LIVE UPDATES
Bota

Prokurorët kërkojnë dënim me 6 vjet burg për ish-kryeministrin Berluskoni

Skandali mbi të ashtuquajturat festat “Bunga Bunga” kontribuoi në largimin e zotit Berluskoni nga posti i kryeministrit në vitin 2011, duke shënuar fundin e qeverisë së tij të katërt. Silvio Berluskoni, udhëheqës i partisë së qendrës së djathtë Forca Italia, u shpall i pafajshëm në atë rast dhe ai u deklarua i pafajshëm në gjyqin pasues të ryshfetit.

25 Maj 2022, 21:55 Nga DOSJA
Prokurorët kërkojnë dënim me 6 vjet burg për
Silvio Berluskoni

Prokurorët e Milanos të mërkurën kërkuan që ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni të dënohej me gjashtë vjet burg nën dyshimin se u kishte dhënë ryshfet dëshmitarëve në një rast prostitucioni me një të mitur në vitin 2013. Zoti Berluskoni akuzohet se ka paguar 24 persona, kryesisht të rinj të ftuar në festat e tij të mbrëmjes, për të gënjyer në një gjyq të mëparshëm, ku ai u akuzua se kishte paguar për marrëdhënie seksuale me një kërcimtare 17-vjeçare marokene në një klub nate.

Skandali mbi të ashtuquajturat festat “Bunga Bunga” kontribuoi në largimin e zotit Berluskoni nga posti i kryeministrit në vitin 2011, duke shënuar fundin e qeverisë së tij të katërt. Silvio Berluskoni, udhëheqës i partisë së qendrës së djathtë Forca Italia, u shpall i pafajshëm në atë rast dhe ai u deklarua i pafajshëm në gjyqin pasues të ryshfetit.

Avokati i zotit Berluskoni, Federico Cecconi, tha se ai nuk ishte i befasuar nga kërkesa e prokurorëve për burg dhe ai ishte i bindur se klienti i tij do të shpallej i pafajshëm.

"Ne besojmë se nuk është bërë asnjë krim", u tha ai gazetarëve.

Prokurorët kërkuan gjithashtu dënime nga një deri në gjashtë vjet për 27 të pandehur të tjerë në këtë rast.

Ne mesin e tyre është edhe kërcimtarja e klubeve të natës, Karima El Mahroug, e njohur më mirë në Itali me emrin e saj të skenës “Ruby the Heartstealer”, e cila prokurorët thanë se duhet të kalonte pesë vjet pas hekurave nën akuzat për marrje ryshfeti.

Prokurorët thanë se gjykata duhet të konfiskojë 10.8 milionë euro nga Berluskoni dhe 5 milionë euro nga El Mahroug, që pohohet se kanë qenë të përfshirë në skemën e dhënies së ryshfeteve dhe gjithashtu të sekuestrojë katër shtëpi në Milano që Berluskoni dyshohet se u ka ofruar atyre që pohohet se i ka paguar për të gënjyer.

Gjyqi i nisur në vitin 2017 do të rifillojë në qershor, kur mbrojtja do të paraqesë argumentet e saj. Vendimi i gjykatës pritet të shpallet në fund të shtatorit. Zoti Berlusconi, themeluesi i kompanisë mediatike “Mediaset MFEA.MI”, përballet me dy raste të tjera të ngjashme të ryshfetit në gjykatat në Romë dhe Siena.

Të tre gjyqet janë ndërprerë vazhdimisht për shkak të problemeve të shpeshta shëndetësore të manjatit 85-vjeçar. Ish-kryeministri Berluskoni fillimisht u shpall fajtor për pagesën për të kryer marrëdhënie seksuale me kërcimtaren El Mahroug, e cila në moshën 17-vjeçare konsiderohej e mitur nga ligji italian dhe u dënua me shtatë vjet burg. Vendimi u rrëzua në vitin 2014 nga një gjykatë e apelit, e cila vendosi se nuk kishte prova se ai e dinte moshën e saj.

Karriera e Berluskonit është shoqëruar me beteja të shumta ligjore dhe atij iu mor përkohësisht e drejta për të mbajtur një post politik pas një dënimi për evazion fiskal në vitin 2013, i cili ka skaduar prej kohësh./VOA

Sondazh

Poll

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare