LIVE UPDATES
Bota

Prokurorët gjermanë: Autori i sulmit vdekjeprurës u ndikua nga ideologjia e Shtetit Islamik

Një gjykatës në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Karlsruhe urdhëroi që 26-vjeçari Issa Al H. të mbahet në arrest, në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe mundësisë së ngritjes së akuzave ndaj tij, pasi prokurorët federalë thanë se ai mbështet ideologjinë radikale të grupit ekstremist Shtetit Islamik dhe se po vepronte mbi bazën e kësaj ideologjie kur goditi në mënyrë të përsëritur viktimat e tij në kokë dhe në pjesët e sipërme të trupit.

25 Gusht 2024, 22:04 Nga M.B
Prokurorët gjermanë: Autori i sulmit vdekjeprurës u ndikua nga
Arrestimi

GJERMANIA- Një gjykatë në Gjermani la në paraburgim një të ri sirian nën dyshimet për vrasje dhe pjesëmarrje në një organizatë terroriste, që lidhet me sulmin me thikë në qytetin Solingen, ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën 8 të tjerë, gjatë festivalit që shënonte 650 vjetorin e qytetit. Një gjykatës në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Karlsruhe urdhëroi që 26-vjeçari Issa Al H. të mbahet në arrest, në pritje të hetimeve të mëtejshme dhe mundësisë së ngritjes së akuzave ndaj tij, pasi prokurorët federalë thanë se ai mbështet ideologjinë radikale të grupit ekstremist Shtetit Islamik dhe se po vepronte mbi bazën e kësaj ideologjie kur goditi në mënyrë të përsëritur viktimat e tij në kokë dhe në pjesët e sipërme të trupit.

Vendimi erdhi pasi i dyshuari u dorëzua, duke thënë se ishte autori i sulmeve, siç njoftoi policia. Ai dyshohet edhe për vrasje në tentativë dhe plagosje të rëndë në trup, thanë prokurorët. Mbiemri i tij nuk u publikua në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë. I dyshuari u mor të dielën nga komisariati i policisë në Solingen për të dalë pasa gjykatës.

Ai "mbështet ideologjinë e organizatës së huaj terroriste Shteti Islamik" dhe në bazë të "bindjeve të tij radikale islamike" vendosi "të vriste në festival sa më shumë njerëz që të ishte e mundur që i konsideron jobesimtarë", tha zyra e prokurorit federal përmes një deklarate.

I dyshuari është një shtetas sirian i cili kishte aplikuar për azil në Gjermani, konfirmoi policia për agjencinë e lajmeve Associated Press. Agjencia gjermane e lajmeve DPA tha pa cituar një burim të posaçëm se kërkesa e tij për azil ishte refuzuar dhe se ai duhej të ishte dëbuar vitin e kaluar. Të shtunën, grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin, pa dhënë prova. Grupi Shteti Islamik tha përmes një publikimi në faqen e tij të lajmeve se sulmuesi kishte në shënjestër të krishterët dhe se autori i kreu sulmet të premten në mbrëmje "për t'u hakmarrë për myslimanët në Gazë dhe kudo".

Sulmi vjen mes debatit mbi emigracionin në prag të zgjedhjeve të shtatorit në rajonet e Saksonisë dhe Turingisë në Gjermani, ku partitë kundër imigracionit pritet të shënojnë rezultat të mirë. Në qershor, Kancelari Olaf Scholz u zotua se vendi do të fillonte përsëri dëbimin nga vendi të kriminelëve nga Afganistani dhe Siria pas një sulmi me thikë nga një emigrant afgan, që la të vdekur një punonjës policie dhe plagosi katër persona të tjerë.

Sulmi i së premtes shkaktoi tronditje në Solingen. Një qytet me rreth 160,000 banorë pranë qyteteve më të mëdha të Këlnit dhe Duseldorfit, Solingen-i po mbante një festival për të shënuar përvjetorin e tij. Festivali, i cili duhej të vazhdonte deri të dielën, u anulua. Në vend të festimeve, banorët u mblodhën për të mbajtur zi për të vdekurit dhe të plagosurit, duke vendosur lule dhe shënime pranë skenës së sulmit./ VOA

gjermania

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës