Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Vala e të nxehtit në Itali/ Torino merr vendimin: Korrierët që transportojnë me motor duhet të ndërpresin punën në mesditë!
Vendimi u mor pasi një sindikatë italiane u ankua se një kompani e njohur u kishte thënë punëtorëve në shërbimet e shpërndarjes së ushqimit të shpejtë se sa më e lartë të ishte temperatura, aq më shumë do të paguheshin.
3 Korrik 2025, 07:53Nga N.F
Foto
ITALI- Rajoni i Piemontes në Torino, është qyteti i pari në Itali që vendos të ndalojë dërgesat me biçikletë ose motoçikletë gjatë orëve më të nxehta të ditës. Ndalimi prek rreth dhjetë mijë njerëz në të gjithë Piemonten dhe përcakton që kur rajoni është në gatishmëri për nxehtësi, nga ora 12:30 deri në orën 16:00, punëtorët e shpërndarjes duhet të ndërpresin punën.
Kjo masë ka qenë në fuqi ditët e fundit për ata që janë punësuar në sektorin e bujqësisë dhe ndërtimit. Vendimi u mor pasi një sindikatë italiane u ankua se një kompani e njohur u kishte thënë punëtorëve në shërbimet e shpërndarjes së ushqimit të shpejtë se sa më e lartë të ishte temperatura, aq më shumë do të paguheshin.
Ky është në thelb një lloj "bonusi për valën e të nxehtit". Sindikata italiane Cgil theksoi se kjo e vë në rrezik shëndetin e punëtorëve dhe se asnjë sasi e të ardhurave shtesë nuk mund ta justifikojë një qasje të tillë.