12 Maj 2026, 20:37
Nga E.d
Foto ilustruse
Prodhuesit europianë të automjeteve janë përballur me mbi 8 miliardë euro kosto shtesë që prej vendosjes së tarifave të reja amerikane nga Presidenti Donald Trump, ndërsa industria po përgatitet për një përshkallëzim të ri të luftës tregtare mes SHBA-së dhe Bashkimit Europian.
Sipas një analize të publikuar nga Financial Times, humbjet bazohen në deklaratat publike të drejtuesve të kompanive si Volkswagen, BMW, Mercedes-Benz, Stellantis dhe Volvo Cars dhe mbulojnë vitin 2025 dhe tre muajt e parë të vitit 2026.
SHBA-ja rriti tarifat për makinat europiane nga 2.5% në 27.5% në prill të vitit të kaluar, si pjesë e paketës së gjerë tarifore të Trump. Më pas, pas një marrëveshjeje tregtare SHBA-BE në gusht, tarifa u ul në 15%, por ndikimi financiar mbi prodhuesit mbeti i rëndë.
Sipas Financial Times, Volkswagen ka paralajmëruar për rreth 4 miliardë euro kosto shtesë vetëm këtë vit, ndërsa BMW ka raportuar humbje prej rreth 2.1 miliardë eurosh dhe Mercedes-Benz rreth 1.3 miliardë euro.
Situata mund të përkeqësohet edhe më tej. Trump ka kërcënuar se do të rikthejë tarifën 25% për automjetet europiane nëse BE-ja nuk zbaton plotësisht marrëveshjen tregtare të vitit të kaluar.
Segmenti më i goditur pritet të jetë ai i makinave luksoze europiane, pasi markat gjermane varen shumë nga eksportet drejt tregut amerikan. Industria europiane e automobilëve po përballet njëkohësisht edhe me presionin nga konkurrenca kineze në makinat elektrike, kostot e transformimit drejt elektrifikimit dhe dobësimin e kërkesës globale.
Komisioni Europian ka deklaruar se do të mbajë “të gjitha opsionet të hapura” për të mbrojtur interesat e BE-së, ndërsa analistët paralajmërojnë se tarifat e reja mund të detyrojnë kompanitë të rrisin çmimet ose të zhvendosin më shumë prodhim në SHBA për të shmangur kostot doganore./Monitor
8 miliardë euro donald trump be
Bota
12 Maj 2026, 20:21
E.d
Zubir Ahmed
ANGLI- Ministri i Shëndetësisë, Zubir Ahmed është bërë aleati i fundit i Streeting i cili ka dhënë...
Bota
12 Maj 2026, 19:55
E.d
Christian Schmidt
Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në Bosnje konfirmoi të hënën se politikani gjerman Chris...
Bota
12 Maj 2026, 18:14
E.d
Ushtarë të NATO-s dhe Serbisë
NATO-ja dhe ushtria e Serbisë i kanë filluar stërvitjet e para të përbashkët ush...
Bota
12 Maj 2026, 17:45
E.d
Donald Trump
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka mohuar se presidenti amerikan Donald Trump, kishte rënë në gjumë gjatë nj&eu...
Bota
12 Maj 2026, 17:00
E.d
Një imazh satelitor që tregon lëvizjen e anijes në Ngushticën e Hormuzit
IRANI- Irani e ka zgjeruar përkufizimin e tij t&eum...
Bota
12 Maj 2026, 16:35
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Siguria rreth sheshit historik Tiananmen të Pekinit është rritur prej ditësh, me thashetheme në mediat social...
Bota
12 Maj 2026, 13:08
E.d
Foto ilustruse
IZRAELI- Izraeli ka miratuar një ligj të ri për të vendosur dënimin me vdekje dhe për të zhvilluar gjyqe ...
Bota
12 Maj 2026, 14:54
D.S
SPANJË- Përpjekjet për të përmbajtur shpërthimin e fundit të hantavirusit "nuk kanë mbaruar ende", tha ...
Bota
12 Maj 2026, 14:27
G.M
Eurovizion
AUSTRI- Eurovision, konkursi vjetor ndërkombëtar i muzikës i ndjekur dhe i adhuruar nga miliona shikues në të gjith&eum...
Bota
12 Maj 2026, 14:20
E.d
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping
Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping...