik 2022, 19:48
Nga d.a.
Lushtaku dhe Jashari
KOSOVË- Në seancën për caktimin e paraburgimit për ish-nënkryetarin e Skenderajt, Nuredin Lushtakut dhe të dyshuarve të tjerë për sulm ndaj policëve është përmendur edhe emri i ish-kryetarit të Skenderajt, Bekim Jasharit.
Pas dorëzimit të Lushtakut në Polici, është duke u mbajtur seanca e paraburgimit në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj tij dhe të dyshuarve tjerë për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka përpunuar kërkesën e paraburgimit ku ka thënë se ka kërkuar masën e paraburgimit për shkak se sipas saj, të njëjtit së bashku kanë kryer veprën penale.
“Sipas prokurorisë pas përleshjes që familja Lushtaku kishte pasur me zyrtarët policor, Nuredin Lushtaku, ish-nënkryetari i Skenderajt, ia kishte dërguar armën e policit Enver Berisha, ish-kryetarit të komunës Bekim Jasharit e pastaj ky i fundit e kishte dorëzuar në Polici”, thuhet në raportim.
Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dyshohet se u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë gjatë një kontrolli nga organet e rendit. Dy policët u dërguan për trajtim në spital, ndërsa Lushtaku u mor në pyetje. Ai i mohoi akuzat për plagosje, duke shtuar se efektivët janë përleshur me njëri-tjetrin e se dëshmitarë kishte vëllezërit dhe djemtë e tij.
nuredin lushtaku bekim jashari plagosen 2 police ne kosove
Bota
4 Korrik 2022, 19:16
d.a.
KOSOVË- Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës njëkohësisht dhe nënkryetari i Skenderaj, Nuredin Lushtaku, pasi u dorëzua nv poli...
Bota
4 Korrik 2022, 18:51
d.a.
Kulla Eiffel
FRANCË- Kur u përfundua në 1889, Kulla Eifel,Zonja e Hekurt e Parisit, pritej të qëndronte për 20 vjet përp...
Bota
4 Korrik 2022, 18:47
d.a.
Denys Shmyhal
UKRAINË-Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal përsëriti nevojën për ndihmë financiare në fjalimin e tij n&e...
Bota
4 Korrik 2022, 18:32
d.a.
Dmitry Kopylov
RUSI- Një pedofil është dënuar me 19 vjet burg për rrëmbimin e një djali shtatë vjeçar teksa ...
Bota
4 Korrik 2022, 18:27
I,a,d,a
Sulmi ne SHBA
SHBA- Gjashtë persona u vranë dhe 24 të tjerë u plagosën kur një person i armatosur filloi të që...
Bota
4 Korrik 2022, 18:21
d.a.
Fëmijët në Nigeri
NIGERI- Dhjetra njerëz që po mbaheshin në një bodrum kishe në Nigeri ndërsa prisnin 'ardhjen...
Bota
4 Korrik 2022, 18:03
d.a.
EasyJet
SPANJË- Një fluturim easyJet nga Londra në Menorca u shoqërua nga një avion luftarak i Forcave Ajrore Spanjolle pasi u zbu...
Bota
4 Korrik 2022, 17:57
d.a.
Vlora Çitaku
KOSOVË- Kosova njihet si një nga vendet më pro amerikane në botë, por ish-ambasadorja e Kosovës në S...
Bota
4 Korrik 2022, 17:51
d.a.
vendngjarja ne Holande
POLONI- Një polak, i dyshuar për organizimin e vrasjes së gazetarit të njohur holandez, Peter R. De Vries, u arr...
Bota
4 Korrik 2022, 17:46
e.k
Autori i sulmit
DANIMARKË- I dyshari kryesor i sulmit në një qendër tregtare në Copenhagen ku tre persona mbetën të vrar...