Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kandidati i pavarur për Shtëpinë e Bardhë, Robert F. Kennedy Jr. ka njoftuar mbështetjen për ish Presidentin Donald Trump.
SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump, mund të fitojë përkrahjen e një grupi votuesish të një kandidati tjetër që garon për Shtëpinë e Bardhë. Siç njofton nga Arizona, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti kandidati i pavarur Robert F. Kennedy Jr. njoftoi të premten mbështetjen e tij për ish Presidentin Donald Trump gjatë një tubimi në qytetin Glendale ku të dy bënë fushatë së bashku. Kandidati i pavarur për Shtëpinë e Bardhë, Robert F. Kennedy Jr. ka njoftuar mbështetjen për ish Presidentin Donald Trump. Kennedy u shfaq në një tubim në Arizona pranë kandidatit Trump.
“A doni një president që do ta mbajë vendin larg luftërave dhe që do të rindërtojë klasën e mesme?”, tha në tubim Kennedy.
Ata ndanë me publikun rastet tragjike që kanë përjetuar. Në muajin korrik zoti Trump u plagos gjatë një tentative për ta vrarë atë. Babai dhe xhaxhai i zotit Kennedy, Prokurori i Përgjithshëm Robert F. Kennedy dhe Presidenti demokrat John F. Kennedy, që të dy u vranë. Zoti Trump bëri një premtim.
“Pasi të zgjidhem, do të krijoj një komision të ri të pavarur për të hetuar tentativat për vrasje, i ngarkuar me publikimin e të gjitha dokumenteve të mbetura në lidhje me vrasjen e Presidentit Kennedy”, tha zoti Trump.
Kur Robert F. Kennedy shpalli kandidaturën si i pavarur, anëtarët e familjes dolën në fushatë kundër tij duke mbështetur dyshen demokrate për Shtëpinë e Bardhë.
“Rizgjidhni Biden dhe Harris”, u shpreh në atë kohë motra e zotit Kennedy, Kerry.
Kandidati Kennedy është një figurë e debatueshme që ka vënë në dyshim vaksinat, dhe ka mbështetur teoritë e konspiracionit për sulmin e 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara. Babai i zonjës Mary Jo O’Rurke ka punuar për Presidentin John Kennedy në vitet 1960.
“Jam mbështetëse e vendosur e Kennedit. Mendoj se është koha që kandidati Kennedy të tërhiqet nga gara dhe të shijojë pjesën tjetër të jetës së tij”, tha mbështetësja e zonjës Harris.
Partia Demokrate pretendon përmes një deklarate se sondazhet tregojnë se “një pjesë e vogël e votuesve që mbështesin zotin Kennedy po ndahen mes Nënpresidentes Harris dhe republikanit Trump”. Disa analistë thonë se mbështetësit e zotit Kennedy mund të mos votojnë fare. Të tjerët parashikojnë një mbështetje afatshkurtër për zotin Trump.
“E ndihmon paksa Donald Trumpin. Në përgjithësi do të jetë një garë e ngushtë mes dy kandidatëve, dy partive. Vota e të pavarurve do të ketë rëndësi vetëm në shtetet fushëbetejë”, thotë John Fortier nga Instituti American Enterprise.
Mbështetësit e Trump e mirëpresin vendimin e zotit Kennedy.
“Ata po tregojnë se partia e xhaxhait dhe babait të tij, e familjes Kennedy, nuk është më e njëjta parti”, thotë Karen Preul, mbështetëse e kandidatit Trump.
“Shohim dy amerikanë që qëndrojnë së bashku dhe në të vërtetë duan atë që është më e mira për ne”, thotë Nathaniel Parson një mbështetës republikan.
Në të kaluarën, të dy ata e kanë kritikuar ashpër njëri-tjetrin. Por siç është vënë re gjatë këtij viti zgjedhor, armiqtë e dikurshëm ndryshojnë qëndrimin kur largohen nga gara./ VOA
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Ekziston frika në mesin e libanezëve për sa i përket situatës në vendin e tyre. Mediat e...
Foto ilustruese GREQIA- Rasti i përdhunimit të një të miture nga një 44-vjeçar në Colonos të Greqisë ka...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, (djathtas) dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, para takimit të tyre në Kiev, Ukrainë...
Sulmet UKRAINË- Së paku nëntë njerëz janë plagosur në rajonet Harkiv dhe Donjeck të Ukrainës, pasi forcat ruse...
PAKISTAN- Së paku 35 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve ...
UKRAINË- Pesë persona vdiqën nga bombardimet ukrainase në rajonin kufitar të Belgorodit në Rusi, thanë zyrtarët të...
IZRAEL- Izraeli nisi një valë sulmesh ajrore gjithandej Libanit jugor të dielën herët, në atë që tha se ishte një...
FRANCË- Policia franceze e ka arrestuar një të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në një sinagogë në ...
UKRAINË- Së paku nëntë njerëz janë plagosur në rajonet Harkiv dhe Donjeck të Ukrainës, pasi forcat ruse kryen sul...
Fotoja KINË- Një video u bë virale ditët e fundit ku tregohej jo një, jo dy, por shtatë diell në qiell në perë...