LIVE UPDATES
Bota

Polonia kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë, Tusk: Durimi polak ka marrë fund!

Qëllimi i kontrolleve kufitare është të ndalojnë në mënyrë efektive kthimet e pajustifikuara të migrantëve nga Gjermania.

3 Korrik 2025, 08:56 Nga N.F
Polonia kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë, Tusk: Durimi
Foto

POLONI- Opozita në Poloni po ushtron presion mbi qeverinë pro-evropiane për shkak të politikës ndaj migracionit. Me kontrollet në kufi kryeministri Tusk dëshiron të tregojë ashpërsi dhe të qetësojë kundërshtarët e brendshëm.

Kryeministri polak Donald Tusk e njoftoi futjen e kontrolleve kufitare me një shprehje serioze në fytyrë. "Kemi marrë vendimin për të rivendosur kontrollet e përkohshme në kufirin me Gjermaninë dhe Lituaninë”, tha Tusk në Varshavë. Duke filluar nga 07 korriku 2025, rojet kufitare polake, të përforcuara nga policia dhe ushtarët, do të kontrollojë trafikun e pasagjerëve dhe të makinave në kufijtë me këto vende .

Tusk: "Durimi polak ka marrë fund"

"E paralajmërova palën gjermane në mars dhe kam folur për këtë disa herë me kancelarin e ri", tha Tusk gjatë një takimi të qeverisë të transmetuar drejtpërdrejt. Ai e justifikoi vendimin e tij duke thënë se durimi polak kishte sosur, se masat e njëanshme nga pala gjermane kishin shkaktuar tensione dhe kishin ngjallur një "ndjenjë asimetrie" tek pala polake.

Tusku është sidomos i shqetësuar për praktikën e re gjermane të dëbimeve në kufi. Qëllimi i kontrolleve kufitare është të ndalojnë në mënyrë efektive kthimet e pajustifikuara të migrantëve nga Gjermania.

Por vendimi i kryeministrit polak, me të cilin kufizohet liria e udhëtimit, një nga arritjet më të rëndësishme të integrimit evropian, motivohet kryesisht nga arsye të brendshme politike.

Politika e migracionit dominon debatet në Poloni

Kërcënimi prej migracionit të paligjshëm dhe gjendja në kufirin perëndimor të Polonisëishin çështje të rëndësishme në fushatën zgjedhore presidenciale. Si kandidati  konservator i djathtë, Karol Nawrocki edhe konkurrenti i tij nacionalist i djathtë, Slawomir Mentzen, nga partia e ekstremit të djathtë Konfederacja, paralajmëruan ndaj migrantëve që u përkasin "kulturave të huaja", të cilët ata i barazojnë me kriminelë të dhunshëm, dhe kërkuan mbylljen e kufirit me Gjermaninë.

Javët e fundit kufiri gjermano-polak është bërë një pikë e nxehtë e debateve politike në Poloni për shkak të politikës së ashpërsuar të migracionit të qeverisë së re gjermanee. Madje aktivisti nacionalist Robert Bakiewicz themeloi një "roje civile" për të mbrojtur kufirin. Kjo forcë vullnetare e vetëshpallur patrullon rajonin kufitar dhe gjuan njerëzit që bien në sy për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre.

Presidenti i zgjedhur Nawrocki, i cili do të marrë detyrën më 6 gusht 2025, e mbrojti rojen kufitare të vetëshpallur kundrejt kritikave. "Falënderoj mbrojtësit e kufirit, të udhëhequr nga z. Bakiewicz. Ata po përmbushin detyrat e shtetit që qeveria aktuale nuk mund t'i përballojë", tha Nawrocki për televizionin Polsat.

Test për Tuskun

Situata në kufi shihet nga komentatorët në Poloni si një test prove për kryeministrin Tusk. "Nëse qeveria nuk e rimerr kontrollin e kufirit dhe nuk u jep polakëve një ndjenjë sigurie, pasiguria do të kthehet në municion politik për opozitën”, paralajmëron komentatori i gazetës Rzeczpospolita, Jacek Niznikiewicz. Forca vullnetare e vetëshpallur  mund të nisë të veprojë edhe në rrugët e qyteteve dhe mund të shndërrohet në një Ku-Klux-Klan polak.

Juristi Witold Klaus, nga Akademia Polake e Shkencave (PAN) e kritikon vendimin e Tuskut për kontrollet kufitare. "Shifrat janë të papërfillshme. Qeveria nuk ofron asnjë argument racional për kontrollet kufitare. Kontrollet janë të pabaza", thotë ai.

"Tusk nuk dikton çështjet, por ndjek frymën që nxit e djathta”, mendon Adam Traczyk nga organizata jopartiake "More in Common Polska”, e cila merret me hulumtimin e shoqërisë polake./ DW

poloni gjermani

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet