Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...

Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryeministri armen Nikol Pashinyan nuk pritet të marrë pjesë, në një kohë kur marrëdhëniet e Jerevanit me Moskën janë përkeqsuar, mes akuzash të ndërsjella.
RUSI- Presidenti Vladimir Putin mbërriti të enjten në Kirgistan, një vizitë e rrallë jashtë vendit për udhëheqësin rus, i cili u padit në fillim të këtij viti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare nën akuzat për krime lufte në Ukrainë.
Zoti Putin u takua me Presidentin e Kirgistanit Sadyr Japarov dhe pritet të marrë pjesë të premten në një takim të nivelit të lartë të atij që njihet si Komonuelthi i Shteteve të Pavarura, me vend mikpritës Kirgistanin. Në takim do të marrin pjesë gjithashtu udhëheqësit e Azerbajxhanit, Bjellorusisë, Kazakistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.
Kryeministri armen Nikol Pashinyan nuk pritet të marrë pjesë, në një kohë kur marrëdhëniet e Jerevanit me Moskën janë përkeqsuar, mes akuzash të ndërsjella.
Kjo shënon herën e parë këtë vit që zoti Putin udhëton jashtë Rusisë dhe territoreve ukrainase që kontrollohen nga Moska. Në fillim të këtij viti, ai vizitoi rajonet pjesërisht të pushtuara të Ukrainës, Donetskun, Luhanskun, Khersonin, si dhe Gadishullin e aneksuar të Krimesë.
Në mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti ndaj Presidentit rus Putin lidhur me dëbimin e fëmijëve nga Ukraina. Vendet që kanë nënshkruar dhe ratifikuar atë që njihet si statuti i Romës, mbi bazën e të cilit u krijua kjo gjykatë, janë të detyruara të arrestojnë udhëheqësin rus, nëse ai shkel në territorin e tyre.
Ky vendim detyroi zotin Putin të anashkalonte një takim ekonomik në Afrikën e Jugut në muajin gusht dhe po kështu tensionoi edhe më tej lidhjet e Moskës me Armeninë, pasi kjo e fundit vendosi të ratifikoje statutin e Romës në fillim të këtij muaji. Megjithatë zyrtarët armenë janë përpjekur të sigurojnë Kremlinin, se udhëheqësi rus nuk do të arrestohej nëse do të hynte në Armeni.
Rusia thotë se nuk e njeh juridiksionin e gjykatës dhe e konsideron urdhrin e gjykatës të pavlefshëm.
Kirgistani nuk e ka nënshkruar statutin e Romës. Në Azinë Qendrore është vetëm Taxhikistani që e ka bërë një gjë të tillë. Zoti Putin udhëtoi në të dy vendet vitin e kaluar pas sulmit në Ukrainë mes një izolimi ndërkombëtar në rritje. Ai vizitoi gjithashtu vende të tjera të Azisë Qendrore në vitin 2022 si Armeninë, Bjellorusinë, Kinën, Indinë dhe Iranin.
Në fund të këtij muaji, presidenti rus pritet të vizitojë sërish Kinën. Muajin e kaluar, ai pranoi gjithashtu një ftesë për të vizituar Korenë e Veriut, megjithëse mbetet e paqartë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
Presidenti Vladimir Putin mbërriti të enjten në Kirgistan, një vizitë e rrallë jashtë vendit për udhëheqësin rus, i cili u padit në fillim të këtij viti nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte në Ukrainë.
Zoti Putin u takua me Presidentin e Kirgistanit Sadyr Japarov dhe pritet të marrë pjesë të premten në një takim të nivelit të lartë të atij që njihet si Komonuelthi i Shteteve të Pavarura, me vend mikpritës Kirgistanin. Në takim do të marrin pjesë gjithashtu udhëheqësit e Azerbajxhanit, Bjellorusisë, Kazakistanit, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.
Kryeministri armen Nikol Pashinyan nuk pritet të marrë pjesë, në një kohë kur marrëdhëniet e Jerevanit me Moskën janë përkeqsuar mes akuzash të ndërsjella.
Kjo shënon herën e parë këtë vit që zoti Putin udhëton jashtë Rusisë dhe territoreve ukrainase që kontrollohen nga Moska. Në fillim të këtij viti, ai vizitoi rajonet pjesërisht të pushtuara të Ukrainës, Donetskun, Luhanskun, Khersonin, si dhe Gadishullin e aneksuar të Krimesë.
Në mars, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti ndaj Presidentit rus Putin lidhur me dëbimin e fëmijëve nga Ukraina. Vendet që kanë nënshkruar dhe ratifikuar atë që njihet si statuti i Romës, mbi bazën e të cilit u krijua kjo gjykatë, janë të detyruara të arrestojnë udhëheqësin rus, nëse ai shkel në territorin e tyre.
Ky vendim detyroi zotin Putin të anashkalonte një takim ekonomik në Afrikën e Jugut në muajin gusht dhe po kështu tensionoi edhe më tej lidhjet e Moskës me Armeninë, pasi kjo e fundit vendosi të ratifikoje statutin e Romës në fillim të këtij muaji. Megjithatë zyrtarët armenë janë përpjekur të sigurojnë Kremlinin, se udhëheqësi rus nuk do të arrestohej nëse do të hynte në Armeni.
Rusia thotë se nuk e njeh juridiksionin e gjykatës dhe e konsideron urdhrin e gjykatës të pavlefshëm.
Kirgistani nuk e ka nënshkruar statutin e Romës. Në Azinë Qendrore është vetëm Taxhikistani që e ka bërë një gjë të tillë. Zoti Putin udhëtoi në të dy vendet vitin e kaluar pas sulmit në Ukrainë mes një izolimi ndërkombëtar në rritje. Ai vizitoi gjithashtu vende të tjera të Azisë Qendrore në vitin 2022 si Armeninë, Bjellorusinë, Kinën, Indinë dhe Iranin.
Në fund të këtij muaji, presidenti rus pritet të vizitojë sërish Kinën. Muajin e kaluar, ai pranoi gjithashtu një ftesë për të vizituar Korenë e Veriut, megjithëse mbetet e paqartë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
Marrë nga VOA
Bob Menendez SHBA- Prokurorët federalë kanë riformuluar aktakuzën e tyre kundër senatorit amerikan Bob Menendez nga Nju Xhersi dhe...
Christopher Hill, SERBI- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, tha për televizionin N1 në Serbi gjatë tak...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Ligjvënësit izraelitë kanë mbështetur “qeverinë e zgjeruar emergjente”, një dit&e...
Mohammad Mossadegh Duke zbardhur hollësi të reja të njërit prej operacioneve më të famshme të CIA-s – tërheqj...
KOSOVË-Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se zbatimi i marr&eu...
Elon Musk IZRAEL- Ndërsa lajmet e luftës në vendin e vogël të Lindjes së Mesme u bënë tituj në mbarë...
Foto llustruese SHBA-Lajmet janë plot me temperatura të larta rekord. Phoenix theu 110 gradë për 31 ditë rresht .&n...
foto ilustruese SHBA- Pesë oficerë policie u plagosën të enjten në mëngjes në një sulm me armë pranë...
foto ilustruese IZRAEL- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se teksa ekonomitë e Lindjes së Mesme po rimëkë...
foto ilustruese SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj dy kompanive, të cilat po shkelnin çmimin tavan të ...