LIVE UPDATES
Bota

Premtimet e Trump/ VOA: Ashpërsimi i politikave për emigracionin betejë e pritshme për emigrantët

Presidenti i zgjedhur Donald Trump bëri premtime gjatë fushatës elektorale për të ashpërsuar politikat për emigracionin. Ai u zotua të shkurtojë fondet federale nga të ashtuquajturat "qytetet parajsë", qeverisja lokale e të cilave kufizon bashkëpunimin me autoritetet federale të imigracionit.

18 Janar 2025, 15:49 Nga B.Z
Premtimet e Trump/ VOA: Ashpërsimi i politikave për emigracionin
Foto ilustruese

SHBA - Një nga premtimet elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump ishte përpjekja për të miratuar në Kongres legjislacionit kundër qyteteve të cilat nuk zbatojnë politika të ashpra ndaj emigrantëve. Në këto qytete bashkëpunimi me strukturat federale të emigracionit është i kufizuar. Siç njofton korrrespondentja e Zërit të Amerikës, Aline Barros, disa zyrtarë vendorë zotohen se do t’i kundërvihen administratës së re Trump.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump bëri premtime gjatë fushatës elektorale për të ashpërsuar politikat për emigracionin. Ai u zotua të shkurtojë fondet federale nga të ashtuquajturat "qytetet parajsë", qeverisja lokale e të cilave kufizon bashkëpunimin me autoritetet federale të imigracionit.

Sapo të marr detyrën, do të shtojmë menjëherë organet e zbatimit të ligjit federal në çdo qytet që po dështon, që janë shumë të tillë, për të dorëzuar kriminelët e huaj. Dhe ne do të gjurmojmë dhe do të kapim çdo anëtar bandash, shpërndarës droge, përdhunues, vrasës dhe kriminelë emigrantë që po strehohet në mënyrë të paligjshme”, tha zoti Trump në muajin shtator.

Ndër qytetet parajsë janë Nju Jorku, San Françisko, Los Anxhelosi... si dhe Takoma Park, në Maryland, shtetin fqinj me kryeqytetin Uashington. Atje është kryetare bashkie Talisha Searcy.

Departamenti ynë i policisë vazhdon të zbatojë ligjet kundër shkelësve. Kjo është e rëndësishme të theksohet. Pra, nëse ka çështje të kriminalitetit në komunitetin tonë, pavarësisht nga statusi i emigracionit të dikujt, ne i zbatojmë”, tha kryebashkiakja Searcy.

Ajo thotë se Takoma Park ka qenë një qytet parajsë që nga viti 1985.

"Punonjësve tanë nuk u lejohet të zbatojnë ligjet e emigracionit në qytetin Takoma Park. Ndalohet të pyesin për shtetësinë, apo statusin e emigracionit, për të marrë pjesë në programet e qytetit, ose për të marrë mbështetje nga qyteti", thotë ajo.

Kryebashkiakja thotë se kjo ndihmon në mbajtjen e komuniteteve të sigurta, sepse emigrantët nuk kanë frikë të raportojnë krimet tek autoritetet.

Gjatë mandatit të tij të parë, ish-Presidenti Trump veproi me urdhrin e tij të parë ekzekutiv për t'i dhënë fund lëvizjes së qyteteve parajsa.

Por, urdhri u shpall jokushtetues, sepse qeveria federale nuk kontrollon zbatimin e legjislacionit të shteteve dhe të autoriteteve vendore.

Disa shtete, si Florida, kanë miratuar ligje që kërkojnë bashkëpunimin me autoritetet federale të emigracionit.

Ne nuk jemi një shtet parajsë. Ne i ndaluam qytetet parajsa, por ju duhet të keni llogaridhënie efektive për t'i mbajtur ata njerëz përgjegjës, nëse zgjedhin të shkojnë në një drejtim tjetër”, tha guvernatori i Floridas, Ron DeSantis.

Ai thotë se ai synon ta ndihmojë Presidentin e ardhshëm Trump në aksionin e propozuar.

Kryebashkiakja Searcy thotë se qyteti Takoma Park është përgatitur për konflikte të mundshme me administratën e ardhshme.

"Synojmë të mbajmë idealet tona dhe të mbajmë politikat tona dhe të mbajmë kodin tonë, si ligjin që mbizotëron në qytetin Takoma Park", thotë kryebashkiakja Searcy.

Ndërsa Presidenti i zgjedhur Trump premton politika të ashpra për emigracionin, aktivistët për emigracionin në qytetet parajsë zotohen se do t’i kundërvihen administratës së re./VOA

donald trump emigrante

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet