LIVE UPDATES
Bota

Ç'po ndodh në Maqedoninë e Veriut, rreth 100 autobusë privatë bllokojnë të gjitha udhëkryqet e Shkupit

Transportuesit po kërkojnë që t’u paguhet borxhi i rreth dy milionë eurove, të cilin, siç thonë ata, ua ka Ndërmarrja e Transportit Publik, përkatësisht Komuna e Shkupit.

5 Dhjetor 2022, 13:39 Nga I.A
Ç'po ndodh në Maqedoninë e Veriut, rreth 100 autobusë
Shkupi

SHKUP- Rreth 100 autobusë të shoqatave të transportuesve privatë kanë bllokuar përsëri të hënën të gjitha udhëkryqet e Shkupit, duke shkaktuar kaos në rrugët e kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut. Transportuesit po kërkojnë që t’u paguhet borxhi i rreth dy milionë eurove, të cilin, siç thonë ata, ua ka Ndërmarrja e Transportit Publik, përkatësisht Komuna e Shkupit. Kjo është bllokada e dytë brenda një jave, ndërkohë që transportuesit thonë se e njëjta mund të përshkallëzohet me dyfishimin e numrit të autobusëve – rreth 200 – të cilët do të bllokonin qytetin.

“Bllokadat janë paralajmërim për ndërgjegjësimin e institucioneve se nuk do të heqim dorë nga kërkesat tona. Katër muaj nuk kemi marrë paga. Gjendja e shoferëve është e rëndë pasi nga kjo punë ata mbajnë familjet e tyre. Drejtuesit e Shkupit po tallen me ndjenjat tona por ne këtë nuk do ta lejojmë”, ka deklaruar Lenin Jovanovski, kryetar i shoqatës së transportuesve privatë “Slloboda Prevoz”.

Bllokimi i udhëkryqeve ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e qytetarëve, të cilëve u është pamundësuar t’i kryejnë obligimet ditore. Nga shoqata e transportuesve thonë se kuptojnë revoltën e qytetarëve, por kërkojnë mirëkuptimin e tyre, pasi kjo formë e protestës, sipas tyre, është mënyra e vetme për të realizuar kërkesat që kanë.

“Qytetarët nuk mund të na kritikojnë neve, duhet ta kritikojnë burimin e këtij problemi, që është kryetarja e Shkupit, e cila e ka lejuar këtë gjendje. Qytetarët nuk duhet të lejojnë që të kenë një kryetare të tillë që nuk i intereson - interesi i tyre”, tha Jovanovski.

Përplasjet mes transportuesve privatë dhe Komunës së Shkupit kanë nisur tash e një kohë për shkak të akuzave për shpërdorim të fondeve.

Por, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, tha se problemi qëndron te transportuesit, respektivisht shoqata, e cila sipas saj nuk ka dorëzuar asnjë dokumentacion mbi paratë e shpenzuar apo fatura mbi transportin e kryer.

Arsovska pretendon se që nga viti 2017 deri në vitin 2022 kjo shoqatë nuk ka raportuar asnjë biletë të shitur në autobusët që lëvizin në linjat e qytetit.

“Bëhet fjalë për miliona para të qytetarëve që dikush i ka futur në xhep”, ka deklaruar ajo.

Transportuesit privatë që qarkullojnë në rrugët e Shkupit nuk marrin para të gatshme nga pasagjerët, pasi çdo biletë regjistrohet në sistemin elektronik që është i lidhur me institucionet e Komunës së Shkupit.

Ajo tha se kontrata me transportuesit privatë është anuluar dhe se nuk tërhiqet nga vendimi, teksa zgjidhjen e problemit e sheh në shpalljen e konkursit ku “mund të marrin pjesë të gjithë transportuesit në mënyrë individuale”.

Por shoqata konkursin e vlerëson të jashtëligjshëm dhe përpjekje të kryetares së Shkupit për përçarjen e tyre.

Situata me transportuesit privatë ka shkaktuar edhe përplasje mes partive politike.

Danella Arsovska është zgjedhur kryetare të Shkupit si kandidate e pavarur, por me mbështetjen edhe të partisë opozitare, VMRO DPMNE. Por, tani dy muaj raportet e saj me opozitën maqedonase janë ndërprerë dhe VMRO-ja e akuzon Arsovskan për bashkëpunim me partitë në pushtet, si dhe e akuzon se kaosin po e shkakton për t’ia faturuar VMRO DPMNE-së.

Marrë nga REL

danella arsovska

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës