LIVE UPDATES
Bota

Temperatura ekstreme në SHBA, të paktën 13 të vdekur nga vala e të nxehtit

Numri më i madh i vdekjeve, gjegjësisht 11 persona, u regjistrua në Teksas, pranë kufirit me Meksikën.

30 Qershor 2023, 22:18 Nga I.A
Temperatura ekstreme në SHBA, të paktën 13 të vdekur nga
Foto ilustruese

SHBA- Të paktën 13 persona kanë vdekur nga vala ekstreme e të nxehtit që ka torturuar jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dy javët e fundit, thanë zyrtarët amerikanë të premten. Numri më i madh i vdekjeve, gjegjësisht 11 persona, u regjistrua në Teksas, pranë kufirit me Meksikën.

"Që nga e mërkura, ka pasur 11 vdekje gjithsej", thanë zyrtarët lokalë në një deklaratë për AFP-në.

Një 14-vjeçar vdiq javën e kaluar kur po ecte në një park në Teksas, ku temperaturat arritën 48 gradë celsius. Në mënyrë tragjike, njerku i viktimës ka ndërruar jetë në një aksident automobilistik, teksa po nxitonte për ta shpëtuar djalin.

Ndërkohë një grua 62-vjeçare vdiq në shtetin fqinj të Luizianës javën e kaluar, pasi një stuhi la mijëra familje pa energji dhe rrjedhimisht pa ajër të kondicionuar, sipas zyrtarëve lokalë. Ditët e fundit, temperaturat në disa qytete jugore të SHBA-së kanë qenë shumë të larta dhe autoritetet lokale në Teksas kanë ngritur disa qendra ftohjeje.

Marrë nga REL

shba

Sondazh

Poll

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste