LIVE UPDATES
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë/ Macron sugjeron zgjerimin bërthamor të Francës në vendet aleate: Kërcënimi rus na prek edhe ne...

Macroni tha gjithashtu se Franca do të duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen dhe u zotua se Parisi do të vazhdojë ta mbështesë Kievin në luftën e tij kundër pushtimit nga Rusia, i cili ka hyrë në vitin e katërt.

6 Mars 2025, 10:26 Nga B.Z
Lufta Rusi-Ukrainë/ Macron sugjeron zgjerimin bërthamor  të
Emmanuel Macron

FRANCË - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën se do të ishte “çmenduri” të shpërfillej kërcënimi që tani përbën Rusia për Evropën dhe theksoi se është i hapur për bisedime për shtrirjen e ombrellës bërthamore të Francës në vendet aleate të Parisit në kontinent.

Ai i bëri këto komente në prag të një takimi emergjent të liderëve të Bashkimit Evropian, që pritet të mbahet sot në Bruksel, për të diskutuar për rritjen e buxhetit ushtarak, që është kërkesë e rëndësishme e administratës amerikane për shkak të shqetësimeve në lidhje me përkushtimin e Uashingtonit ndaj NATO-s dhe çështjeve të sigurisë evropiane.

Macron tha në një fjalim televiziv se “ombrella jonë bërthamore na mbron neve: është e plotë, sovrane dhe plotësisht franceze”.

“Megjithatë, duke iu përgjigjur thirrjes historike të kancelarit të ardhshëm gjerman [Friedrich Merz], kam vendosur ta hap debatin strategjik për mbrojtjen e aleatëve tanë në kontinentin evropian përmes ombrellës sonë [bërthamore]”, shtoi ai.

Macroni tha gjithashtu se Franca do të duhet të shpenzojë më shumë për mbrojtjen dhe u zotua se Parisi do të vazhdojë ta mbështesë Kievin në luftën e tij kundër pushtimit nga Rusia, i cili ka hyrë në vitin e katërt.

"Rusia është bërë kërcënim për Francën dhe Evropën", tha Macron. "Të shikosh dhe të mos bësh asgjë do të ishte marrëzi".

Ai tha se shpreson se Shtetet e Bashkuara "do të mbeten përkrah nesh" – por shtoi se Evropa duhet të jetë e përgatitur për të kundërtën.

"E ardhmja e Evropës nuk ka pse të vendoset në Uashington apo Moskë", tha Macron. "Pafajësia e 30 viteve të fundit... ka marrë fund".

"Kush mund të besojë se Rusia e sotme do të ndalet në Ukrainë? Rusia është bërë kërcënim për Francën dhe Evropën dhe do të mbetet e tillë për vitet në vijim", shtoi ai.

"Përtej Ukrainës, kërcënimi rus është i pranishëm dhe ndikon në vendet e Evropës. Na prek edhe neve", nënvizoi Macron.

Të gjitha kombet kërkojnë t’i mbajnë të fshehta hollësitë e arsenalit të tyre bërthamor, dhe Macron nuk foli në veçanti për hollësitë kur sugjeroi zgjerimin e ombrellës bërthamore të Francës.

Ombrella bërthamore e Francës u zhvillua nga presidenti i atëhershëm, Charles de Gaulle, në fillim të viteve ‘60, i krijuar për të qenë plotësisht i pavarur nga Shtetet e Bashkuara, të cilat në atë kohë ishin në garë për armë bërthamore me Bashkimin Sovjetik.

Qëndrimet e Macronit janë shprehur gjithashtu nga lideri i partisë së ekstremit të djathtë në Francë, i cili tha se "mbrojtja e interesave franceze nuk ndalet në kufijtë [francezë]".

"Që nga koha e de Gaulleit, ombrella bërthamore franceze, në thelb, mbron disa fqinjë dhe disa partnerë evropianë", tha këtë javë presidenti i partisë Tubimi Kombëtar, Jordan Bardella.

Sipas Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, Shtetet e Bashkuara (5.044 koka bërthamore) dhe Rusia (5.580) zotërojnë rreth 88 për qind të inventarit të përgjithshëm të armëve bërthamore në botë.

Franca ka rreth 290 koka bërthamore dhe Britania rreth 225, sipas faqes së internetit të federatës. Kina ka rreth 500.

Merz, i cili ka gjasa të jetë kancelari i ardhshëm gjerman pasi partia e tij fitoi zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar, ka ngritur pyetje nëse NATO-ja duhet të mbetet në "formën e saj të tanishme" deri në samitin e qershorit, dhe ka sugjeruar që të mbahen bisedime me Parisin dhe Londrën për zgjerimin e mbrojtjes së tyre bërthamore.

Shqetësimet mbi përkushtimin e SHBA-së ndaj Ukrainës dhe Evropës u rritën pasi Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump ka pezulluar ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën dhe pas komenteve të drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) se ka kufizuar ndarjen e informatave të inteligjencës me Kievin.

Trump, i cili e ka bërë përfundimin e luftës në Ukrainë një nga prioritetet kryesore të mandatit të tij të dytë, ngriti gjithashtu shqetësime mes aleatëve evropianë pasi i telefonoi presidentin rus Vladimir Putin në mes të shkurtit dhe më pas dërgoi zyrtarë të lartë për t'u takuar me homologët e tyre rusë në Arabinë Saudite.

Takimi në Bruksel do të mbahet gjithashtu pas vizitës fatkeqe të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, gjatë të cilës pritej nënshkrimi i një marrëveshjeje për zhvillimin e përbashkët të mineraleve të rralla dhe burimeve të hidrokarbureve të Ukrainës – një hap që Trump e ka cilësuar si thelbësor për arritjen e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë.

Në vend të kësaj, një takim para kamerave në Zyrën Ovale u shndërrua në një përplasje të hapur, ku Trumpi i tha Zelenskyt se ai duhet të jetë më mirënjohës për mbështetjen amerikane dhe se nuk është në pozitë për të bërë kërkesa.

Pas komenteve të Macronit, Zelensky shkroi në rrjetet sociale: "Jam mirënjohës ndaj Macronit për vizionin e tij të qartë dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur paqen".

Fokusi i samitit të 6 marsit në Bruksel do të jetë mbi gjetjen e mënyrave se si BE-ja mund të krijojë mjete për të siguruar mbrojtjen e saj dhe atë të Ukrainës, pasi synon ta zvogëlojë varësinë e saj ndaj Shteteve e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore.

"Përballë situatës në rritje të kërcënimeve, është e qartë për ne që Evropa... duhet tani shumë shpejt të bëjë përpjekje të mëdha, shumë shpejt, për t’i forcuar aftësitë mbrojtëse të vendit tonë dhe të kontinentit evropian", tha Merz më 3 mars.

Macron, i cili ka kërkuar prej kohësh të luajë rol aktiv diplomatik që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, tha se po planifikon një takim me aleatët evropianë javën e ardhshme për të diskutuar mundësinë e dërgimit të forcave paqeruajtëse në Ukrainë në rast të një marrëveshjeje për armëpushim ose një akordi afatgjatë.

"Për të siguruar që Ukraina të mos pushtohet nga Rusia përsëri pas një marrëveshjeje paqeje, ne duhet të përgatitemi për këtë", tha Macron.

"Javën e ardhshme do të mblidhen në Paris shefat e shtabit të ushtrive të shteteve që dëshirojnë të kryejnë përgjegjësitë e tyre në këtë drejtim", theksoi ai.

"Ukraina ka të drejtë për paqe dhe siguri, dhe kjo është në interesin tonë, është në interes të sigurisë së kontinentit evropian. Në këtë kuadër, ne po punojmë së bashku me miqtë tanë në Britaninë e Madhe, Gjermani dhe disa shtete të tjera evropiane", përfundoi ai./REL

emmanuel macron agresion rus

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale