LIVE UPDATES
Bota

Përse po rriten tensionet Rusi – Lituani?

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas tha se nuk mendon se ekziston një kërcënim ushtarak për Lituaninë, duke shtuar se Rusia po përpiqet të krijojë trysni ndaj BE-së për të lehtësuar sanksionet.

23 Qershor 2022, 22:44 Nga I.A
Përse po rriten tensionet Rusi – Lituani?
Kamione

RUSI- Tensione të reja mes Moskës dhe Perëndimit po shfaqen pasi Lituania vendosi të ndalë transportin e disa mallrave përmes territorit të saj drejt rajonit rus Kaliningrad, në kuadrin e sanksioneve të vendosura ndaj Kremlinit, nga Bashkimi Evropian. Moska paralajmëroi se do të kundërpërgjigjet ndaj sanksioneve që vijnë si pasojë e sulmit të tij ndaj Ukrainës, në një mënyrë që do të ketë “ndikim domethënës negativ” mbi popullin lituanez, duke rritur kështu frikën për një përplasje të drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s.

Por cilat janë arsyet e rritjes së tensioneve për Kaliningradin, një territor i Rusisë në Detin Baltik, por që është i ndarë nga pjesa tjetër e vendit?

TERRITORI MË NË PERËNDIM I RUSISË

Rajoni i Kaliningradit ishte dikur pjesë e provincës gjermane Prusia Lindore, që u mor nga Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore, në përputhje me marrëveshjen e Potsdamit të vitit 1945 mes fuqive aleate. Kryeqytetit të Prusisë Jugore, Konigsberg, iu ndërrua emri në Kaliningrad, sipas emrit të udhëheqësit bolshevik Mikhail Kalinin.

Mendohet se rreth 2 milionë gjermanë u larguan nga ky territor në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe ata që qëndruan u dëbuan me forcë pasi përfundoi konflikti i armatosur.

Autoritetet sovjetike e shndërruan Kaliningradin në një port kryesor, si dhe një qendër peshkimi, duke inkurajuar njerëz nga rajonet e tjera që të zhvendoseshin aty. Që nga periudha e Luftës së Ftohtë, Kaliningradi gjithashtu shërbeu si një bazë kryesore për flotën ruse në Detin Baltik.

Por, që nga rënia e Bashkimit Sovjetik dhe me pavarësinë e vendeve të Baltikut, Kaliningradi u gjend i veçuar nga pjesa tjetër e Rusisë, dhe i rrethuar nga Lituania, Letonia dhe Estonia, tashmë të gjitha vende anëtare të NATO-s. Në jug të tij gjendet Polonia, gjithashtu vend anëtar i NATO-s.

Ndërsa marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin janë përkeqësuar, roli ushtarak i Kaliningradit është rritur. Vendndodhja e tij e ka pozicionuar në vijën e parë të përpjekjeve të Moskës për t’iu kundërvënë atyre që ajo i quan politika armiqësore të NATO-s.

Kremlini ka shtuar atje në mënyrë sistematike forcat e tij ushtarake, duke i pajisur me armatime moderne, përfshirë raketat e vetëdrejtuara të preçizionit të lartë “Iskander”, si dhe një mori sistemesh të mbrojtjes ajrore.

Ndërsa rëndësia ushtarake e rajonit është rritur, varësia e tij nga mallrat që vijnë nga Polonia dhe Lituania e ka bërë atë veçanërisht të ekspozuar.

Lituania theksoi se ndalimi i lëvizjes së mallrave të përfshira nga sanksionet ishte pjesë e paketës së katërt të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, duke vënë në dukje se masa ndaluese zbatohet vetëm për çelikun dhe metalet e hekurta, duke filluar nga 17 qershori.

Qeveria në Vilnius hodhi poshtë përshkrimin e masave nga Rusia si një bllokadë, duke theksuar se mallrat që nuk përfshihen nga sanksionet, si dhe pasagjerët e linjave hekurudhore mund të vazhdojnë të udhëtojnë përmes Lituanisë.

Në përputhje me vendimin e BE-së, qymyri do të ndalohet në gusht dhe dërgesat e naftës dhe produkteve të naftës do të ndalen në dhjetor.

Moska protestoi zyrtarisht për ndalimin e dërgesave në Kaliningrad, si shkelje e marrëveshjeve Rusi-BE për tranzitin e lirë të mallrave në rajon.

Guvernatori i Kaliningradit Anton Alikhanov tha se ndalimi do të prekë deri në gjysmën e të gjithë artikujve të sjellë në rajon, përfshirë çimenton dhe materiale të tjera ndërtimi.

Nikolai Patrushev, sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurisë të Rusisë dhe i besuar i afërt i Presidentit Vladimir Putin, vizitoi Kaliningradin të martën për t'u takuar me zyrtarët lokalë. Ai i përshkroi kufizimet si "veprime armiqësore" dhe paralajmëroi se Moska do të përgjigjet me masa të papërcaktuara që "do të kenë një ndikim të rëndësishëm negativ në popullsinë e Lituanisë".

Zoti Patrushev nuk dha detaje, por Guvernatori Alikhanov sugjeroi se përgjigja ruse mund të përfshijë ndërprerjen e fluksit të mallrave përmes porteve të Lituanisë dhe vendeve të tjera baltike.

Megjithatë, Lituania ka reduktuar ndjeshëm varësinë e saj ekonomike dhe energjetike nga Rusia, duke u bërë së fundmi vendi i parë i BE-së që ndaloi përdorimin e gazit rus. Ajo nuk importon më naftë ruse dhe ka pezulluar importet e energjisë elektrike ruse. Transporti i shumicës së mallrave tranzite ruse përmes porteve të Lituanisë tashmë është ndalur nga sanksionet e BE-së, por Moska mund të vendosë të kufizojë tranzitin për ngarkesat nga vendet e treta përmes Lituanisë.

Presidenti Putin do të vendosë për përgjigjen e Rusisë pasi të marrë raportin e zotit Patrushev.

Ngërçi i Rusisë me Lituaninë është pjesë e marrëdhënies së tyre të vështirë që daton që nga aneksimi i vendit nga Moska, së bashku me Estoninë dhe Letoninë, në vitin 1940. Të treja vendet mbështetën lëvizjen për pavarësi në periudhën e drejtimit të ish-udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbachev dhe e rifituan atë kur BRSS-ja u shpërbë në vitin 1991.

Disa në Perëndim kanë patur prej kohësh frikë se Rusia mund të synojë ndërmarrjen e veprimeve ushtarake për të siguruar një korridor tokësor midis aleates së saj Bjellorusisë dhe rajonit të Kaliningradit, nëpërmjet të ashtuquajturës Ngushtica Suwalki, një rrip toke prej 65 kilometrash në Poloni, përgjatë kufirit me Lituaninë.

Retorika në televizionin shtetëror rus është rritur në një nivel të lartë, me komentatorin Vladimir Solovyov që akuzon Perëndimin për rrezikshmëri që i ka kurdisur orët drejt Luftës së Tretë Botërore.

Ministri lituanez i Mbrojtjes Arvydas Anusauskas paralajmëroi të mërkurën për rrezikun e provokimeve ruse mes tensioneve për Kaliningradin. “Kur ke një forcë ushtarake dhe ata udhëhiqen nga të mangët – kërkoj falje për shprehjen – sigurisht që mund të presësh gjithçka”, tha ai, duke shtuar se Lituania ndihet e sigurt dhe mbështetet te aleatët e saj në NATO.

Me pjesën më të madhe të ushtrisë ruse të bllokuar në Ukrainë, çdo përdorim i forcës në Balltik mund të jetë përtej aftësive të armëve konvencionale të Moskës.

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas tha se nuk mendon se ekziston një kërcënim ushtarak për Lituaninë, duke shtuar se Rusia po përpiqet të krijojë trysni ndaj BE-së për të lehtësuar sanksionet.

"Rusia luan shumë mirë me frikën tonë, në mënyrë që ne të tërhiqemi nga vendimet tona", tha zonja Kallas në një intervistë për agjensinë e lajmeve Associated Press.

Një përpjekje ruse për të përdorur forcën kundër Polonisë ose Lituanisë do të shkaktonte një konflikt të drejtpërdrejtë me NATO-n, e cila është e detyruar të mbrojë cilindo nga anëtarët e saj sipas klauzolës së mbrojtjes reciproke të kartës së saj, të njohur si Neni 5.

Të martën, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price theksoi përkushtimin "e hekurt" të Uashingtonit ndaj kësaj klauzole, të cilën ai e cilësoi si parimin "themelor" të NATO-s.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov u përgjigj duke paralajmëruar BE-në dhe NATO-n kundër "lojërave të rrezikshme retorike" për Kaliningradin. "Disa forca të fuqishme dhe me ndikim në Perëndim po bëjnë gjithçka që munden për të përkeqësuar më tej tensionet në marrëdhëniet me Rusinë", tha ai, duke shtuar se "disa thjesht nuk kanë kufi në shpikjen e skenarëve sipas të cilëve një përballje ushtarake me ne, do të ishte diçka e pashmangshme".

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi arvydas anusauskas kaja kallas

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë