LIVE UPDATES
Bota

Përfundon takimi i Kurtit me opozitën, Haradinaj dhe Abdixhiku të zhgënjyer

Abdixhiku e Haradinaj u shoqëruan në Kuvend edhe nga nënkryetarët Lutfi Haziri e Ardian Gjini. Krah Kurtit, qëndronte zëvendësi i tij, Besnik Bislimi. Këtë takim e refuzoi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pasi e konsideroi të panevojshëm.

30 Gusht 2022, 17:21 Nga d.a.
Përfundon takimi i Kurtit me opozitën, Haradinaj dhe Abdixhiku të
Takimi Kurti, Abdixhiku dhe Haradinaj

KOSOVË-Ka përfunduar takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e dy partive opozitare, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Abdixhiku e Haradinaj u shoqëruan në Kuvend edhe nga nënkryetarët Lutfi Haziri e Ardian Gjini. Krah Kurtit, qëndronte zëvendësi i tij, Besnik Bislimi. Këtë takim e refuzoi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pasi e konsideroi të panevojshëm.

Kurti ka thënë pas takimit me dy liderët opozitë Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn se nuk do ta shfuqizojë vendimin për reciprocitetin e dokumenteve, derisa pala serbe nuk lëshon dokumente shtesë për qytetarët e Kosovës. Kurti e ka ftuar opozitën për ta informuar rreth procesit të dialogut me Serbinë.

Nuk ka dokumente përcjellëse, vetëm karta identiteti i duhet qytetarit kur kalon mes dy vendeve. Nëse Serbia vazhdon me lëshu dokumente hyrje/dalje, teorikisht apo rastësisht, atëherë edhe ne detyrohemi ta aplikojmë reciprocitetin. Më 1 gusht kemi ndarë për 19 orë 2679 dokumente të tilla pa asnjë incident. Shpresoj të mos jetë nevoja të ndajmë edhe dokumentin e 2680, por varet nga ajo nëse Serbia e shkel marrëveshjen”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrin Albin Kurti që të kërkojë që përgjegjësinë për dialogun Kosovë-Serbi ta marrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti Joe Biden.

Ia thashë Kurtit që BE e ka kryer një punë të rëndësishme në dialog, por rrethanat politike kanë ndryshuar, BE nuk është më në neutral, është në luftë me Rusinë, tash është koha që portfolion e dialogut me kalu te presidenti i SHBA-së, Joe Biden. Ia kam tërhequr vërejtjen Kurtit në këtë rast për strategjinë e Serbisë që të shkohet me marrëveshje një nga një dhe rrezikun që nëse një herë Serbia arrin ndonjë sukses me marrëveshjen e asociacionit, që të zhduket nga tavolina, pra të mos vazhdojë më dialogun. Këtë e ka bërë edhe në Rambuje, edhe në kohën e Ahtisaarit, në momentin që i ka arrit disa përfitime, është largu nga tavolina dhe nga marrëveshja”, tha Haradinaj.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se nuk u informuan mjaftueshëm në takimin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti. Abdixhiku tha në oborrin e Kuvendit se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak kishin ndarë më shumë detaje me ta për dialogun sesa kryeministri.

Në ndërkohë, partitë opozitare janë informuar dhe në detaje nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, në masën shumë më të thellë sesa që na informoi sot kryeministri”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së tregoi se Kurti në takim ua përmendi 6 pikat që ia prezantoi Vuçiqit për marrëveshjen finale, dhe në këtë aspekt, Abdixhiku tha se “nuk pati ndonjë risi”.

“I kërkuam kryeministrit që të jetë i guximshëm, të shkojë dhe të kërkojë marrëveshjen përfundimtare”, tha Abdixhiku.

 

albin kurti lumir abdixhiku ramush haradinaj

Sondazh

Poll
Bota 30 Gusht 2022, 17:14 e.k

Paditet Netflix, zbulohet arsyeja

Laverne Cox si Kacy Duke, Katie Lowes si Rachel, Julia Garner si Anna Delvey dhe Alexis Floyd si Neff Davis. SHBA- Rachel DeLoache Williams, një ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni