LIVE UPDATES
Bota

Presioni i shtuar nga BE, media ruse: Serbia është pranë vendosjes së sanksioneve ndaj vendit tonë

Perëndimi jo vetëm shtoi presionin ndaj Beogradit, duke kërkuar t'i bashkohet sanksioneve kundër Federatës Ruse, por për herë të parë e lidhi këtë çështje me vazhdimin e negociatave për integrimin e Serbisë në BE.  Kjo solli disa ndryshime në qëndrimin e liderëve serbë ku zëvendëskryeministrja Zorana Mihajlovic akuzoi Rusinë për "një luftë pushtuese" dhe foli në favor që Serbia "të vendosë dhe të koordinojë politikën e saj me BE".

17 Tetor 2022, 15:52 Nga d.a.
Presioni i shtuar nga BE, media ruse: Serbia është pranë
Vucic

SERBI- Pas vendosjes nga ana e BE dhe SHBA të paketës së gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë presionet ndaj Serbisë për tu bashkuar janë shtuar së tepërmi.

Sipas medias ruse Kommersant, në një artikull të publikuar së fundmi shprehet se Perëndimi jo vetëm shtoi presionin ndaj Beogradit, duke kërkuar t'i bashkohet sanksioneve kundër Federatës Ruse, por për herë të parë e lidhi këtë çështje me vazhdimin e negociatave për integrimin e Serbisë në BE.  Kjo solli disa ndryshime në qëndrimin e liderëve serbë ku zëvendëskryeministrja Zorana Mihajlovic akuzoi Rusinë për "një luftë pushtuese" dhe foli në favor që Serbia "të vendosë dhe të koordinojë politikën e saj me BE". Ajo nuk përjashtoi vendosjen e sanksioneve anti-ruse nga Beogradi dhe presidenti Aleksandër Vuçiç. 

Javën e kaluar, komiteti i politikës së jashtme të Parlamentit Evropian kërkoi që të lidhet vazhdimi i negociatave për integrimin e Serbisë në BE me pranimin e Beogradit në sanksione kundër Federatës Ruse dhe sipas saj ky presion i përëdnimit ka filluar të ketë efekt pasi javën e kaluar, Serbia mbështeti një rezolutë të OKB-së që dënon Federatën Ruse për mbajtjen e referendumeve dhe bashkimin e katër rajoneve të Ukrainës. Ka ndryshuar edhe retorika e liderëve serbë.

Nuk kam asnjë dilemë për qëndrimin serb. Vendi i Serbisë është në Evropë. Zyrtarisht apo jo, drejtpërdrejt apo tërthorazi, Serbia deklaron se po shkojmë drejt integrimit evropian. Prandaj, ne duhet të koordinojmë politikën tonë me BE-në... Askush nuk thotë se nuk do të kemi më miq në Federatën Ruse, por, nga ana tjetër, politika e saj është praktikisht grabitqare dhe kjo nuk mund të mbështetet”, tha Zëvendëskryeministrja, Zorana Mihajloviç, duke sqaruar se vendimin për sanksione ndaj Federatës Ruse do ta marrë qeveria e re e vendit, e cila duhet të formohet deri në fund të tetorit.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk përjashton vendosjen e më shumë sanksioneve anti-ruse nga Beogradi pasi duke iu drejtuar kombit javën e kaluar, ai tha se "Beogradi do të mbajë qëndrimin e tij aktual për të mos vendosur sanksione kundër Rusisë derisa dëmi ndaj Serbisë të bëhet dukshëm më i madh dhe derisa ne të duhet të pranojmë një realitet tjetër".

Më parë, Vuçiç nuk ka bërë deklarata të tilla dhe burimet e Kommersant, të njohur me pozicionin e udhëheqjes serbe, tërhoqën vëmendjen për faktin se pas takimit të presidentit me ambasadorin rus në Beograd Alexander Botsan-Kharchenko një ditë më pas, mesazhi nga shërbimi i shtypit presidencial ishte "jashtëzakonisht i lezetshëm" dhe nuk përmbante garanci tradicionale se sanksionet nuk do të vendosen kundër Rusisë vëllazërore.

aleksander vucic sanksionet ndaj rusise marredheniet serbi-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet