LIVE UPDATES
Bota

“Projekti Dinamo” shpëton shtetasit amerikanë në Ukrainë

Zoti Alexandrov ishte mbajtur rob nga forcat ruse në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson për më shumë se një muaj.

17 Qershor 2022, 22:44 Nga DOSJA
“Projekti Dinamo” shpëton shtetasit amerikanë në
Ukraine

UKRAINË- Shpëtimi i civilëve të të gjitha kombësive nga zonat më të rrezikshme të luftës në Ukrainë është misioni i organizatës jofitimprurëse amerikane, Projekti Dinamo. Së fundmi, kjo organizatë shpëtoi një amerikan që po mbahej rob nga trupat ruse.

Këto pamje tregojnë misionin e shpëtimit të banorit të Miçiganit Kirillo Alexandrov, bashkshortes dhe vjehrrës së tij. Zoti Alexandrov ishte mbajtur rob nga forcat ruse në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson për më shumë se një muaj.

“Më dy prill u arrestova nga ushtria ruse. Ata erdhën në shtëpinë time ndërsa unë po lahesha. Më rrahën ndërsa isha në pranga. Ata ushtruan dhunë ndaj bashkëshortes sime. Krijuan një skenë të rreme ekzekutimi, më rrahën më shumë dhe më mbajtën në një qeli për tridhjetë e shtatë ditë.”

Zoti Aleksandrov u akuzua në mënyrë të rreme nga ushtarët rusë se ishte spiun, thonë anëtarët e organizatës Projekti Dinamo, të cilët e shpëtuan atë.

"Ai u trajtua në këtë mënyrë vetëm sepse ishte shtetas amerikan", thotë Bryan Stern, bashkëthemelues i Projektit Dinamo.

Tani, pas operacionit të shpëtimit taktik të kryer nga Projekti Dinamo, Alexandrov dhe familja e tij janë të lirë.

Projekti Dinamo është një organizatë private evakuimi me qendër në Florida, e cila financohet nga donatorë. Ajo u themelua nga disa persona, të cilët kanë shërbyer në ushtrinë amerikane, për të shpëtuar amerikanët dhe aleatët e tyre nga Afganistani gjatë tërheqjes së Shteteve të Bashkuara në vitin 2021.

Ndërsa vazhdon operacionet në Afganistan, Projekti Dinamo ka punuar në Ukrainë që nga fillimi i shkurtit, thotë Bryan Stern, një veteran i ushtrisë amerikane.

Ne i japim përparësi personave në rrethana të vështira, si atyre që janë në Mariupol, ose atyre që janë arrestuar nga rusët nën dyshimet se janë ‘spiun’. Ne i japim përparësi foshnjave dhe fëmijëve. Pra, ka shumë bebe që lindin në Ukrainë nga nëna surrogate. Ato nuk mund të pajisen me pasaportë sepse janë bebe dhe prindërit e tyre nuk janë me ta.”

Zoti Stern thotë se në mbi 60 misione organizata e tij ka arritur të shpëtojë mbi 700 njerëz të kombësive të ndryshme.

Për rastin e zotit Alexandrov, Bryan Stern thotë se kishin marrë informacione se ai pritej të ekstradohej në Moskë, ku do të përballej me burgim për më shumë se 20 vjet.

Kirillo Alexandrov është mirënjohës që u shpëtua.

“Kur u lirova, përjetova lehtësimin më të madh që kam ndjerë ndonjëherë në jetën time. Isha jashtëzakonisht i lumtur që pashë familjen time, nënën time, të cilën nuk e kisha parë për pothuaj një vit. Familja ime dhe unë jemi gjallë për shkak të punës së zotit Bryan dhe ekipit të tij.”

Rusia mohon të ketë vënë në shënjestër civilët. Por zoti Stern thotë se Projekti Dinamo tani është në diskutime me OKB-në, Gjykatën Penale Ndërkombëtare, dhe qeverinë amerikane në lidhje me abuzimin që Aleksandrov dhe familja e tij pësuan në duart e ushtarëve rusë.

Marrë nga VOA

kirillo alexandrov bryan stern lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet