5 Nëntor 2025, 17:33
Nga E.d
Presidenti rus Vladimir Putin
MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar zyrtarët e tij të lartë, të hartojnë propozime mbi testimet e mundshme të armëve bërthamore. Kjo erdhi pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha javën e kaluar se në SHBA-të do të rifillonin teste bërthamore. Presidenti i Rusisë, Vladmir Putin tha se Rusia gjithmonë i është përmbajtur në mënyrë strikte detyrimeve të saj sipas Traktatit Gjithëpërfshirës për Ndalimin e Testeve Bërthamore. Por, nëse Shtetet e Bashkuara ose ndonjë fuqi bërthamore teston një armë të tillë, atëherë edhe Rusia do ta bëjë këtë.
Ministri i Mbrojtjes Andrei Belousov i tha Putinit se vërejtjet dhe veprimet e fundit nga Shtetet e Bashkuara nënkuptojnë se ishte e këshillueshme të përgatiteshin menjëherë për teste bërthamore në shkallë të plotë. Mediat e huaja shkruajnë se Belousov tha se vendi i testimit në Arktik i Rusisë në Novaya Zemlya, mund të presë teste të tilla me një njoftim të shkurtër.
"Po i udhëzoj Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, shërbimeve speciale dhe agjencive civile përkatëse që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të mbledhur informacione shtesë mbi çështjen. Ta analizojnë atë në Këshillin e Sigurimit dhe të bëjnë propozime të dakorduara mbi fillimin e mundshëm të punës për përgatitjen e testeve të armëve bërthamore", tha Putin.
Shtetet e Bashkuara e testuan për herë të fundit në vitin 1992, Kina dhe Franca në vitin 1996 dhe Bashkimi Sovjetik në vitin 1990. Rusia post-sovjetike, e cila trashëgoi arsenalin bërthamor sovjetik, nuk e ka bërë kurrë këtë./Dosja.al
donald trump vladimir putin rusi
Bota
5 Nëntor 2025, 17:06
M.L
Zohrab Mamdani
SHBA- Zgjedhja e Zohrab Mamdanit për kryebashkiak të qytetit të Nju Jorkut nuk është vetëm...
Bota
5 Nëntor 2025, 16:17
M.L
Kombet e Bashkuara kritikuan mungesën e llogaridhënies lidhur me shembjen e strehës së betonit në stacionin hekurudhor në Novi S...
Bota
5 Nëntor 2025, 14:51
E. D
foto ilustruese
BRUKSEL- Aeroporti kryesor i kryeqytetit të Belgjikës pritet ta rifillojë punën të mërkurën, pasi ndalo...
Bota
5 Nëntor 2025, 14:46
E. D
Volker Turk
SERBI- Kombet e Bashkuara kritikuan mungesën e llogaridhënies lidhur me shembjen e strehës së betonit në stacionin hek...
Bota
5 Nëntor 2025, 13:35
I.A
Rama Dwaji
SHBA- Pas vitesh, Gracie Mansion, rezidenca zyrtare e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, do të ketë një zon...
Bota
5 Nëntor 2025, 10:54
E. D
Alex Soros
SHBA- Miliarderi i krahut të majtë, Alex Soros, djali i filantropit miliarder George Soros, ka deklaruar se kishte votuar pë...
Bota
5 Nëntor 2025, 10:36
I.A
Zohran Mamdani
SHBA- Zgjedhja e Zohran Mamdanit si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut të martën u festua nga disa udhëheqës h...
Bota
5 Nëntor 2025, 10:18
E. D
foto ilustruese
BOSNJE HERCEGOVINA- Njëmbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetë dhe më shumë se 30 të tjerë j...
Bota
5 Nëntor 2025, 09:49
E. D
Zohran Mamdani
SHBA- I riu “socialist demokrat” Zohran Mamdani, i cili u zgjodh kryetar bashkie i Nju Jorkut të martën, ka mbajt...
Bota
5 Nëntor 2025, 09:07
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, dëshiron t'i përgatisë më mirë nxënësi...