LIVE UPDATES
Bota

Politikani opozitar rus i burgosur: Regjimi i Putinit bazohet në frikë dhe apati, do të shembet në të ardhmen e parashikueshme

Kara-Murza, 42-vjeçar, po vuan një dënim prej 25 vjetësh burgim, nën akuzat për tradhti të lartë dhe diskreditim të ushtrisë ruse të përfshirë në pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës, të cilin ai, mbështetësit e tij dhe grupet e të drejtave të njeriut e kundërshtojnë dhe e quajnë të motivuar politikisht.

11 Mars 2024, 21:41 Nga S.N
Politikani opozitar rus i burgosur: Regjimi i Putinit bazohet në frikë
Foto Ilustrim

RUSI- Politikani opozitar i burgosur, Vladimir Kara-Murza, tha në një shkëmbim letrash me blogeren Anna Yarovaya, se regjimi i presidentit rus, Vladimir Putin, bazohet ekskluzivisht në frikë dhe apati dhe do të shembet në të ardhmen e parashikueshme.

Kara-Murza, 42-vjeçar, po vuan një dënim prej 25 vjetësh burgim, nën akuzat për tradhti të lartë dhe diskreditim të ushtrisë ruse të përfshirë në pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës, të cilin ai, mbështetësit e tij dhe grupet e të drejtave të njeriut e kundërshtojnë dhe e quajnë të motivuar politikisht.

Në letrat e publikuara në kanalin Telegram nga Yarovaya gjatë fundjavës, ai shkruan se ishte i tronditur nga lajmi i 16 shkurtit për vdekjen e një politikani tjetër kryesor të opozitës, Aleksei Navalny, në një burg në Arktik, dhe nuk kishte dyshim se Putini ishte personalisht përgjegjës.

“Që në sekondën e parë [pas dëgjimit të lajmit] e dija me siguri se Vladimir Putin ishte personalisht përgjegjës për vdekjen e Aleksei Navalnyt dhe se një vrasje politike u krye me urdhër të tij, pavarësisht nëse ishte rezultat i një torturimi të krijuar qëllimisht, kushte apo helmim të përsëritur”, shkroi Kara-Murza.

Ai shtoi se nuk ishte në dijeni se si reaguan të burgosurit e tjerë ndaj lajmit, pasi ai po mbahet i vetëm në një pjesë ndëshkuese të burgut në qytetin siberian, Omsk, dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosur të tjerë.

Sipas tij, një politikan i besueshëm nuk mund të jetojë jashtë vendit, kështu që politikanët e opozitës si ai dhe kritikët e burgosur të Kremlinit, si Ilya Yashin, Andrei Pivovarov dhe Navalny, nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të qëndrojnë në Rusi ose të kthehen në Rusi për të sfiduar autoritetet.

"Për një politikan publik, është çështje etike dhe përgjegjësie politike... Nëse u bëni thirrje njerëzve të qëndrojnë kundër regjimit autoritar, nuk mund ta bëni këtë nga një distancë e sigurt, duhet të ndani rreziqet me bashkatdhetarët tuaj”, shkroi Kara-Murza.

Në një letër, ai shkroi gjithashtu se si historian ai beson se historia ka ligjet dhe logjikën e saj zhvillimore që askush nuk mund t'i "anulojë".

"Le të shohim hartën e Evropës - vetëm 35 vjet më parë, gjysma e vendeve atje ishin autoritare. Sot ka vetëm dy vende në Evropë që nuk janë të lira - Rusia dhe Bjellorusia. Dhe nuk ka dyshim se këto dy bastione janë gjithashtu të përkohshme”, theksoi ai.

"Unë absolutisht nuk kam asnjë dyshim se në një të ardhme shumë të parashikueshme, Rusia do të bëhet një demokraci, ose siç i pëlqente të thoshte Aleksei Navalnyt, një vend normal evropian", tha ai.

"Regjimi i Putinit bazohet ekskluzivisht në frikë dhe apati. Autoritetet duan që shoqëria ruse të jetë e ndarë, e dëshpëruar, e demoralizuar," shkroi Kara-Murza.

“Por ju e mbani mend atë që tha Aleksei Navalny… Ndryshimet nuk do të vijnë në Rusi nga jashtë… Vetëm kur vetë shoqëria ruse të ndalojë së toleruari atë që po ndodh, kur të kuptojë forcën e saj, identitetin e saj dhe përgjegjësinë e saj për të ardhmen, ndryshimet në Rusi do të bëhen të pashmangshme. Kur kjo të ndodhë varet vetëm nga ne”, ka shkruar Kara-Murza.

Kara-Murza, i cili mban pasaporta ruse dhe britanike, u arrestua fillimisht në prill të vitit 2022 pasi u kthye në Rusi nga jashtë dhe u akuzua për mosbindje ndaj një oficeri policie. Ai u akuzua më vonë për diskreditimin e ushtrisë ruse, një akuzë që rrjedh nga agresioni i plotë i Rusisë në vitin 2022 kundër Ukrainës dhe një shtytje e Kremlinit për të zhdukur kritikat për këtë temë. Ai u akuzua më vonë për tradhti, për komentet që ai bëri në fjalimet jashtë Rusisë që kritikonin politikat e Kremlinit. Në prill të vitit të kaluar, Kara-Murza u shpall fajtor për të gjitha akuzat dhe u dënua me 25 vjet burg.

Marrë nga REL

rusia ladimir kara-murza

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet