LIVE UPDATES
Bota

"Gjermania e palëkundur në anën e Izraelit", Merz: Kemi një mospërputhje për veprimet në Rripin e Gazës, por miqësia i përballon edhe mospërputhjet

Kancelari i Gjermanisë, Merz i kritikon planet e qeverisë së Izraelit për marrjen e qytetit të Gazës. Por ai thekson, se nuk ka ndryshuar qendrimi i Gjermanisë: Republika Federale e palëkundur në anën e Izraelit.

11 Gusht 2025, 08:53 Nga r.ll
"Gjermania e palëkundur në anën e Izraelit", Merz: Kemi
friedrich merz

GJERMANI- Kancelari Friedrich Merznuk e konsideron aspak kthesë parimore në raportet gjermano-izraelite vendimin e qeverisë për ndërprerjen e pjesshme të furnizimeve me armë për Izraelin.

"Ne kemi një mospërputhje – dhe kjo ka të bëjë me veprimet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.  Por miqësia i përballon edhe mospërputhjet", tha kancelari i Gjermanisë në intervistë për televizionin publik ARD.

Republika Federale prej 80 vjetësh është e palëkundur në anën e Izraelit, tha kancelari: "Në këtë drejtim asgjë nuk do të ndryshojë."

Merz druan se mund të ketë qindra mijëra viktima

Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Izraelin që ky të mbrohet, theksoi Merz. Por nuk mund të furnizojmë armë për një konflikt, që aktualisht po synohet të zgjidhet vetëm me mjete ushtarake. Kjo mund të shkaktojë qindra mijëra viktima civile dhe presupozon evakuiimin e qytetit të Gazës në tërësi. "Ku do të shkojnë këta njerëz?", pyeti Merz. "Këtë ne nuk mund ta bëjmë, nuk do ta bëjmë dhe as unë nuk do ta bëj."

Të premten (08.08.2025) qeveria gjermane njoftoi, se  për një periudhë të papërcaktuar nuk do të furnizojë më Izraelin me armatime, që mund të përdoren në Rripin e Gazës.Ky vendim ka të bëjë me planet e Izraelit për të zgjeruar operacionin ushtarak dhe për të marrë qytetin e Gazës.Ndaj këtij vendimi të qeverisë pati kritika edhe nga Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani, por edhe nga vet pjestarë të partisë kristiandemokrate të kancelarit Merz dhe partisë simotër kristiansociale.

Merz tha, se ka pasur një vendim të kabinetit të sigurisë të Izraelit, për ta "ashpërsuar edhe një herë" konfliktin ushtarak në Rripin e Gazës. "Ndaj këtij vendimi ka pasur edhe një reagim, për të mos furnizuar më armë, që kanë të bëjnë me këtë konflikt."Ky diskutim për një hap të tillë, sipas tij, është zhvilluar prej shumë javësh. Kancelari theksoi, se parimet e politikës gjermane ndaj Izraelit nuk kanë ndryshuar dhe as nuk do të ndryshojnë.

Netanjahu i përmbahet vendimit

Plani izraelit për të marrë qytetin e Gazës ka ngjallur kritika të ashpra në nivel ndërkombëtar e madje edhe brenda vet Izraelit. Megjithatë kryeministri Benjamin Netanjahu i përmbahet këtij vendimi. Sipas tij, planet e miratuara të natën e së premtes nga kabineti i sigurisë në Izrael janë "rruga më ë mirë, për t'i dhënë fund luftës, dhe rruga më e mirë për t'i dhënë fund shpejt asaj", deklaroi Netanjahu të dielën (10.08.2025) para gazetarëve.

Duke iu referuar sundimit të Hamasit radikal-islamik në Gazë, Netanjahu bëri të qartë, se nuk ka alternativë tjetër, veçse "ta përfundojmë këtë punë". Ai e argumenton këtë me faktin, se grupimi palestinez refuzon të dorëzojë armët. Hamasi nga një sërë shtetesh, ndër to edhe nga Gjermania, klasifikohet si organizatë terroriste.

Planet e reja për një ofensivë kanë si objektiv dy epiqendrat e Hamasit, që ende ekzistojnë në Rripin e Gazës. Po ashtu, sipas Netanjahut, po shqyrtohen edhe "plane kreative", për t'i çliruar pengjet, që ende mbahen prej Hamasit.

Netanjahu siguroi, se ai nuk do ta zgjasë luftën. Izraeli do të mundësojë "korridore të sigurta" për "furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave" në territoret palestineze në Mesdhe.

Hamasi më 7 tetor 2023 sulmoi brutalisht rajonin ku zhvillohej një festival pop në jug të Izraelit. Lufta që u shkaktua si rrjedhojë në Rripin e Gazës ka çuar në një katastrofë humanitare, edhe pse Izraeli vazhdimisht i bllokon furnizimet me ndihma për në territoret palestineze. Hamasi mban nën dhunën e tij rreth 50 pengje nga Izraeli. 20 prej tyre duhet të jenë ende gjallë./DW

friedrich merz izrael

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë