LIVE UPDATES
Bota

Plani franko-gjerman/ Kurti: Pasoja ndaj Kosovës nëse refuzohet propozimi evropian (DEBATE në Kuvend)

Ai i bëri këto komente gjatë një debati në parlamentin e Kosovës të ftuar nga Partia Demokratike e Kosovës mbi zhvillimet në procesin e bisedimeve me Serbinë.

13 Shkurt 2023, 20:39 Nga k.m.
Plani franko-gjerman/ Kurti: Pasoja ndaj Kosovës nëse refuzohet
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se diplomatët perëndimorë e kanë paralajmëruar atë në muajin janar se çfarëdo refuzimi i propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, do të shoqërohej me hapa ndëshkues për Kosovën. Ai i bëri këto komente gjatë një debati në parlamentin e Kosovës të ftuar nga Partia Demokratike e Kosovës mbi zhvillimet në procesin e bisedimeve me Serbinë.

“Ata ma bënë të qartë që propozimi kryesor këtë herë është fare pranë formatit merre ose lëre, nuk do të lejohet praktikisht hapja apo negociimi i tij. Qëndrimi i tyre ishte që i tërë aparati diplomatik e politik i shteteve nga vinin emisarët është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe nuk mund të pritet një jo nga Kosova, sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta. Ata gjithashtu ma bënë të qartë se çfarëdo refuzimi i propozimit do të shoqërohet me hapa kundërshtues e ndëshkues diplomatik për Kosovën dhe do të krijoj dobësim serioz të mirëbesimit ndërmjet nesh dhe shteteve të tyre”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se qëndrimi i tij në takimin me të dërguarit ameirkanë dhe evropianë më 20 janar në Prishtinë ishte që propozimi kryesor është parimisht i pranueshëm por duhet përfshirë më shumë “elemente garantuese dhe siguresa të efektivitetit”.

“Pas vizitës së lehtësuesit Lajçak me gjashtë shkurt 2023 dhe qartësimit të disa prej mekanizmave dhe elementeve të sekuencimit që do të negociohen në kuadër të planit të zbatimit, unë ia konfirmova që propozimi i Bashkimit Evropian është bazë e mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara. Kjo nënkupton që pranimi i dokumentit kryesor është pa paragjykim nga negociimi i planit të zbatimit, i cili do të duhej të përfshijë elemente që kanë të bëjnë me mekanizmat zbatues, sekuencimin dhe kuptimin e disa prej parimeve që përmenden në propozimin kryesor”, tha kryeministri Kurti.

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi, tha se aktualisht ka shumë paqartësi lidhur me propozimin evropian të cilave do të duhej t’u përgjigjej kryeministri Kurti.

“Cili është qëllimi i propozimit evropian, a ofron ky propozim mundësinë e arritjes së marrëveshjes finale ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme për palët apo vetëm krijimin e një status quo-je të re e cila zëvendëson status quo-në aktuale? A është ky propozim vazhdimësi e dialogut të deritashëm apo një pikënisje e një procesi të ri? Cila është konrniza kohore për arritjen ose mosarritjen e marrëveshjes së mundshme?”, tha Krasniqi.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se deklaratat e kryeministrit Kurti janë kundërthënëse.

“Tha është dokument merre ose lëre dhe që njëkohësisht e ka pranuar si bazë të mirë, tani nuk mund të pranosh si bazë të mirë diçka që është merre ose lëre, ose është bazë përfundimtare pra është fund ose është bazë fillestare pra nisë nga dicka. E dyta, shpërputhja më e madhe dhe logjike është mes refuzimit që provon të ia bëjë Asociacionit dhe pranimit brenda draftit që na elaboroi, e që nuk e kemi parë asnjëri nga ne, të respektimit të marrëveshjeve paraprake. Pra respektimi i marrëveshjeve paraprake në thelb është pranim i Asociacionit”, tha ai.

Krahas përpjekjeve për të siguruar një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, diplomatët perëndimorë kanë shtuar trysninë mbi Kosovën që të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është pika më e vështirë e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe shqetësimi kryesor i qeverisë në Prishtinë e cila thekson se kjo çështje nuk mund të kushtëzojë procesin dhe as të trajtohet me përparësi.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se plani evropian ka mbështetjen e partisë së tij për shkak të garancive që ka marrë lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Kemi konfirmim direkt dhe nuk besoj që është dikush në këtë sallë që nuk e ka marrë atë konfirmim, që menjëherë me këtë marrëveshje, konfirmimin e kemi prej atyre që nuk japin fjalë të cilat nuk e kanë në plan t’i mbajnë, pra prej Amerikës prej amerikanëve e kemi konfirmimin që do të përkrahemi për partneritet për paqe dhe rrugëtimin tonë drejt NATO-s, që është një proces deri te ftesa për anëtarësim”, tha Haradinaj.

Muajin e kaluar, të dërguarit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës dhe Italisë u takuan me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë për t'i bindur që të nënshkruajnë një marrëveshje, ndërsa thanë se palët duhet të deklarojnë deri në mars nëse pranojnë propozimin e tyre për të normalizuar marrëdhëniet ose do të përballen me pasoja.

Propozimi evropian, nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në procesin e integrimeve. Kryeministri Kurti tha se propozimi bazohet në modelin e marrëveshjes gjermano-gjermane të vitit 1972 dhe të modeleve të tjera të ngjashme të njohjeve de facto të shtetësisë në historinë e marrëdhënieve ndërshtetërore./VOA

plani franko-gjerman albin kurti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet