LIVE UPDATES
Bota

Emigracioni i paligjshëm, BE zbulon masat e reja, 500 agjentë të FRONTEX në kufijtë me vendet e Ballkanit

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shifra paraqet rritje për 300 për qind. Statistikat e Frontex-it - agjencisë evropiane për ruajtjen e kufijve - tregojnë se në dhjetë muajt e parë të këtij viti, mbi 281.000 imigrantë ilegalë kanë hyrë në BE përmes Ballkanit Perëndimor.

5 Dhjetor 2022, 12:54 Nga I.A
Emigracioni i paligjshëm, BE zbulon masat e reja, 500 agjentë të
Bruksel

BRUKSEL- Bashkimi Evropian shprehu të hënën shqetësimin e tij nga rritja e valës së imigrantëve ilegalë, të cilët hyjnë në BE përmes territorit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe shpalosi një plan për adresimin e tyre. Sipas të dhënave që posedon Komisioni Evropian, vetëm në muajin tetor të këtij viti, në BE kanë hyrë më shumë se 22.000 imigrantë ilegalë, përmes kësaj rruge. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shifra paraqet rritje për 300 për qind. Statistikat e Frontex-it - agjencisë evropiane për ruajtjen e kufijve - tregojnë se në dhjetë muajt e parë të këtij viti, mbi 281.000 imigrantë ilegalë kanë hyrë në BE përmes Ballkanit Perëndimor.

Për t’u përballur me këtë fenomen, Komisioni Evropian paraqiti një plan-veprimi për Ballkanin Perëndimor. Sipas këtij plani, që prezantuan nënkryetari i KE-së, Margaritis Schinas, dhe komisionarja për punë të brendshme, Ylva Johansson, menaxhimi i kufijve me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor duhet të forcohet. Po ashtu, duhet të sigurohet qasje e shpejtë në sistemin e azilit, kapacitet për pranimin e refugjatëve, pastaj të luftohet trafikimi i migrantëve, të zbatohen marrëveshjet për ripranim dhe riatdhesim, si dhe të përshtatet regjimi i vizave i vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor me atë të Bashkimit Evropian. Në BE thonë se problem serioz paraqet fakti se në vende si Serbia, disa shtetas të vendeve të treta mund të hyjnë pa viza, e pastaj ata vazhdojnë rrugën ilegale drejt Bashkimit Evropian.

Serbia, para disa javësh, ka premtuar se do t’i rikthejë vizat për shtetasit e disa vendeve, si Burundi dhe Tunizia, ndërsa Komisioni Evropian pret nga Beogradi që këtë hap ta bëjë edhe kundrejt disa shteteve tjera. Komisioni Evropian u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që të përshtaten me politikën e vizave të BE-së. Në të kundërtën ka paralajmëruar se rrezikohet edhe liberalizimi i vizave që BE-ja ka me shumicën e vendeve të këtij rajoni.

“Nuk është e pranueshme që vendet e rajonit, që gëzojnë liberalizim vizash me BE-në, të lejojnë që territori i tyre të përdoret për ardhjen ilegale të imigrantëve drejt BE-së”, tha Schinas.

“Duhet t’i forcojmë kapacitetet e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor për të kontrolluar kufirin, duke i ndihmuar ato edhe përmes pranisë së BE-së në terren dhe përmes goditjes së rrjeteve të trafikimit të njerëzve”, shtoi ai.

Schinas, në mënyrë specifike, përmendi kontrollin e kufirit mes Serbisë dhe Hungarisë - vend anëtar i BE-së.

Aktualisht, BE-ja ka të shpërndarë rreth 500 zyrtarë të agjencisë Frontex në kufijtë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por, Komisioni Evropian kërkoi që Frontex-i të ndihmojë edhe në kontrollin e kufijve mes vendeve të rajonit. Johansson kërkoi që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian t’i regjistrojnë imigrantët që hyjnë në territoret e tyre. Ajo tha se numri i kërkuesve të azilit është shumë më i lartë se numri i hyrjeve të regjistruara në kufijtë e jashtëm të BE-së. Johansson, po ashtu, përmendi nevojën që Serbia, sa më shpejt, ta përshtatë regjimin e vizave me atë të Bashkimit Evropian.

“Serbia po ndryshon politikën e saj me Tunizinë dhe Burundin, ka premtuar se këtë do ta bëjë edhe me Indinë... Shumica e atyre [imigrantëve ilegalë] që kanë arritur në BE, kanë ardhur përmes Serbisë”, tha Johansson, duke rikujtuar se obligimi për të përshtatur regjimin e vizave, vlen edhe për vendet e tjera të rajonit.

E pyetur nga gazetarët nëse ka raste të keqpërdorimit të hyrjes pa viza edhe nga vende të tjera, jashtë Serbisë, Johansson tha se “sa u përket ardhjeve masive, ato kanë ndodhur vetëm në rastin e Serbisë”. Por, ajo shtoi se BE-ja duhet të jetë vigjilente edhe ndaj vendeve të tjera në të ardhmen, kur Serbia të rivendosë viza për shtete të caktuara dhe ardhjet të bëhen përmes vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Nga gjashtë vendet e këtij rajoni, që nuk janë anëtare të BE-së, liberalizim vizash me bllokun evropian kanë: Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina.

Kosova është e vetmja që nuk ka, por, javën e kaluar, zyrtarë të BE-së kanë miratuar një vendim që liberalizimi i vizave për qytetarët kosovarë të bëhet jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024. Rruga ballkanike ka vite që përdoret nga imigrantët ilegalë. Në vitin 2015, BE-ja është përballur me fluksin më të madh të të ardhurve në disa dekada. Mbi 1 milion njerëz të ikur - kryesisht nga luftërat dhe varfëria në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Afrikës - kanë hyrë në vendet e bllokut evropian, duke përdorur rrugë të ndryshme nga deti dhe toka, përfshirë edhe atë ballkanike.

Marrë nga REL

keshilli evropian bruksel

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës