LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Do të ketë pasoja nëse Kosova dhe Serbia nuk ulin tensionet në veri

Këshilli i Bashkimit Evropian kërkon shpërshkallëzimin e menjëhershëm të gjendjes në veri të Kosovës dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të parakohshme në veri. Në rast të kundërt priten pasoja.

30 Qershor 2023, 22:41 Nga I.A
Analiza e DW: Do të ketë pasoja nëse Kosova dhe Serbia nuk ulin
Lideret evropian

BRUKSEL- Këshilli i Bashkimit Evropian bëri thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës duke paralajmëroi masa ndëshkuese në rast se Kosova dhe Serbia dështojnë. Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së pas samitit dy ditor në Bruksel theksuan se zgjidhja e problemeve në veri të Kosovës duhet bërë në bazë të rekomandimeve të 3 qershorit të Bashkimit Evropian, që përfshijnë "pezullimin e operacioneve policore, që kryetarët e komunave t'i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të tjera, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe pjesëmarrjen në zgjedhje të serbëve të Kosovës.

Pasoja negative

Kosovës dhe Serbisë u kërkohet të krijojnë kushtet për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. "Dështimi për të shpërshkallëzuar tensionet do të ketë pasoja negative”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Bashkimit Evropian. Po ashtu kërkohet që palët të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së normalizimit.

"Është thelbësore që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit të vazhdojë. Kjo përfshin themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në njoftim.

Plani tetë-pikësh i Kurtit nuk komentohet nga BE-ja

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti paraqiti njëplan tetë-pikësh për shtensionimin e situatës në veri, duke e kushtëzuar tërheqjen e forcave policore nga objektet komunale me reduktimin e dhunës, ndërsa për zgjedhjet e parakoshme, ai ka kërkuar organizimin e një peticioni që duhet të mbështetet nga të paktën 20% për qind e votuesve. Në planin e tij kryeministri Kurti nuk e përmend çështjen e Asociacionit. BE-ja nuk e ka komentuar planin e Kurtit. 

Po ashtu pak para fillimit të Samitit të Këshillit të BE-së, qeveria e Kosovës e  udhëhequr nga Albin Kurti, shpalli terroriste dhe kërcënim për rendin kushtetues të Kosovës, dy organizata të serbëve të veriut, "Mbrojtjen Civile, e njohur si "Civilna Sastita”, dhe Brigadën e Veriut e njohur si "Brigada Sever”. Disa nga ambasadorët e vendeve të Quintit në Kosovë, SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, thanë se për këtë vendim, qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me partnerët ndërkombëtarë dhe për këtë ata janë të habitur.

Lista Srpska: Planet e Kurtit janë djallëzore

Kurse Lista Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, tha se vendimi i qeverisë së Kosovës për të shpallur organizata terroriste "Mbrojtjen Civile” dhe "Brigadën e Veriut” është "pjesë të planit të regjimit të kryeministrit Kurti për të vazhduar me terrorin politik në veri të Kosovës dhe arrestimin e serbëve”.

"Planet që dalin nga ky vendim tregojnë se në vend të shtensionimit në bazë të thirrjeve të gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe mbarë popullit serb, Kurti po planifikon përshkallëzim të mëtejshëm, represion dhe konsolidim të pushtetit parapolicor dhe pushtues në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Lista Srpska u bëri thirrje "misioneve të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë, KFOR-it dhe EULEX-it, që të vendosin menjëherë forcat e tyre në veri të Kosovës, në mënyrë që të parandalojnë Kurtin që të realizojë planin e tij djallëzor dhe të rrezikojë paqen”.

Autoritet e Prishtinës zyrtare ndërkaq, sqaruan se "vendimi për shpalljen e organizatave ‘Mbrojtja Civile' dhe ‘Brigada e Veriut', organizata terroriste, nuk do të prekë askënd që mund të ketë kryer vepra penale para këtij vendimi”. Por, sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë dhe ҫdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të ketë pasoja të rënda ligjore.

Gërvalla: Masat ndëshkuese të BE-së mesazhe të rrezikshme

Bashkimi Evropian edhe javën e shkuar edhe të premten pas Samitit, paralajmëroi masa ndëshkuese për Kosovën për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Masat pritet të hyjnë në fuqi këtë javë. Këto masa ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i cilësoi si "të panevojshme" dhe që sipas saj përcjellin "mesazh të rrezikshëm”.

"Ne mendojmë që masat e tilla janë të panevojshme për shkak se është shumë e rëndësishme që në një situatë të tillë në të cilën ndodhemi, mesazhi t'u dërgohet qartë dhe pa asnjë mundësi për keqkuptim atyre të cilët i kanë krijuar trazirat në pjesën veriore të Kosovës, në katër komunat tona”, tha ministrja Gërvalla. Sipas saj këto vendime të Brukselit po dërgojnë "mesazhe të rrezikshme” në Beograd.

Në mesin e masave të para ndëshkuese që ka parashikuar BE-ja për Kosovën janë: pezullimi i punës së të gjitha grupeve të punës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Po ashtu është paralajmëruar se do të pezullohet financimi i programeve të BE-së, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për Investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike.

Marrë nga DW

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës