Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA-ja tha të mërkurën se e ka pezulluar ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën, duke e ndërprerë ofrimin e të dhënave jetike që kanë ndihmuar atë ta shënjestrojë pushtuesin rus. Megjithatë, zyrtarë të administratës Trump kanë thënë se bisedimet pozitive mes Uashingtonit dhe Kievit nënkuptojnë se pezullimi mund të jetë i shkurtër.
PARIS- Franca është duke i dhënë Ukrainës informata të inteligjencës ushtarake, pasi Uashingtoni njoftoi pezullimin e ndarjes së informatave të tilla me Kievin, tha të enjten ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu. SHBA-ja tha të mërkurën se e ka pezulluar ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën, duke e ndërprerë ofrimin e të dhënave jetike që kanë ndihmuar atë ta shënjestrojë pushtuesin rus.
Megjithatë, zyrtarë të administratës Trump kanë thënë se bisedimet pozitive mes Uashingtonit dhe Kievit nënkuptojnë se pezullimi mund të jetë i shkurtër. Informatat e inteligjencës amerikane janë jetike për Ukrainën në përpjekjet e saj për t’i gjurmuar lëvizjet e trupave ruse dhe për t’i zgjedhur objektivat. Duke folur për radion Inter të enjten, Lecornu tha se Franca po vazhdon ndarjen e informatave të inteligjencës me Ukrainën.
“Informatat tona të inteligjencës janë sovrane. Ukraina mund të përfitojë nga informatat e inteligjencës sonë”, shtoi ai.
SHBA-ja e mori vendimin pas përkeqësimit dramatik të raporteve mes Kievit dhe Uashingtonit. Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, u përplasën në Zyrën Ovale javën e kaluar dhe pas kësaj, SHBA-ja njoftoi se ka pezulluar ndihmën thelbësore ushtarake për Ukrainën. Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe, konfirmoi të mërkurën se ndarja e inteligjencës është ngrirë, teksa Ukraina po vazhdon të luftojë kundër pushtimit që Rusia ka nisur më 2022.
“Presidenti Trump kishte një pyetje të vërtetë nëse presidenti Zelensky ishte i angazhuar për procesin e paqes”, tha Ratcliffe për Fox News.
Ratcliffe tha se pezullimi “në frontin ushtarak dhe në frontin e inteligjencës” është i përkohshëm dhe SHBA-ja do të punojë sërish “krah për krah me Ukrainën”. Të martën, Trump deklaroi se Zelensky i tha se Kievi ishte i gatshëm për bisedime me Moskën dhe për finalizimin e marrëveshjes për minerale me SHBA-në, teksa Ukraina po tenton që të tejkalojë përplasjen në Zyrën Ovale.
Zelensky ka tentuar që të përmirësojë raportin me Trumpin, duke shkruar në rrjetet sociale se ishte për “keqardhje” përplasja e tij me udhëheqësin amerikan e duke shtuar se dëshiron që të përmirësojë situatën. Në adresimin e tij në Kongresin amerikan të martën, Trump e lexoi letrën e Zelenskyt.
“Në letër thuhet ‘Ukraina është e gatshme të vijnë në tavolinën e negociatave sa më shpejt që të jetë e mundur për të sjellë më afër paqen e qëndrueshme. Askush nuk e do më shumë paqen sesa ukrainasit’”, tha Trump para ligjvënësve amerikanë./ REL
Foto ilustruese BRUKSEL- Pas takimeve të krizës në Paris dhe në Londër, liderët evropianë janë mbledhur të enj...
Emmanuel Macron FRANCË - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën se do të ishte “ç...
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e paralajmëroi Hamasin të mërkurën se d...
Donald Trump SHBA - Një ditë, Presidenti Donald Trump vendosi një regjim tarifor ndëshkues kundër Kanadasë dhe Meksik&eu...
Ursula von der Leyen dhe Volodymyr Zelensky BRUKSEL- Liderët e Bashkimit Europian do të takohen sot në një samit të posa&cced...
Përplasja verbale mes presdientit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe presidentit amerikan, Donald Trump, dhe nënpresidentit JD Vance. 28 shkurt 2025....
Donald Trump SHBA - Tajvani po ndjek nga afër dramën që po shpaloset midis administratës Trump dhe Ukrainës së push...
Foto ilustruese SHBA - Anijet luftarake kineze kanë qarkulluar në vijën bregdetare të Australisë për më shumë se tr...
Foto ilustruese SHBA - Stuhitë e fuqishme që shkaktuan tre viktima në Misisipi dhe shkatërruan çatitë e ndërtesave n&e...
Dodik BOSNJE- Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, mbrëmjen e 5 marsit ka nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjeve ...