LIVE UPDATES
Bota

Presidenti gjerman Steinmeier në Shkup: BE-ja pret normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Duke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Steinmeier tha se normalizimi sa më i shpejtë i raporteve mes tyre është në interesin e BE-së.

29 Nëntor 2022, 16:29 Nga k.m.
Presidenti gjerman Steinmeier në Shkup: BE-ja pret normalizimin e raporteve
Frank-Walter Steinmeier dhe Stevo Pendarovski

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet në agjendën evropiane, ashtu si edhe pritjet për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Steinmeier i bëri këto komente në Shkup, ku të martën qëndroi për vizitë zyrtare. Pas takimit me presidentin maqedonas, Stevo Pendarovski, ai tha se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut është i arritshëm. Ai nuk dha ndonjë afat për këtë, por theksoi nevojën e zbatimit të reformave të domosdoshme për anëtarësim në BE. Kreu i shtetit gjerman tha se vizita e tij në Shkup është në funksion të përcjelljes së mesazhit se rajoni është në agjendën evropiane.

Duke folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Steinmeier tha se normalizimi sa më i shpejtë i raporteve mes tyre është në interesin e BE-së.

“... për këtë janë bërë edhe propozime. Gëzohem që propozimi gjermano-francez tani ka arritur sukses dhe po pranohet. Kjo mund t’i inkurajojë palët që të vazhdojnë të bashkëpunojnë në këtë sferë”, tha presidenti gjerman.

Propozimi që përmendi ai - i njohur në publik si plani franko-gjerman - thuhet se parasheh disa hapa që do të çonin në zgjidhjen e problemeve midis Prishtinës dhe Beogradit. Së voni, Bashkimi Evropian ka nisur t’i referohet atij si “propozimi i Brukselit”. Ekzistenca e tij është konfirmuar edhe nga liderët e Kosovës, edhe nga ata të Serbisë. Në Kosovë është parë si “bazë e mirë” për diskutime të mëtejme në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Ndërsa, në Serbi kanë thënë se ky plan nuk është në favor të saj.

Më herët, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se plani parasheh që Serbia të mos e pengojë Kosovën nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit të saj në BE. Ndërkaq, presidenti gjerman gjatë qëndrimit në Maqedoni të Veriut tha se rëndësi të madhe për rajonin ka edhe bashkëpunimin mes shteteve në kuadër të Procesit të Berlinit duke përmendur marrëveshjet e arritura.

“Mendoj se udhëtimi me karta identiteti, njohja reciproke e diplomave shkollore dhe universitare, gatishmëria e BE-së për të ndihmuar në problemet energjetike, paraqet një progres të rëndësishëm dhe etablimin e rajonit në një treg të përbashkët”, tha presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Duke folur integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe paralajmërimet e zyrtarëve maqedonas se ky proces mund të rrumbullakohet deri në vitin 2030, kreu i shtetit gjerman tha se askush nuk mund të premtojë diçka të tillë. Ai inkurajoi drejtuesit e institucioneve që të punojnë në përmbushjen e reformave të domosdoshme për anëtarësim.

“Do të doja që procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur. Duhet që procesi i reformave të lëvizë me shpejtësinë e nevojshme shikuar nga këndvështrimi evropian. Shpresoj se kjo do të ndodhë shumë shpejt. Nuk mund të them nëse kjo do të ndodhë në vitin 2030”.

“Ju duhet ta kuptoni se për momentin askush këtë nuk mund ta thotë, asnjë nga politikanët në Maqedoninë e Veriut, në Gjermani apo në Bashkimin Evropian. Këtë askush nuk mund ta premtojë, por duhet të punoni që të arrihet ky synim”, tha presidenti gjerman duke theksuar nevojën edhe për ndryshimet kushtetuese, obligim që del nga marrëveshja me Bullgarinë për zhbllokimin e integrimit evropian.

Frank-Walter Steinmeier mirëpriti rolin dhe mbështetjen që ka dhënë Maqedonia e Veriut në konfliktin në Ukrainë nga agresioni rus.

“Maqedonia e Veriut është partneri i besueshëm dhe si shtet anëtar i NATO-s po jep një kontribut të çmueshëm të cilin ne e vlerësojmë lart”, u shpreh presidenti gjerman.

Presidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, tha se “vizita e presidentit gjerman në kushtet e ndryshimit të gjeopolitikës, kërcënimeve të sigurisë nga agresioni rus në Ukrainë dhe sfidave energjetike në kontinentin evropian, është konfirmim i miqësisë dhe vendosmërisë së Gjermanisë për të mbështetur rajonin”.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut vlerëson shumë përkushtimin e Gjermanisë në procesin e integrimit evropian, zhvillimit dhe agjendës reformuese të Maqedonisë së Veriut.

“Ne tani 17 vjet po përgatitemi për këto bisedime. Është periudha më e gjatë e përgatitjeve në historinë e BE-së. Ne jemi kandidati më i përgatitur për anëtarësim në BE në historinë e kësaj organizate. Unë jam i bindur se nëse ky proces nuk bazohet në aspektet historike dhe nëse bazohet në kriteret elementare evropiane dhe në vlerat evropiane, ne në një afat rekord do t’i mbyllim këto bisedime”, deklaroi Pendarovski.

Ai tha se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i BE-së dhe NATO-s, si alternativa të vetme për të ardhmen e popullit dhe të shtetit në përgjithësi.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, një fjalim e mbajti edhe para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa mbajti takime edhe me drejtues të partive politike. Partitë politike në Maqedoninë e Veriut, në fillim të nëntorit, kanë nisur bisedimet për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim përfshirjen e pakicës bullgare në pjesën e preambulës si popull shtetformues. Kjo parashihet me Marrëveshjen me Bullgarinë, për kapërcimin e kontestit mes dy vendeve për çështjet që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Sofja në vitin 2020 bllokoi nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Vetoja bullgare u hoq më 16 korrik, pasi Shkupi pranoi një propozim francez për zgjidhjen e dallimeve mes dy vendeve, marrëveshje kjo që çoi në nisjen e bisedimeve politike për anëtarësim, më 19 korrik. Por, bisedimet reale apo për kapitujt nuk do të mund të nisin pa plotësimin e kushtit kryesor që ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës dhe këtë Maqedonia e Veriut ka afat të bëjë deri në përfundimin e procesit të skriningut, apo të verifikimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së./REL

frank-walter steinmeier stevo pendarovski

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale