LIVE UPDATES
Bota

Përpjekjet për përfshirjen e Zelenskyt në bisedimet Trump-Putin, ministrat e Jashtëm të BE-së zhvillojnë nesër mbledhje

Uashingtoni duket se po përgatit Kievin dhe Moskën për kompromise të mëdha për t’i dhënë fund luftës, me nënpresidentin amerikan, JD Vance, që paralajmëroi më 10 gusht se çdo marrëveshje paqeje ka gjasa t’i lërë të dyja palët “të pakënaqura”.

11 Gusht 2025, 14:36 Nga r.ll
Përpjekjet për përfshirjen e Zelenskyt në bisedimet
zelensky, trump, putin

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen më 11 gusht për të diskutuar lidhur me bisedimet që do të zhvillojnë më vonë gjatë javës presidenti amerikan, Donald Trump, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për përfundimin e luftës në Ukrainë, teksa Brukseli po kërkon që të ketë një rol për Kievin në këtë samit.

Diplomatët e lartë të BE-së do të mbajnë një video-konferencë gjatë ditës, ku do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Andriy Sybiha. Ata do të diskutojnë për takimin që do të mbahet më 15 gusht në Alaskë, mes paralajmërimeve nga zyrtarët amerikanë se një marrëveshje e paqes mund të përfshijë dorëzimin e territorit nga Ukraina.

“Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa Ukrainën”, thanë në një deklaratë të përbashkët udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Britanisë dhe Finlandës, së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke i bërë thirrje Trumpit të ushtrojë më shumë presion mbi Rusinë.

Uashingtoni duket se po përgatit Kievin dhe Moskën për kompromise të mëdha për t’i dhënë fund luftës, me nënpresidentin amerikan, JD Vance, që paralajmëroi më 10 gusht se çdo marrëveshje paqeje ka gjasa t’i lërë të dyja palët “të pakënaqura”.

“Nuk do t’i bëjë askënd shumë të lumtur. Si rusët, ashtu edhe ukrainasit, me gjasë, në fund të ditës do të jenë të pakënaqur me të”, tha Vance në një intervistë për Fox News të transmetuar më 10 gusht.

Bisedimet zhvillohen në një moment të rëndësishëm, me Trumpin që gjithnjë e më shumë po shprehet i zhgënjyer nga Putini, dhe me presidentin rus që nuk po jep sinjale se do të heqë dorë nga kërkesat maksimaliste të Kremlinit.

Trump, ditët e fundit, ka sugjeruar se çdo marrëveshje për ndaljen e luftës mund të përfshijë “shkëmbim të territoreve”. Ai nuk ka dhënë detaje për këtë dhe mbetet e paqartë se cilat territore mund të shkëmbehen, pasi Rusia ka nën kontroll pjesë të mëdha të Ukrainës, ndërsa Ukraina aktualisht nuk ka nën kontroll asnjë territor rus.

Këto deklarata të Trumpit nxitën kundërpërgjigje të ashpër nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe aleatët evropianë të Kievit, të cilët kanë shprehur mbështetje të fuqishme për sigurinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Përfundimi i luftës duhet të jetë i drejtë dhe u jam mirënjohës të gjithëve që sot qëndrojnë me Ukrainën dhe popullin tonë për hir të paqes në Ukrainë, e cila po mbron interesat jetike të sigurisë së kombeve tona evropiane”, tha udhëheqësi ukrainas përmes një postimi në rrjetet sociale më 10 gusht.

Ndërkaq, në një video-adresim mbrëmjen e 10 gushtit, ai shtoi se “e kuptojmë synimin e Rusisë që përpiqet ta mashtrojë Amerikën, por nuk do ta lejojmë”. Liderët evropianë kanë mirëpritur përpjekjet e Trumpit për të zgjidhur luftën që ka nisur më 2022, por kanë thënë se duhet ushtruar presion mbi Moskën dhe Kievit t’i jepen garanci të sigurisë./REL

ministrat e jashtem te be takimi trump-putin volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë