LIVE UPDATES
Bota

Roger Waters i dërgon letër Bashkëshortes së Zelenskyy-t: Bindni udhëheqësit të ndalojnë masakrën

Ai shpreh shqetësimin e tij për luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe komenton sesi mund të përfundojë ajo.

11 Shtator 2022, 08:18 Nga A.B
Roger Waters i dërgon letër Bashkëshortes së Zelenskyy-t:
Roger Waters

SHBA- Legjendari Roger Waters, anëtar i grupit rock “Pink Floyd”, publikoi një letër të hapur për bashkëshorten e Presidentit Ukrainas Volodymyrr Zelensky. Ai shpreh shqetësimin e tij për luftën e vazhdueshme në Ukrainë dhe komenton sesi mund të përfundojë ajo.

Letra nga ish- anëtari i Pink Floyd vjen si përgjigje ndaj intervistës së Zelenska në programin BBC të dielën me Laura Kuenssberg , e cila u transmetua të dielën (4 shtator).

Në letër, ajo pyetet se çfarë mesazhi kishte për britanikët në lidhje me rritjen e faturave të energjisë që ka ardhur pjesërisht për shkak të luftës aktuale midis Ukrainës dhe Rusisë.

LETRA:

E nderuar zonja Zelenska! Zemra ime thyhet për ju dhe për të gjitha familjet ukrainase dhe ruse të shkatërruara nga lufta e tmerrshme në Ukrainë. Unë ndodhem në Kansas, SHBA dhe sapo lexova një artikull në BBC, mesa duket i bazuar në intervistën tuaj. BBC ju citon të thoni: “Nëse mbështetja për Ukrainën është e fortë, kriza do të jetë më e vogël”.

Hmmm? Mendoj se e di se çfarë nënkuptoni me këtë “mbështetje për Ukrainën”.

Nëse me “mbështetje për Ukrainën” nënkupton furnizimin e vazhdueshëm me armëve për ushtrinë e qeverisë së Kievit, atëherë kam frikë se mund të gaboni rëndë.

Hedhja e lëndëve të ndezshme në formën e armëve nuk ka ndihmuar kurrë në përfundimin e një lufte në të kaluarën dhe nuk do të ndihmojë as tani, veçanërisht pasi në këtë rast pjesa më e madhe e karburantit hidhet në zjarr nga Uashingtoni, i cili është në një vend relativisht i sigurtë, larg nga zjarri, por të gjendur atje për shkak se “ata që derdhin naftë” tashmë kanë shprehur interesin e tyre që lufta të vazhdojë sa më gjatë.

Kam frikë se ne, dhe dua të them njerëz si ju dhe unë, që vërtet duan paqen në Ukrainë, njerëz që nuk duan që ju të luftoni deri në jetën e fundit të qytetari ukrainas, dhe ndoshta edhe tek skenari më i keq, deri në humbjen e jetës së fundit njerëzore – nëse, në vend të kësaj, duam të arrijmë një rezultat tjetër, mund të na duhet të gjejmë një mënyrë tjetër dhe kjo mënyrë gjendet tek qëllimet e mira të shprehura kohë më parë nga bashkëshorti juaj.

Po, e kam fjalën për platformën politike me të cilën ai, në mënyrë kaq të lavdërueshme, kandidoi për presidencën e Ukrainës,  platformë mes së cilës ai siguroi fitoren e tij historike në zgjedhjet demokratike të 2019ës. Ai vetë në platformën parazgjedhore dha premtimet e mëposhtme:

Përfundimin e luftës civile në Lindje, vendosjen e paqes në Donbask dhe autonominë e pjesshme të Donetskut dhe Luganskut. 2. Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjes të Minskut. Mund të shpjegohet ky qëndrim me faktin që politika e fushatës së bashkëshortit tuaj nuk i përshtatej fraksioneve të caktuara politike në Kiev dhe se këto fraksione e bindën bashkëshortin tuaj që të ndryshonte rrënjësisht kursin politik, duke injoruar mandatin e popullit. Fatkeqësisht, bashkëshorti juaj pranoi metoda totalitare, antidemokratike kundër vullnetit të popullit ukrainas, atëherë do të thotë se Ukraina është sunduar nga forcat e nacionalizmit ekstrem, që më parë fshiheshin në mënyrë tinëzare në hije.

Që atëherë ata kanë kaluar të gjitha linjat e kuqe, të përcaktuara dhe të deklaruara qartë nga fqinjët tuaj – Federata Ruse – dhe për këtë arsye, nacionalistët ekstremë e kanë vënë vendin tuaj në rrugën e kësaj lufte shkatërruese.

Unë nuk do të vazhdoj më gjatë. Nëse e kam gabim, ju lutem më ndihmoni të kuptoj si? Nëse nuk gabohem, ju lutem më ndihmoni në përpjekjet e mia të sinqerta për të bindur udhëheqësit tanë që të ndalojnë masakrën, një masakër që është vetëm në interes të klasave sunduese dhe nacionalistëve ekstremë – si këtu në Perëndim, ashtu edhe në vendin tuaj të bukur dhe në kurrizin tonë, njerëzve të thjeshtë, si këtu në Perëndim ashtu edhe në Ukrainë, si dhe të njerëzve të thjeshtë kudo në botë. A nuk do të ishte më mirë të kërkonit përmbushjen e premtimeve të bashkëshortit tuaj në fushatë dhe t’i jepni fund kësaj lufte vdekjeprurëse?

Me dashuri, Roger Waters.

Burimi:Must

lufta ne ukraine roger waters

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale