LIVE UPDATES
Bota

Prokuroria e BE-së kryen hetime lidhur me rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad

Pesëmbëdhjetë persona vdiqën dhe dy të tjerë u lënduan rëndë kur një strehë prej betoni u shemb në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024.

14 Mars 2025, 14:05 Nga E. D
Prokuroria e BE-së kryen hetime lidhur me rindërtimin e stacionit
foto ilustruese

BEOGRAD- Zyra e Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO) ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se po kryhen hetime lidhur me mundësinë e keqpërdorimit të fondeve të Bashkimit Evropian sa i përket rindërtimit të stacionit hekurudhor të Novi Sadit. Pesëmbëdhjetë persona vdiqën dhe dy të tjerë u lënduan rëndë kur një strehë prej betoni u shemb në stacionin hekurudhor më 1 nëntor 2024.

EPPO-ja tha se Prokuroria duhet të vendosë për ushtrimin e juridiksionit të saj kur keqpërdorimi lidhet me fondet e BE-së të alokuara për vendet joanëtare. Në mesin e këtyre vendeve është edhe Serbia, shtet kandidat për anëtarësim në BE.

Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) tha se prokuroria duhet të vendosë për ushtrimin e juridiksionit të saj kur mashtrimi lidhet me fondet e BE-së të alokuara për vendet joanëtare. Këto vende përfshijnë edhe Serbinë, e cila është një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Duke pasur parasysh që dëmtimi i interesave financiare të BE-së është një pjesë përbërëse e veprës penale të mashtrimit, kur ky dëm ndodh në Belgjikë ose Luksemburg [pasi fondet paguhen atje, ku ndodhen institucionet e BE-së], ekziston juridiksioni i atyre shteteve anëtare dhe, rrjedhimisht, edhe juridiksioni i EPPO-së, pavarësisht se ku ka ndodhur vepra penale, për shembull në territorin e një vendi të tretë”, tha EPPO-ja.

Kjo zyrë tha se asnjë detaj i hetimit nuk do të bëhet publik me qëllim që të mos rrezikohet ky proces. Tragjedia në Novi Sad shkaktoi shqetësim të madh në opinionin publik, teksa hetimet mbi shkaqet e shembjes së strehës po vazhdojnë. Incidenti ndodhi katër muaj pasi ishte mbajtur ceremonia e inaugurimit të rindërtimit të ndërtesës së stacionit hekurudhor, pas tre vjetësh të rikonstruktimit.

Projekti i rikonstruktimit ishte zhvilluar nga dega në Serbi e Korporatës Kineze për Dizjanim Hekurudhor nga Instituti i Transportit nga Serbia. Punimet e rikonstruktimit ishin kryer nga konzorciumi kinez, CRIC&CCCC, që përbëhet nga kompania kineze China Railway International Co. Ltd dhe China Communications Construction Company Ltd.

Kontrata e nënshkruar nga autoritetet serbe me partnerët kinezë për rikonstruktim nuk është publike. Disa raste hetimesh janë hapur për ngjarjen në Novi Sad. Në dhjetor, Zyra e Prokurorisë në Novi Sad ngriti aktakuzë ndaj 13 personave, të dyshuar për neglizhencë gjatë rikonstruktimit të strehës së betonit.

Në mesin e tyre janë edhe ish-ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Goran Vesiq, asistentja e tij, Anita Dimoski, dhe ish-drejtoresha e kompanisë publike për infrastrukturë, Jelena Tanaskoviq. Prokuroria Publike e Beogradit ndërkaq po heton procedurat sa i përket financimit të projektit të rinovimit të stacionit në Novi Sad.

Pas ngjarjes në Novi Sad, studentët kanë organizuar protesta masive në mbarë Serbinë si dhe kanë bllokuar punën në disa fakultete. Veç tjerash, ata po kërkojnë që të bëhen publike të gjitha dokumentet që lidhen me rikonstruktimin e stacionit hekurudhor. Përderisa përfaqësuesit qeveritarë pretendojnë se kërkesat e studentëve janë plotësuar, përfaqësuesit e një grupi të ekspertëve nga Universiteti i Beogradit mohojnë këto pretendime, teksa studentët po vazhdojnë protestat./REL

beograd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet