LIVE UPDATES
Bota

"Po merremi me targat kur në botë flitet për armë bërthamore", Hill i zhgënjyer me vendimin e Kurtit

Hill ka thënë se është shumë i zhgënjyer të shohë se çështja e energjisë në veri të Republikës së Kosovës s’është zgjidhur ende për shkak të disa detajeve të vogla.

29 Tetor 2022, 13:28 Nga d.a.
"Po merremi me targat kur në botë flitet për armë
Christopher Hill

SERBI- Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se është i zhgënjyer që për shkak të çështjeve të vogla teknike si targat dhe energjia në veri të Kosovës janë lënë anash tema të mëdha siç është ajo e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në instancat tjera euro-atlantike.

Hill ka thënë se është shumë i zhgënjyer të shohë se çështja e energjisë në veri të Republikës së Kosovës s’është zgjidhur ende për shkak të disa detajeve të vogla.

Ndërkohë flet për luftën dhe agresionin rus në Ukrainë si një prej kërcënimeve serioze dhe thekson se njerëzit disa vite më pas s’do të flasin për targat e Kosovës por për sulmin barbar të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Të shohësh çfarë po ndodh sot, kur para pak minutash po flisnim për targa dhe po flisnim për të ardhmen e komunitetit serb, a ka të ardhme dhe nëse ka të ardhme, nëse ka atëherë cilat do të ishin rregullat që do t’i motivionin njerëzit të qëndrojnë. Ne s’kemi folur për çështjet më të mëdha. Cilat janë aspiratat e Kosovës për anëtarësim. Jo, ne kemi lejuar çështje të rëndësishme si kjo të lihet anash sepse as që është afër dhe po flasim për targa”, ka thënë ambasadori Hill në konferencën për Siguri të mbajtur në Beograd.

Ai ka thënë se ajo çfarë po ndodh në Ukrainë është çështja që duhet t’i shqetësoj të gjithë.

“Jam shumë i zhgënjyer për këtë, jam i zhgënjyer të shoh që çështja e energjisë vazhdon dhe vazhdon për muaj të tërë pa zgjidhje për shkak të detajeve të vogla. Ndërkohë kemi situatën në Ukrainë, dhe mund t’iu them se disa shekuj më pas se njerëzit s’do të flasin për targat e veturave në Kosovë, ata do të flasin për këtë sulm barbar të Rusisë tek fqinji dhe kjo është çështja që duhet të na shqetësoj të gjithë neve”, ka shtuar tutje.

Hill ka thënë se aktualisht po flitet për krizë lidhur me ushqimin, energjinë dhe gjithashtu edhe armët nukleare. Këto çështje thotë se janë shumë më të rëndësishme se targat e veturave.

“Dua të them sa i përket ushqimit, energjisë. Ne po flasim për armë nukleare, a e keni vërejtur. Është shumë e rëndësishme se targat e veturave”, ka shtuar tutje Hill./GazetaExpress/

christopher hill reciprociteti i targave kosove-serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet