LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Biden shumëfishon tarifat amerikane për mikropocesorët dhe makinat elektrike kineze

Në këtë vit zgjedhor, ky vendim që rrezikon të acarojë marrëdhëniet me Pekinin, shihet si përpjekje për të joshur votuesit që po i vlerësojnë me notë të dobët politikat ekonomike të zotit Biden.

14 Maj 2024, 20:54 Nga E. D
Presidenti Biden shumëfishon tarifat amerikane për mikropocesorët
foto ilustruese

WASHINGTON – Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të martën për një rritje të madhe të një sërë tarifash për mallrat e importuara kineze, përfshirë makinat elektrike, mirkroprocesorët dhe pajisjet mjekësore. Në këtë vit zgjedhor, ky vendim që rrezikon të acarojë marrëdhëniet me Pekinin, shihet si përpjekje për të joshur votuesit që po i vlerësojnë me notë të dobët politikat ekonomike të zotit Biden.

Presidenti Biden do t’i mbajë në fuqi tarifat e vendosura nga paraardhësi i tij republikan Donald Trump dhe do të shtojë një sërë tarifash të tjera, përfshirë katërfishimin e tarifave doganore për makinat elektrike, të cilat pritet të rriten në mbi 100 për qind nga tarifat e tanishme, njoftoi Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate. Ajo iu referua “rreziqeve të papranueshme” ndaj sigurisë ekonomike amerikane që paraqesin ato që konsiderohen si praktika tregëtare jo të drejta kineze që po mbushin tregjet globale me prodhime të lira.

Tarifat e reja do të vendosen për një kategori mallrash të importuara kineze me një vlerë prej 18 miliardë dollarësh, përfshirë artikuj si çeliku, alumi, gjysmë përçuesit, bateri, minerale të rralla dhe panele diellore ndër të tjera sipas Shtëpisë së Bardhë.

Shtetet e Bashkuara importuan mallra me një vlerë prej 427 miliardë dollarësh nga Kina në vitin 2023 dhe eksportuan 148 miliardë dollarë në ekonominë e dytë më të fuqishme në botë, sipas Byrosë Amerikane të Statistikave. Deficiti tregtar me Kinën vazhdon prej dekadash dhe është shndërruar në një temë shumë të ndjeshme në Uashington.

“Kina po përdor të njëjtat taktika si në të kaluarën për të ndihmuar rritjen e saj ekonomike në dëm të vendeve të tjera duke vazhduar të investojë për mallra që janë me tepricë në tregun kinez dhe po mbush tregjet globale me eksporte që janë nën çmimin e tregut për shkak të praktikave të padrejta,” u tha gazetarëve Këshilltarja për Ekonominë Kombëtare e Shtëpisë së Bardhë, Lael Brainard.

Përfaqësuesja Amerikane për Tregtinë Katherine Tai tha se tarifat e rishqyrtuara justifikohen për shkak se Kina vazhdimisht vjedh të drejtat intelektuale amerikane dhe në disa raste është bërë “edhe më agresive” në ndërhyrjet kibernetike ndaj teknologjive amerikane.

Ajo tha se tarifat e mëparshme të njohura si “Seksioni 301” patën një ndikim minimal në çmimet dhe vendet e punës në ekonominë amerikane, por ndikuan që Shtetet e Bashkuara të zvogëlojnë importet e mallrave kineze dhe të rrisin importet nga vendet e tjera.

Zonja Tai rekomandoi përjashtimin nga tarifat të një kategorie mallrash indistriale kineze, përfshirë 19 artikuj që lidhen me pajisjet për prodhimin e paneleve diellore.

Edhe pse hapat e ndërmarrë nga Presidenti Biden janë në të njejtën linjë me ato të zotit Trump, udhëheqësi demokrat u përpoq ta kritikojë kundërshtarin e tij.

Shtëpia e Bardhë tha se marrëveshja tregtare e zotit Trump e vitit 2020 me Kinën nuk rriti vlerën e eksporteve amerikane dhe nuk ndikoi në shtimin e vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët amerikanë po ashtu thanë se vendosja e një tarife të përgjithshme prej 10 për qind ndaj mallrav e që importohen nga jashtë, një propozim i ish Presidentit Trump, do të acaronte aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe do të ndikonte në rritjen e çmimeve. Zoti Trump ka përmendur zbatimin e tarifave prej 60 për qind ose më shumë ndaj të gjitha mallrave kineze.

Zyrtarët e administratës thonë se masat e tyre “janë hartuar me kujdes”, janë kombinuar me investimet e brendshme, janë diskutuar me aleatët e ngushtë dhe nuk ka gjasa të përshkallëzojnë inflacionin që tashmë ka zemëruar votuesit amerikanë dhe po dëmtojnë fushatën e zotit Biden për t’u rizgjedhur. Ata nuk i dhanë rëndësi rrezikut të hakmarrjes nga Pekini.

Presidenti Biden ka hasur në vështirësi për t’i bindur votuesit për dobinë e politikave të tij ekonomike përkundër shkallës së ulët të papunësisë dhe rritjes ekonomike mbi shifrat mesatare. Një anketë e muajit të kaluar tregoi se zoti Trump ka një avantazh prej 7 për qind ndaj zotit Biden për çështjet ekonomike.

Analistët paralajmërojnë se një konflikt tregtar mund të rrisë çmimet e makinave elektrike në përgjithësi, gjë që do të cenonte qëllimet e zotit Biden rreth parandalimit të ndryshimeve klimatike dhe objektivit të tij për të krijuar vende pune në sektorin e industrisë.

Zoti Biden ka deklaruar se synon të fitojë në këtë garë me Kinën, por jo të nisë një luftë tregtare, që mund të dëmtojë të dy ekonomitë që janë të ndërvarura nga njera tjetra. Ai ka punuar gjatë muajve të fundit për të zbutur tensionet përmes takimeve me Presidentin kinez Xi Jinping.

Dy kandidatët presidencialë amerikanë në zgjedhjet e vitit 2024 janë larguar dukshëm nga konsensusi i tregtisë së lirë që dikur mbretëronte në Uashington, një periudhë që rezultoi me anëtarësimin e Kinës në Organizatën Botërorë të Tregtisë, në vitin 2001.

Kina thotë se tarifat janë kundërproduktive dhe rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet. Vendimi i zotit Trump për të zbatuar tarifa më të gjera gjatë mandatit të tij presidencial 2017-2021 nisi një luftë tarifash me Kinën.

Si pjesë e planit të tij për tarifat, të njoftuar prej kohe, zoti Biden këtë vit do të rrisë tarifat doganore nga 25 për qind në 102.5 për qind ndaj makinave elektrike, nga 7.5 për qind në 25 për qind për bateritë me litium për makinat elektrike dhe nga 25 për qind në 50 për qind për materialet që përdoren për prodhimin e paneleve diellore. Tarifat për disa minerale të rralla do të rriten nga zero në 25 për qind.

Tarifat për vinçat do të rriten nga zero në 25 për qind, ato për gjilpëra dhe shiringa do të rriten nga zero në 50 për qind dhe tarifat për disa pajisje mjekësore që përdoren në spitale do të rriten nga zero në 25 për qind. Mungesa e këtyre pajisjeve personale që kryesisht prodhoheshin në Kinë, u ndje sidomos shumë dhe krijoi probleme gjatë ballafaqimit të Shteteve të Bashkuara me epideminë COVID-19.

Tarifa të tjera shtesë do të shpallen edhe për gjysmëpërçuesit gjatë vitit 2025 dhe 2026, duke i dyfishuar ato në 50 për qind, sikurse edhe për bateritë e litiumit jo për makina elektrike, për grafitin dhe magnetët e përhershëm si dhe për dorezat plastike për përdorim në institucione mjekësore.

Vendimi për të rritur tarifat për disa prodhime të çelikut dhe aluminit do të hyjë në fuqi këtë vit, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Një numër ligjvënësish kanë bërë thirrje për rritje të madhe të tarifave ndaj makinave kineze. Kryetari i Komisionit për Transaksione finaciare i Senatit amerikan Sherrod Brown ka kërkuar që administrata e Presidentit Biden të ndalojë plotësisht makinat elektrike për shkak të shqetësimeve për të dhënat personale të amerikanëve.

Sekretarja e Thesarit Janet Yellen, e cila në prill paralajmëroi Kinën se prodhimi me shumicë i makinave elektrike dhe produkteve me energji diellore është i papranueshëm, tha se shqetësime të ngjashme kanë edhe aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe se veprimet janë “motivuar jo nga një politikë anti-Kinë por nga dëshira për të parandaluar dëmin ekonomik nga praktikat e padrejta tregëtare.”/VOA

joe biden

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet